-
“Opera”, 1.2 mld lekë rikonstruksion, instrumentet të amortizuara! Papavrami vuri theksin te pianoja, Ibrahimi e konfirmon! Margariti: Po punojmë
Rikonstruksioni i godinës së “OPERAs” mori mbi1.2 mld lekë por përsëri la pas të nevoja të pa përmbushura për artistët. Në një intervistë për Report Tv, violinisti Tedi Papavrami konstatoi amortizimin e pianove të solistëve gjatë koncertit të tij në qershor. Situatë që konfirmohet edhe nga pianistja Etrita Ibrahimi, ndërsa ministrja e Kulturës, premton piano të re e të tjera rregullime.
8 Shtator 2022, 21:13 -
Sezoni i ardhshëm turistik me rregulla të posaçme për turizmin detar, Ministrja: Do të rritet edhe sipërfaqja e plazheve publike
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka njoftuar se kanë nisur që tani përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, në mënyrë që i gjithë procesi për vitin 2023 të mbyllet brenda këtij viti.
8 Shtator 2022, 20:02 -
Sula: Hëngra 5 kokrra fiq dhe u kënaqa, qeveria merr kuintal me lekë e s'ngopet! Këta që kanë lindur para '90 kanë qenë pabuksa, s'i quaj oligarkë
Deputeti demokrat, Dash Sula ka folur në Foltoren e Kuvendit për rritjen e çmime ku ka hedhur akzua në drejtim të qeverisë se është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët.
8 Shtator 2022, 16:13 -
Kriza energjetike, Rama: Ndryshon çmimi për familjet, çdo kilovat mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë pa TVSH! Nuk preken bizneset
Familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH që shpenzojnë. Familjet që shpenzojnë deri në 800 KWH do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Çmimi i ri do të aplikohet nga data 1 tetor dhe nuk prek bizneset.
8 Shtator 2022, 10:07 -
-
Kuvend/ Miratohen ndryshimet në buxhetin 2022 për paketën e dytë të rezistencës sociale! PS: Mbrojtje për qytetarët! Opozita: E pamjaftueshme
Përballë çmimeve të cilat janë duke njohur vetëm rritje, Kuvendi ka miratuar sot aktin normativ për ndryshimet e buxhetit në paketën e rezistencës sociale. Në sallën e Parlamentit ky akt normativ është miratuar me 71 vota pro, 39 vota kundër dhe 0 abstenime.
8 Shtator 2022, 09:07 -
Qeveria prezanton paketën 43.1 mld lekë! Paga minimale shkon në 34 mijë lekë! Prej shtatorit rriten pensionet, pagat për administratën, policinë e Shtetit e Burgjeve
Pas rritjes së pandalshme të çmimeve, jo vetëm të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit dhe energjisë elektrike, qeveria ka prezantuar sot paketën e dytë të rezistencës sociale. Sa do të rriten pagat për punonjësit e adiministratës, policisë së burgjeve dhe policisë së shtetit
8 Shtator 2022, 07:54 -
-
-
Partia e Lirisë depoziton në Kuvend nismën për indeksimin e pagave: Paga minimale të rritet çdo vit
Partia e Lirisë ka depozituar sot në Kuvend nismën për indeksimin e pagave. Siç paralajmëroi edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi projektligjin për indeksimin e pagave të punonjësve të administratës publike.
7 Shtator 2022, 17:29 -
Veliaj me administratorët e shkollave për porositë e fundit: E nisim vitin arsimor 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja! Këtë trend do mbajmë çdo vit
Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.
7 Shtator 2022, 14:16 -
11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, mes tyre edhe Armela Murati, pilotja e parë shqiptare! Në 2023 flotë e re me helikopterë 'blackhawk'
11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri. Mes pilotëve të rinj janë 10 djem dhe një vajzë, Armela Murati.
7 Shtator 2022, 10:02 -
Kriza energjetike, plani i Skocisë: Nuk ndalojmë dot rritjen e faturave të energjisë, por sigurojmë që qiratë nuk do rriten
Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qiramarrësit të përballojnë krizën gjatë periudhës së dimrit. Ministrja Nicola Sturgeon njoftoi masën duke treguar planet e qeverisë për të përballuar krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.
6 Shtator 2022, 20:49 -
Si mund ta ndalë Evropa rritjen e çmimeve të energjisë?
Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë. Blloku evropian është duke analizuar edhe mundësinë e ndarjes së çmimeve të energjisë nga çmimet në rritje të gazit, por edhe reforma tjera afatgjata, me qëllim të sigurimit që çmimet e energjisë reflektojnë energji të ripërtërishme më të lirë.
6 Shtator 2022, 15:26 -
Meta cakton datën: Më 13 shtator protestë para inceneratorit të Tiranës! Do të jem kudo ku është krimi
Kryetari i Partisë së Lirisë, ka caktuar datën e protestës së tij të parë në Tiranë duke njoftuar kështu njëkohësisht edhe nisjen e vjeshtës së protestave, të cilat janë paralajmëruar gjatë gjithë sezonit veror.
6 Shtator 2022, 13:49 -
7 mijë maturantë aplikuan për universitet në Shkodër, regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator
Këtë vit akademik maturantët kanë shfaqur interes për të studiuar në Universitetin e Shkodrës. Në fazën e parë janë kryer 7 mijë aplikime, ndërsa regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator.
5 Shtator 2022, 17:22 -
Gështenja: Opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore ose humbja është e sigurt! Hapja e dosjeve edhe për prokurorë e gjyqtarë që kanë marrë vendime
Partia Demokratike është në një krizë të thellë, por pavarësisht kësaj, deputeti Lefter Gështenja është i mendimit që duhet të bashkohen me çdo kusht dhe të dalin në zgjedhjet vendore të 2023, me një kandidat.
5 Shtator 2022, 14:14 -
-
Partia e Metës nis nga Korça përgatitjet për 'Vendore 2023', Blushi: Në unison me PD-në e Berishës! Kandidatët nga baza
Partia e Lirisë nisi nga Korça takimet e para përgatitore për zgjedhjet vendore të 2023. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se janë në koordinim të plotë me Partinë Demokratike të Sali Berishës ndërsa sqaroi sesi do të zgjidhen kandidatët.
4 Shtator 2022, 19:14 -
Kriza energjetike, qeveria gjermane gati paketën e ndihmës! Scholz: Ne nuk do ta lemë askënd vetëm
Koalicioni qeverisës gjerman prezantoi një paketë të fuqishme masash lehtësuese prej 65 miliardë eurosh, kjo në kuadër të krizës së energjisë. Një pjesë do të financohet nga superfitimet e koncerneve energjetike.
4 Shtator 2022, 13:57 -
Drafti/ Strategjia antikorrupsion, në 'lupë' financimi i partive, do të publikohen online të ardhurat! Ja institucionet më të prekura nga ryshfeti
Një strategji antikorrupsion për vitet 2023-2030 synon që të bëjë transparente financimet e partive politike sidomos në periudhat zgjedhore. Në draftin e siguruar nga Report Tv, shtrohet shqetësimi për korrupsion të lartë në disa institucione publike e private, sidomos në shëndetësi e infrastrukturë.
4 Shtator 2022, 11:11
