Zgjedhjet lokale, Braçe në Report Tv: Nëse konsiderohet garë e lehtë, do jetë gabim i pafalshëm! PS të hapet për interesat e të gjithëve

Vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale 2023 dhe partitë politike kanë nisur përgatitjet. Ndonëse PS zotëron thuajse të gjithë pushtetin vendor me përjashtim të Shkodrës, deputeti socialist Erion Braçe thotë se gara nuk duhet të konsiderohet e lehtë. Në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Braçe u shpreh se do të ishte gabim i pafalshëm për PS në rast se nuk i jep rëndësinë e duhur kësaj gare.

“Nëse do të ketë një gabim që mund ta konsumojë PS, është ta mendojë të lehtë garën për pushtetin vendor. Për më tepër, kur vijmë nga një pushtet që thuajse e zotëron të gjithin PS, me përjashtim të Shkodrës. Nga kjo pikëpamje, ta konsiderosh garën të lehtë është gabim i pafalshëm. Edhe prej goditjeve të pafalshme nga 2019 e këtej duke nisur nga fatkeqësi natyrore e tani nga lufta në Europë, pa diskutim që ta mendosh të lehtë, është gabim i madh. Njerëzit gjykojnë nga interesi i tyre.

Ne kemi hyrë në një proces riorganizimi total të PS. Nga pikëpamja organizative, struktura është e ngritur. Po ngrihen anekset elektorale, por ajo çfarë mendoj është se duhet të bëjmë diçka plus që është hapja e PS jo vetëm të jetë fokusi që  vazhdimisht vijnë nga struktura e PS, por më shumë se kaq. Na duhet një hapje më e madhe se çdo herë tjetër duke përfaqësuar grupe, jo vetëm individ që sjellin interesa publike, mjedisore, ekonomike, të mbrojtjes se këta njerëz mund të jenë ata që bëjnë ndryshim përtej atij që PS e ka në ADN e saj”, tha Braçe.

Ndër të tjera u shpreh se është e rëndësishme që PS të mos mbetet vetëm grupit dhe interesave të veta, por të hapet për të dëgjuar dhe për tu konsultuar me të majtët në grupe të tjera. Sipas tij, komunitetet e harruara kanë ndikim të madh në votë, ndaj duhet që të mos lihen pas dore.

“PS ka një mekanizëm të konsoliduar për zgjedhjen e kandidatëve. Unë them që duhet të bëjmë më shumë se kaq. Na duhet të bëjmë diçka më shumë e të konsultohemi më gjerë se me PS. Zgjedhjet që vijnë lidhen me një territor të caktuar dhe me komunitete që për shkak të natyrës nuk janë thjesht dhe vetëm qytetarë por vjnë nga zona periferike e rurale. Komunitetet e harruara kthehen në problem të madh, kthehen në votë kundër nëse nuk e gjejnë veten, ndaj është jetike që PS të hapet, të konsultohet e të përfaqësojë interesa më të gjera se të vetë PS. Të majtë ka dhe në grupet ambientaliste. Është e rëndësishme për PS që të hyjë brenda grupeve për t’i bërë interesat e tyre, interesa të partisë”, tha Braçe.

Deputeti socialist Erion Braçe tha se ishte pro kandidimit të Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, por theksoi se duhet të ketë plan përmirësimi duke nisur nga zgjatja e korsive deri në periferi apo përmirësimi i transportit publik.

Ndër të tjera, ishte shumë i ashpër ndaj opozitës teksa fliste për reformën në drejtësi. Sipas tij, hetimi ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj që është marrë i pandehur nga GJKKO për falsifikim formularësh vijon vetëm për t’i bërë qokë Enkelejd Alibeajt. Ish zv.kryeministri është kundër përkëdheljes së opozitës sa herë që kërkojnë gjëra të padrejta.

Braçe foli dhe për Bordin e Transparencës e Produkteve të Shportës duke thënë se duhet që tregjet të mos përqëdrohen në 2-3 operatorë, por të jepet mundësia që edhe të tjerë të futen në treg dhe të ketë konkurrencë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Humbjet e kombëtares, Braçe: Futbolli në krizë, punohet vetëm për të rizgjedhur Dukën! Ua kalojnë përgjegjësitë për dështimin lojtarëve

 

Futbolli shqiptar është në krizë. Kështu shprehet deputeti socialist Erion Braçe për humbjet e kombtëtares. Braçe u shpreh në Report Tv se futbolli është në këtë krizë, pasi qëllimi i vetëm është që punohet për rizgjedhjen e Armando Dukës.

Socialisti u shpreh se FSHF e ka ndërtuar modelin e sportit që të mos mbajnë përgjegjësi për humbjet, por ua kalojnë atë lojtarëve.

“Të gjitha kombëtaret e futbollit kanë dështuar që të gjithë, jo vetëm që kanë dalë në vendet e fundit, po kanë humbje qoftë në renditje, humbje me gola. Futbolli është në krizë, ky është modeli që kemi ndërtuar, model që sillet rreth një qëllimi, si të rizgjidhet, si të rizgjidhet, si të rizgjidhet, Armando Duka, dështuan kombëtare, ekipet tona që konkurruan në Europë. Ajo është drama, se ashtu e ndërtoi për ta larguar përgjegjësinë nga vetja, i ndau lojtarët në të rinj e të vjetër. Kush është mendjemadh Broja? Kë po sulmon Uzunin? Ata janë e ardhmja e kombëtares. E  ndërtoi ky për t’iu larguar përgjegjësisë vet, e çoi të lojtarët, është i vetmi komandant që nuk mban në përgjegjësi”, tha Braçe.

Ora 17:45
‘Pensionistët nuk ia dalin pa ndihmën e fëmijëve’, Braçe tregon bisedën me nënën: Ja çfarë e rëndon buxhetin e tyre

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka treguar bisedën me nënën e tij, nga e cila zbuloi se çfarë rëndon më shumë pensionistët në rritjen e çmimeve. Ai tha se do t’i shpjegonte paketën e Rezistencës Sociale kur kuptoi se çmimet e bulmetit janë shumë të larta për ta dhe nuk i përballojnë dot pa ndihmën e fëmijëve.

“Nëna, po të mos e ndihmoj unë, nuk ia del dot. Nëna merr rreth 165 mijë lekë të vjetra pension dhe po të mos e ndihmoj unë, të dy si çift, nëna dhe babai nuk ia dalin dot. U ula që t’i shpjegoja paketën e Rezistencës Sociale për të kuptuar se çfarë e rëndon buxhetin e tyre.

Më tha nuk përdor sheqer se jam me diabet. E pyeta për miellin, më tha vetëm kur vjen ti se nuk i përdorim brumërat. Më tha përdor vaj ulliri se është më i mirë. Më tha më rëndon qumështi se e kemi të domosdoshëm për kockat. Çmimi i qumështit është rritur thuajse me 100%. Më rëndon kosi tha, më rëndon djathi, më rëndon veza që i ka shkuar çmimi nga 300 lekë nga 130 lekë. Më rëndon çmimi i vicit dhe i pulës. Po të dëgjosh ata që janë më nevojtarët, të moshuarit, të adresojnë tek ky grup mallrash”, tha Braçe.

Ora 17:43
Kryebashkiaku i Mallakastrës u mor i pandehur nga GJKKO, Braçe: U bë për t’i bërë qokën Alibeajt! Ça janë këto përkëdhelje që po i bëhen opozitës?

 

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në Report Tv reformën në drejtësi, teksa u ndal në lajmin për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga GjJKKO. Braçe tha se kryebashkiaku ka pasur një fatkeqësi në Greqi, por nuk e kupton pse kjo çështje po ndiqet kaq shumë nga drejtësia. Sipas tij, ky hetim po vijon për t’i bërë një qokë kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Sipas ish-zv.kryeministrit opozita po përkëdhelet, ndërsa thekson se kjo nuk duhet të ndodhë nëse ata kërkojnë diçka të padrejtë.

"E kemi humbur fokusin nga reforma në drejtësi. Edhe ne si maxhorancë e kemi larguar vëmendjen nga reforma në drejtësi. Shtyllat kryesore të reformës mbeten të pandryshueshme, vëmendja te institucionet e vettingut në të gjitha nivelet. Vendimi i fundit i Strasburgut nuk duhet të shkaktojë tronditje. ....Dërguar për gjykim kryetari i bashkisë Mallakastër për falsifikim formularësh, për ca po flasim, ka pasur një fatkeqësi në Greqi, për ca përndiqet ky, që ti bëhet qokë Enkelejd Alibeajt. Është turp. Po të kenë takat të futen në garë", tha Braçe. 

Braçe tha se politikanët duhet të qëndrojnë larg drejtësisë.

"Nuk duhet përdhelur askush në opozitë kur kërkon një gjë të padrejtë. Ca janë këto përkëdhelje. E gjithë politika, nuk po flas vetëm për këta të opozitës që qajnë e përkëdhelen, PD është bërë copa e gjithsecili do të bëjë të përkëdhelurin e ka në fokusin të marrin docka nga drejtësia. Reforma u bë që politikanët të mos kishin më as prokurorin e gjykatën që e kishin vendosur vetë. Kjo histori që del njëri e tjetri e thotë që SPAK-u po vonon shiko me ca merret. Politikani nuk është rracë tjetër në këtë vend, është njësoj si qytetari, duhet ta qepë e të mos ushtrojë presion ndaj organeve të drejtësisë. Duhet t’i lënë këto historitë me kallëzime të rreme", vijoi ai.

Ora 17:37
Braçe për Bordet: Abuzuan me çmimet pas luftës duke fituar në mënyrë marramendëse! Të hapim tregjet, të ardhurat s'duhet të përqendrohen në 2-3 kompani

 

Deputeti i PS, Erion Braçe, i cili ka qenë shpesh herë kritik ndaj Bordit të Transparencës për Karburantet dhe për produktet e Shportës duke thënë se është e rëndësishme që të hapen tregjet dhe të mos jetë fokusi në 2-3 operatorë.

Sipas Braçes, shumë institucione e keqkuptojnë detyrën e tyre. Duke përmendur rastin e krijimit të Bordit të Transparencës, deputeti socialist tha se pati abuzim sepse u vendosën çmime të larta ndonëse karburantet ishin blerë me shifra shumë herë më të ulëta.

“Në momentin që Bordet u krijuan, pavarësisht se pesha e shpenzimeve për naftë e benzinë në buxhetin e familjes nuk është aq e madhe sa duhet. Mendoj se pesha që po zënë çmimet e bulmetit janë më tepër se pesha e shpenzimeve për karburant, naftë dhe benzinë. Ajo që doja të thoja, mund të jetë keqkuptuar roli i të dyja bordeve. Edhe pse ishin furnizuar me muaj të tërë më herët, po shisnin me çmimet e pasluftës menjëherë duke abuzuar e fituar në mënyrë marramendëse. Bordet u bënë për t’i vënë fre.

Në këtë 7 mujor, nga shkurti i këtij viti deri tani, ajo që ka ardhur në evidencë nuk është roli i Bordit por modeli i tregut që ne kemi. Ne kemi tregje të mbyllura, që do të thotë nuk ka konkurrencë. Tregjet tona janë të kontrolluara nga 3-4 kompani të mëdha dhe në të shumtën e rasteve rakordojnë me njëra-tjetrën për çmimet. Ne duhet të marrim mësim për të hapur tregjet, për t’i krijuar mundësi edhe operatorëve të tjerë të futen në treg.

Fuqia që kanë marrë operatorët aktual është aq e madhe sa e mbyt konkurrencën. Ndaj e kemi Bordin. Askush nuk i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës të vendosë çmimet. Në këtë vend ka shumë individë dhe institucione që e keqkuptojnë detyrën e tyre dhe e ndjejnë veten shumë lart interesit publik dhe shumë afër interesit privat. Në këtë institucion ndodh e kundërta gjithmonë.

Tani kemi nevojë që të hapim tregjet e për të thyer ato modele që e mbyllin dhe i përqendrojnë të ardhurat në 2-3 kompani. Modeli i tregut të karburanteve duhet thyer. Nuk funksionon”, tha Braçe.

Ora 17:17
Braçe pro kandidimit të Veliajt në Tiranë: Ja disa gjëra që duhet t’i bëjë ndryshe

 

Deputeti socialist Erion Braçe tha se ishte pro kandidimit të Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, por theksoi se ka disa gjëra që duhen ndryshuar.

“Unë dua zëra më shumë se PS, jam dakord që të kandidoj Veliaj, po ky është vendim im, do duhet vendimi i shumë më tepër se PS, mendimi i komuniteteve që përbëjnë interesat Veliaj ka bërë mirë në arsim, t’i japësh këtij qyteti të ardhme, një mundësi më të mirë shkollimi është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jam një djalë që vij nga Kombinati, kanë ndryshuar shkollat, të gjitha shkollat e ndryshuara në perfieri është e jashtëzakonshme, më mjafton kaq, t’i japësh një qyteti të ardhmen, meriton të vlerësohet. Tirana ka ekonomi të sajën që ndikon shumë fort në GDP e vendit, i duhet një gjë ndryshe, ky qytet ka nevojë për shumë ajër, ditët pa makina i kanë bërë, po duhet për një plan ndryshe, korsitë të arrijë deri në periferi, duhet të përmirësoj transportin publik, Tirana është në rrugën e duhur”, tha Braçe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ta Nguli: 05/10/2022 18:03

    O UKU WC po ti mor njeri ske pun vetëm komenton mor hajvon.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/10/2022 17:31

    O braçe faqe kulaçe,ti e di fort mire se "bishti qenit,bisht qeni mbetet edhe po ta futesh ne kllëf floriri".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)