-
Shqipëria tjetër hap drejt integrimit në BE, çel negociatat për 'Marrëdhëniet me Jashtë'! Më 17 dhjetor konferenca e tretë ndërqeveritare në Bruksel
Bashkimi Evropian ka miratuar Pozicionin e Përbashkët për Klasterin 6, që lidhet me Marrëdhëniet e Jashtme, duke konfirmuar mbajtjen e Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 17 dhjetor. Negociatat do hapen për Kapitullin 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.
13 Dhjetor 2024, 19:58 -
-
Ekskluzive/ Flet 17 vjeçari që u plagos nga shoku i klasës brenda në shkollë: Mësuesja më shpëtoi! Tregon si ndodhi (VIDEO)
Report Tv sjell dëshminë e 17 vjeçarit që u plagos me biçak nga shoku i klasës së tij mëngjesin e sotëm në ambientet e brendshme të shkollës së mesme "Mustafa Hoxha në Cakran të Fierit. Djali i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit tregon çfarë ndodhi në 10 minuta para se të niste ora e mësimit.
13 Dhjetor 2024, 17:31 -
Orët e fundit të Bashar al-Assad në Siri: Edhe ushqimin e la në furrë! Po premtonte se ndihma po vinte nga Rusia
Bashar al-Assad nuk i kishte besuar pothuajse askujt për planet e tij për t'u larguar nga Siria, ndërsa qeveria u shemb. Në vend të kësaj, bashkëpunëtorët, zyrtarët dhe madje edhe të afërmit u ndjenë të tradhtuar dhe të mbajtur në errësirë. Madje as të vëllait nuk i tregoi. Çfarë gjetën rebelët te rezidenca e tij dhe si arriti të shpëtonte
13 Dhjetor 2024, 17:22 -
Tjetër ‘shans’ bizneseve që duan statusin e ‘investitorit strategjik’! PS propozon shtyrje afati deri në vitin 2026
Qeveria propozon një tjetër shtyrje të afatit të ligjit për investimet strategjike deri në vitin 2026. Afati që skadon në 31 dhjetor të këtij viti, socialistët propozojnë ta shtyjnë me dy vite të tjera, me argumentin se ka ende shumë kërkesa për investime madhore në sektorët strategjik të vendit dhe jo vetëm.
13 Dhjetor 2024, 17:18 -
Masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, nga Korça bëri me dije se Policia e Shtetit ka zbardhur masakrën me 4 viktima të Dobraçit në Shkodër. Pa dhënë detaje, Hoxha paralajmëroi zbardhjen e identitetit të autorëve në vijim nga Policia e Shtetit. Një ditë më parë RENEA, me urdhër të SPAK bastisi banesat e Bajrajve në Shkodër, përfshirë edhe atë të Safet Bajrit
13 Dhjetor 2024, 16:28 -
Itali/ Ndjekje si në filma, arrestohet çifti shqiptar në Rimini, droga e fshehur në paketa cigaresh! Dyshohen se janë pjesë e një rrjeti trafiku
Patrullat hasën mjetin e dyshuar, teksa shoferi 30-vjeçar dhe partnerja e tij 25-vjeçare tentuan të iknin me shpejtësi. Karabinierët i izoluan, Gjykata e Ankonës urdhëron edhe dëbimin e tyre. Sekuestrohet kokainë dhe valutë
13 Dhjetor 2024, 15:22 -
-
-
Australia takson të ardhurat e Facebook, Tiktok dhe Google
Australia ka zbuluar planet për të implementuar një taksë për platformat e mëdha dixhitale që nuk ndajnë të ardhurat me organizatat e lajmeve. Kjo është lëvizja më e fundit e qeverisë për të rregulluar marrdhëniet mes kompanive të teknologjisë me agjencitë e lajmeve.
13 Dhjetor 2024, 14:08 -
-
Festivali i Letërsisë Evropiane, për herë të parë në Tiranë! Prezantime të autorëve nga vendet e Bashkimit Evropian
Letërsia bashkëkohore evropiane prezantohet në Tiranë në të parin edicion të Festivalit të Letërsisë Evropiane e që mbahet në kryeqytetin shqiptarë. Për tre ditë shkrimtarë të ndryshëm do të prezantojnë veprat e tyre.
13 Dhjetor 2024, 13:56 -
796 arrestime në aksion masiv të BE-së kundër krimit të organizuar, Europol: 442 armë të sekuestruara! Mes grupit edhe shqiptarë
Europol njoftoi sot se autoritetet e zbatimit të ligjit nga i gjithë kontinenti u mblodhën për Ditën e Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (JAD SEE) 2024, ndërsa realizuan një operacion masiv për arrestimin e 796 personave, pjesë e krimit të organizuar.
13 Dhjetor 2024, 13:50 -
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
Celibashi u takua sot me VanHorn, teksa SHBA ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e KQZ për të siguruar zgjedhje të drejta dhe transparente.
13 Dhjetor 2024, 13:37 -
-
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë. Kosova në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Botërori 2026 për herë të parë në histori do jetë me 48 skuadra dhe do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.
13 Dhjetor 2024, 12:00 -
Trafiku i armëve/ Organizatori u kap në Kosovë! Në shtëpinë e tij në Kombinat iu gjetën municione! Pritet ekstradimi! Fotot e të arrestuarve në Tiranë (EMRI+ FOTO)
Shqiptarja.com siguron fotot e të arrestuarve në Tiranë dhe organizatorit të trafikut të armëve nga Kosova drejt Tiranës. Valter Osmani, banues në Kombinat iu gjetën dhe municione
13 Dhjetor 2024, 11:24 -
Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkak bëhet gazi i Rusisë
Parlamenti moldav votoi herët në mëngjes për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare për 60 ditë, duke filluar nga 16 dhjetori, për shkak të ndërprerjes së pritshme të furnizimit me gaz rus nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
13 Dhjetor 2024, 10:38 -
Ktheu Sirinë në një nga narko-shtetet më të mëdhenj të botës, rebelët që rrëzuan al-Assadin zbulojnë sasitë e mëdha të drogës
Rebelët fitimtarë të udhëhequr nga islamikët kanë kapur bazat ushtarake dhe qendrat e shpërndarjes për stimuluesin e llojit amfetamine, i cili ka udhëhequr tregun e drogës në të gjithë Lindjen e Mesme.
13 Dhjetor 2024, 09:44 -
SHBA/ Ish-drejtori i burgut të Damaskut përballet me ndjekje penale për tortura
Një shtetas sirian, drejtor i një burgu në Damask midis 2005 dhe 2008, tashmë i burgosur në SHBA, është përballur me ndjekje penale nga sistemi i drejtësisë amerikane për torturë, njoftuan autoritetet të enjten, disa ditë pas rënies së Bashar al-Asad.
13 Dhjetor 2024, 09:18
