-
-
Risia e Kombëtares, skuadra e të amputuarve merr pjesë për herë të parë në Ligën e Kombeve
Kombëtarja shqiptare e të amputuarve do të marrë pjesë në turneun e Ligës së Kombeve, që do organizohet nga Federata Europiane e Futbollit për të Amputuar në bashkëpunim me UEFA-n në Skoci në datat 27-29 tetor.
18 Shtator 2023, 10:27 -
Kalendari/ Pagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor 2023, tjetra në dhjetor 2024
Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik, sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025.
18 Shtator 2023, 07:46 -
Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024
Brenda 6 javësh INSTAT do të numërojë popullsinë dhe banesat në vend. Qytetarët do t’u përgjigjen rreth 100 pyetjeve që kanë të bëjnë me familjen, punën, arsimin, apo banesën. Të vetmet pyetje që janë me dëshirë kanë të bëjnë me fenë, etninë dhe gjuhën. Për personat që nuk ndodhen në shtëpi përgjigjen anëtarët e tjerë që ndodhen në banesë në momentin e censit. Deri pas mesdite, u plotësuan 800 formularë.
18 Shtator 2023, 07:22 -
Censi i popullsisë dhe banesave, KMSH dhe Kisha Ortodokse apel qytetarëve: Deklaroni përkatësinë fetare
Nesër do të nisë në të gjithë Shqipërinë i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave. Nisur nga ky proces, një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit mysliman të deklarojë në pyetësor përkatësinë fetare.
17 Shtator 2023, 13:02 -
Kosova mbushet me punëtorë të huaj
Mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë ka filluar t’u sjellë shumë telashe kompanive. Shumica e tyre tashmë kanë marrë punëtorë nga jashtë, si nga Bangladeshi, Nepali, India dhe Turqia. Orari i stërzgjatur i punës, mohimi i pushimeve vjetore, puna pa kontratë, paga e ulët e me vonesa janë ankesat që, ndër vite, kanë shprehur punëtorët e sektorit privat. Një tjetër arsye që ka çuar në krizë për punëtorë është emigrimi i qytetarëve
17 Shtator 2023, 07:28 -
FOTO/ Ç'ndodhi me biletat e Kombëtares? FSHF-ja ia bën me hile edhe Partizanit, 'sold-out' në Superligë
Biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E janë shitur të gjitha. Ndeshja e 12 tetorit në "Air Albania" ka pasur interes të lartë, ndërsa dyshimet janë për mënyrën sesi u shitën online këto bileta.
16 Shtator 2023, 18:27 -
Të hënën nis Censi i Popullsisë, Maqedonia e Veriut thirrje maqedonasve në Shqipëri: Shprehni lirisht përkatësinë tuaj etnike
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje të gjithë maqedonasve në Shqipëri, që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare, në përputhje me ligjin dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri.
16 Shtator 2023, 16:53 -
Masat ndëshkuese të BE ndaj Kosovës varen nga rrjedha e dialogut me Serbinë
Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës në korrik, mund të hiqen ose shtohen, por kjo varet nga rrjedhja e situatës në terren dhe dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë.
16 Shtator 2023, 16:37 -
A mund t’i ndalohet Trumpit kthimi në Shtëpinë e Bardhë?
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duhet të ndalohet që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, kanë thënë disa kundërshtarë të tij, duke argumentuar se roli i tij në trazirat e 6 janarit, përkatësisht sulmi ndaj Kapitolit përbën mbështetje të “kryengritjes”, siç përcaktohet në nenin 14 të Kushtetutës amerikane.
16 Shtator 2023, 14:37 -
Sfida me Çekinë/ Mision i pamundur për të blerë 1 biletë online! 22 mijë “avulluan” në 2 orë! Tifozët dyshime për shitje preferenciale
Për mijëra tifozë të kombëtares së futbollit, sigurimi i një bilete ka qenë i pamundur. FSHF e justifikohen me fluksin e madh. Çmime të kripura.
16 Shtator 2023, 13:03 -
-
Rama podcast me trajnerët e Kombëtares, kualifikimi në euro 2024, Sylvinho: Gjithçka varet nga ne! Zabaleta e Doriva: Jemi në rrugën e duhur
Stafi drejtues i ekipit Kombëtar ishin të ftuarit e episodit të parë të podcastit “Flasim” në sezonin e dytë të kryeministrit Rama. Sylvinho ka thënë se kualifikimi është në dorën tonë, ndërsa ndihmësit Zabaleta dhe Doriva sqarojnë se ka edhe tre finale por ëndrra mund të bëhet realitet. Gjatë bisedës nuk munguan as batutat
16 Shtator 2023, 08:37 -
Stadiumi do jetë plot! ‘Avullojnë’ biletat për Shqipëri - Çeki, shiten të gjitha në pak orë
Kërkesa të jashtëzakonshme për bileta. Federata Shqiptare e Futbollit nxori dje në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri - Çeki, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Për duelin e datës 12 tetor që do luhet në “Air Albania” interesi i tifozëve ka qenë i madh, duke bërë që serveri i faqes online të ishte “në tokë” për shumicën e kohës.
16 Shtator 2023, 08:24 -
VIDEO/ Jasir Asani 'çmend' Europën, goli i sulmuesit të Kombëtares më i votuari në UEFA
Goli i Jasir Asanit është shpallur si më i mrekullueshmi për raundin e gjashtë kualifikues të Euro 2024. Perla e minutës së 37-të në fitoren e Shqipërisë 2-0 kundër Polonisë është zgjedhur më i bukuri në një votim në faqen zyrtare të UEFA-s.
15 Shtator 2023, 17:41 -
-
-
-
Kreu i FFK-së ankohet në Shqipëri, Armand Duka do dërgojë 'Bukureshtin' në UEFA
Presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi ka bërë ankesë në drejtim të Armand Dukës, lidhur me banderolën diskriminuese "Kosova është Serbi" në ndeshjen kualifikuese të grupit I për Euro 2024, mes Rumanisë dhe Kosovës.
15 Shtator 2023, 10:17 -
Shtyhet deri më 30 shtator regjistrimi i nxënëseve në e-Albania për arsimin parauniversitar
Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.
15 Shtator 2023, 08:53 -
Prokurori i posaçëm ngre padi ndaj djalit të presidentit Biden për armëmbajtje
Prokurori i posaçëm ngriti të enjten padi ndaj djalit të Presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden me akuzat se kishte mashtruar një shitës armësh për t’ia shitur armën. Kjo është hera e parë që ngritet padi ndaj një djali ose vajze të një presidenti në detyrë
15 Shtator 2023, 08:12
