Nis Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023! Realizohen 800 pyetësorët e parë! Gjobë 50 deri në 100 mijë lekë të rinj kush nuk përgjigjet ose gënjen! Rezultatet në qershor 2024

TIRANË- Ditën e sotme (18 shtator) ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Drejtoresha e INSTAT në një deklaratë për mediat informoi se janë realizuar 800 pyetësorët e parë. Dhuli tha se anketuesit do jenë në terren edhe pasdite, me qëllim që të takohen edhe me ata qytetarë që paradite kanë qenë në punë.

“Deri tani referuar sistemit, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar pjesa më e madhe e anketuesve. 1500 intervista janë në proces, janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive, intervistat do vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar takimin me qytetarët që kanë qenë në punë", tha Dhuli. 

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti.  Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.

Sipas ligjit “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, të gjithë qytetarët në moshë madhore mbi 18 vjeç janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve të Censit. Sa u përket të miturve, në emër të tyre do të përgjigjen prindërit ose personi që ndodhet në shtëpi në momentin e plotësimit të anketës. Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli shpjegoi në Report Tv se penaliteti nis nga 50 mijë lekë të reja gjobë deri në 100 mijë lekë të reja. 

Drejtoresha e Përgjithshme e statistikave në INSTAT, Elona Sevrani garantoi se të gjithë shqiptarët do të pyeten një për një, pavarësisht vështirësive në terren.

"Do shkojmë deri në 3 herë nëse familja nuk është në shtëpi. Janë hapur zyra censi pranë bashkive dhe të intervistohen aty. Do pyesim edhe komshiun”, tha Sevrani.

Në nisje të procesit të censit, drejtoresha e INSAT, Elsa Dhuli sqaroi se në momentin kur shterohen të gjitha përpjekjet për t’i anketuar qytetarët dhe nuk janë përgjigjur, do të gjobitet kryefamiljari.

"Pas të gjitha përpjekjeve që stafi do bëjë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të japin përgjigje, do bëjmë me dije se gjithë akt i Censiut është një akt që mbështetet mbi një bazë ligjore. Është e detyrueshme përgjigjja, për pyetje që janë të detyrueshme. Ka penalitet konform ligjit. Për të gjithë familjen", tha ajo. 

Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve tre herë rresht apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete. 

Për të pasur një numër sa më të saktë të popullsisë, familjarët që ndodhen në shtëpi në momentin e kryerjes së censit do të përgjigjen edhe për ata që nuk ndodhen në shtëpi, apo janë në emigrim. Për këtë cens nuk do të përdoret sistemi i adresave i ministrisë së Brendshme, pasi do të ketë deklarim nga qytetarët për adresën e tyre aktuale, dhe më pas do të përditësohet informacioni në sistemin kryesor të adresave.

"Pas censit zhvillohet anketa e pascenstit që do të zhvillohet marzhi i gabimit por nuk i kalon 3 %. Nuk e kalon", tha Sevrani. 

Ndërkohë, Kisha Katolike, Kisha Ortodokse dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar u kanë bërë thirrje të gjithë besimtarëve që të deklarojnë përkatësinë fetare.  

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Censi duhej të ishte realizuar në vitin 2020, por për shkak të pandemisë dhe problematikave të tjera u shtri me tri vite. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censi 2001. Kostoja do të jetë 16.5 milionë euro, dhe është i rëndësishëm edhe për zhvillimin ekonomik.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 synon të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE) për raundin e vitit 2020 të Censeve dhe gjithashtu me rregulloret e fundit të BE-së për zbatimin Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Neni për gjobën në ligjin për Censin

1695022717_cens2023.jpg

(Kliko për të lexuar pyetësorin)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Myftiu i Korçës për Censin: Formulimi i pyetjeve ka paqartësi! Detyra jonë, të sensibilizojmë qytetarët si do të përgjigjen

 

Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi ka dhënë një prononcim në lidhje me Censin 2023 për deklarimet fetare. Sipas myftiu mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për qytetarët pasi jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare që përdoren tek pyetjet.

Sipas tij detyra e tyre është që të sensibilizojnë qytetarët për mënyrën se si duhet të përgjigjen dhe të kenë kujdes që atë përgjigje që japin ta shikojnë nëse është ajo e cila është shënuar apo jo.

‘Ne si komunitet mysliman kemi nxjerrë deklarata, ku kemi ndonjë shqetësim për rast manipulimi apo diçka tjetër por më shume kemi dashur të sensibilizojmë besimtarët tanë për shkak se herë pas here nga censusi i vitit 2011 kam pasur disa shqetësime nga besimtarët në lidhje me mënyrën se si u janë formuluar pyetjet.

Psh. ka njerëz që janë besimtarë por nuk mund të vinë 5 herë në xhami, të falen, ka dhe prej atyre që falen të 5 kohët por nuk vinë 5 herë në xhami. Ju kanë thënë po ja që a shkoni 5 herë në ditë në xhami...Jo nuk shkojmë 5 herë në ditë dhe kjo normalisht përgjigjja vjen jo nuk jam besimtar, praktikant aq sa duhet.

Prandaj mënyra se si janë formuluar pyetjet ka paqartësi për njerëzit, jo të gjithë janë me nivel të arsimuar ose jo të gjithë njohin termat fetare ose termat që përdoren tek pyetjet. Detyra jonë është ti sensibilizojmë mënyrën se si do t’i përgjigjen dhe të kenë kujdes që atë përgjigje që japin ta shikojnë nëse është ajo e cila është shënuar apo jo.

Reagimi jonë është në vazhdën e përcjelljes së shqetësimeve që kemi pasur nga hera e kaluar. Çdokush e deklaron vetë besimin e tij ne thjesht duam që atë që ata kanë në botën e tyre të brendshme ta pasqyrojnë edhe te përgjigja që do kenë tek pyetjet e censit.’- tha myftiu.

Ora 15:00
Nis censusi në qarkun e Lezhës/ 221 anketues kane zbarkuar ne terren për të mbledhur te dhënat e popullsisë

1695042090_cen.jpg

Censusi i popullsisë dhe banesave ka nisur edhe në Qarkun e Lezhës. Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hënë 221 anketues,  kanë zbarkuar në terren në të tre bashkitë e këtij qarku, për të regjistruar popullsinë rezidente, dhe për të grumbulluar përmes vetëdeklarimit, të dhëna që lidhen me numrin e banoreve, etninë, gjuhen, fenë, ekonominë të ardhurat dhe standardin e jetesës. Drejtuesja e INSTAT për Lezhën Mimoza Dushku tha se ky proces mjaft i rëndësishëm kërkon angazhim maksimal, ndërsa deri tani nuk janë regjistruar problematika.

Procesi i anketimit për censusin do të zgjasë deri me 30 tetor dhe grupet e anketuesve të shpërndarë në terren do të paraqitësin deri në tri herë në ditë në banesa, duke lënë njoftimin për regjistrimin.

Ora 14:25
Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Nëse qytetarët refuzojnë të përgjigjen ose gënjejnë, gjobitet kryefamiljari

 

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, teksa ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave, thotë se për ata që nuk përgjigjen ose gënjejnë në pyetësor do ketë penalitete sipas ligjeve. Ajo sqaroi se në momentin kur shterohen të gjitha përpjekjet për t’i anketuar qytetarët dhe nuk janë përgjigjur, do të gjobitet kryefamiljari. Sipas ligjit, gjoba varjin nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja.

“Pas të gjitha përpjekjeve që stafi do bëjë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të japin përgjigje, do bëjmë me dije se gjithë akt i Censiut është një akt që mbështetet mbi një bazë ligjore. Është e detyrueshme përgjigjja, për pyetje që janë të detyrueshme. Ka penalitet konform ligjit. Për të gjithë familjen. Nëse verifikohet që është gënjyer patjetër që kemi politika që do ndjekim procesin e raportimit.

Ora 14:11
Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Procesi po shkon mirë, janë realizuar 800 pyetësorë

Sot ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. Drejtoresha e INSTAT në një deklaratë për mediat tha se procesi po shkon mirë dhe se deri më tani janë përfunduar rreth 800 pyetësorë. Dhuli u bëri thirrje qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin. Dhuli tha se anketuesit do jenë në terren edhe pasdite, me qëllim që të takohen edhe me ata qytetarë që paradite kanë qenë në punë.

"Sot ka nisur zyrtarisht Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023. Data 18 shtator konsiderohet dita e Censit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri. Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë punonjësit e INSTAT, anketues, kontrollorë, mbikëqyrës kanë dalë në terren për të numëruar popullsinë rezidente në Shqipëri dhe kushtet e tyre të banesës. Ky është një proces statistikor, por me përmasa të mëdha dhe të një rëndësie të veçantë për vendin. Deri tani, referuar sistemit të monitorimit, si dhe nga përfaqësuesit e INSTAT në terren, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve (85 %); janë në proces intervistimi rreth 1.500 intervista prej të cilave janë përfunduar rreth 800 pyetësorë.

Procesi është dinamik dhe po shkon sipas pritshmërive. Intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar kontaktimin me qytetarët të cilët gjatë paradites kanë qenë të angazhuar me punë. Duhet të theksojmë se ky aktivitet do të zgjasë 6 javë. INSTAT në mënyrë të vazhdueshme do të japë informacion mbi ecurinë e këtij aktiviteti.

Të dhënat e grumbulluara më pas do të përpunohen për prodhimin e statistikave zyrtare të rëndësishme për: Hartimin e politikave dhe vendimmarrjeve bazuar në shifra, nivel qendror dhe lokal; Lehtësimimin në planifikim për ndërtim kopshte, shkolla, spitale, parqe, etj; Lehtësimin në vendimmarrje nga komuniteti I biznesit. Konceptimin dhe krijimin e regjistrave statistikorë të popullsisë rezidente, ndërtesave dhe banesave. Ftojmë çdo individ rezident në Shqipëri t’i kushtojë disa minuta procesit të numërimit, duke bashkëpunuar me anketuesit të cilët ndodhen në terren, pasi Censi është një e mirë publike në interes të çdo qytetari”, tha Dhuli.

Ora 09:41
Censi i Popullsisë dhe Banesave, ja pyetësori që duhet t’i përgjigjen qytetarët (DOKUMENTI)

1695022717_cens2023.jpg

Ditën e sotme ka nisur Censi i Popullsisë dhe Banesave. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Shqiptarja.com publikon pyetësorin të cilit do t’i nënshtrohen qytetarët. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur.

1695023155_page.jpg

(Kliko këtu për të parë të lexuar pyetësorin)

Ora 07:41
Sot nis Censi i popullsisë dhe Banesave, KMSH, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse apel besimtarëve: Deklaroni përkatësinë fetare

Teksa ditën e sotme do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave, Kisha Katolike u ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve katolikë që të deklarojnë përkatësinë fetare.  

“Me anë të këtij komunikimi dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se me datë 18 shtator 2023 do të nisë censi (regjistrimi) i popullsisë dhe i banesave nga ana e INSTAT-it (Insitutit të Statistikave të Republikës së Shqipërisë) në të gjithë vendin, i cili rregullohet nga Ligji 140/2020. Ai është një proces që shihet si i nevojshëm për të kuptuar më mirë situatën shoqërore dhe ekonomike në të cilën gjendet popullsia e një vendi në momentin aktual. Në bazë të ligjit (Ligji 140/2020, neni 5, pika 1), të gjithë janë të detyruar t’i përgjigjen pyetësorit të hartuar për këtë qëllim nga INSTAT-i. Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit. Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull Informacion individual. Detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit (Ligji 140/2020, neni 4, pika 2) që në lirinë e tij, pyetjeve të atilla t’ju përgjigjet edhe duke zgjedhur opsionin e lartpërmendur. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij (Lk 6, 44) dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare. Megjithatë, pa dashur të cënojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet: A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”. Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet: Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik” Duke ju uruar çdo të mirë, ju përshëndesim përzemërsisht.

Një thirrje erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, që i ka kërkuar komunitetit të vet të deklarojë përkatësinë fetare.

“Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo. Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.  Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.  Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”. Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni. Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, thuhet në apelin e KMSH.

Edhe Kisha Ortodokse e Shqipërisë iu ka bërë thirrje besimtarëve që t'u përgjigjen pyetjeve të Censit në lidhje me besimin fetar.

“Nga dita e hënë, datë 18 shtator 2023, dhe në 6 javët në vazhdim, në të gjithë vendin do të kryhet Regjistrimi/Censi i Popullsisë dhe Banesave. Në këtë proces të rëndësishëm do të regjistrohen edhe të dhënat e përkatësisë së besimit fetar. Meqë kjo pjesë e Censit është lënë vetëm fakultative, tregoni vëmendje dhe përgjegjshmëri, duke kërkuar shënimin e identitetit tuaj fetar: “i/e krishterë Ortodoks”. Kontrolloni dhe sigurohuni që përgjigjja e pyetjes në lidhje me përkatësinë fetare, që e plotëson anketuesi, të jetë hedhur saktë në tabletin (aparatin elektronik) me të cilin regjistron, sipas asaj që ju keni deklaruar”, shkruan në faqen e vet në Facebook Kisha Ortodokse e Shqipërisë.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/09/2023 00:41

    Klikova te censusi thjesht per kuriozitet dhe formulimi i tij mu duk se ka parregullsi.Se pari,mendoj qe etnia duhet te ishte me detyrim.Censusi nuk regjistron vetem popullsine e banesat por dhe pasurine e mireqenien ekonomike.Do te pyetet dhe komshiu thuhet!Cilet komshinj? Ne kohen e Xhaxhit i njihnim te gjithe komshinjte,bile dhe te pallateve prane,i njihnim me emra,mbiemra e deri dhe hallet e gezimet.Sot nuk e dime as emrin e komshiut ngjitur,aq te distancuar jemi bere per njeri-tjetrin.Pyetet se per cfare perdoret banesa, anketuesi mund te pyese dhe komshiun.Ku e di komshiu nese banesa perdoret si banese,apo lab.kriptomonedhas,apo shtepi bari?!Pyetet per ndertesen.Si pergjigjesh kur pallati ka shtesa nga te gjitha anet?! Pyetet per tokat. Cilat toka,ato qe kerkoni t'i ndani /fshatce/ pa u munduar te gjeni pronaret,apo ato te marra me ligjin 7050?! Per te mos folur per besimet qe eshte nje nga pyetjet /me deshire/,por qe ka shkaktuar me shume debate e interesim dhe qe ngaterohet me patriotizmin!

    Përgjigju
  • Gazepi: 18/09/2023 16:22

    Shqiptaret kane qene katolik shume kohe para Gjergj Kastriotit prandaj shkruani KATOLIK mos ju vije rende se ai qe nuk e pranon genjen veten

    Përgjigju
    • Para se të ishin Katolik: 19/09/2023 09:27

      Ishin Romakë që kryqëzuan krishtin

    • Jorgua: 18/09/2023 17:18

      AMEN!

  • Aqifi: 18/09/2023 15:03

    O shtet karagjoz e te paafte.Ne Greqi po cohen fanatiket neper mitingje se perse tu hihet deklarimi i fese ndersa ju doni te deklarehet feka ne nje vend ateist per 45 vjet?Ne asnje vend te botes nuk ka regjistrim popullsie duke pyetur njerzit per etnine o hajvaner.Sipas jush nese deklarohem amerikan ju do me regjistroni apo duhet te deklarohemi greket dhe bullgare.Ku po e coni kete vend o politikane dallkauke.

    Përgjigju
    • Lui: 18/09/2023 18:21

      Aqifo, lexo mirë dhe kupto qartë. Deklarimi i etnisë, fesë dhe gjuhës nuk është i detyrueshëm. Dhe në Greqi nuk janë çuar në protestë për fenë se atje fenë e kanë në kushtetutë dhe përveç betimit para kushtetutës, kanë dhe betimin para kishës gjë e cila është më e rëndësishme për ata.

  • Scutari: 18/09/2023 14:30

    Po na numërojnë që të na e terezisin më mirë me taksat! Bankat kanë tre vjet që raportojnë rritje të depozitave, por nuk deklarojnë përbërjen në përqindje të grupit që kursen. Se kush kursen 90% e shqiptarëve e dinë...

    Përgjigju
  • Rama: 18/09/2023 13:13

    Numëroi kan Ngelë më këtu Apo jo Nëmëroi pakso shqiptar Shto të huaj viu gjoba cou taka shqiptarve burgose nga 300 në ditë e Numëroj prap vitin tjetër Sa kanë ngel kurë të venë 1 miljion Ndalo se është e sigurtë Që janë të tutë PATRONAZHIST të huaj le të vinë e 50 miljon në vitë si turist 10 ditë të rrinë edhe Ata që kanë bler shpi 15 ditë po rrinë pensionist nuk po lëvizin se zënë shoqeri me këta të luftës partizane kush spiunon i pari vllai me vllan !?

    Përgjigju
  • mark: 18/09/2023 11:32

    tani po ,,tani shpetuam....

    Përgjigju
  • rezi: 18/09/2023 09:39

    Si mund të marrim pjesë ne këtë projekt ne që sapo erdhëm nga pushimet? Ne kemi banesë në Shqipëri, dhe vijmë sa herë kemi mundësi. Jemi me pashaportizim në Shqipëri, si të marrim pjesë? Faleminderit.

    Përgjigju
    • Illo: 18/09/2023 11:13

      Me sa kuptoj, nepermjet e-albania. Regjistrohuni ne e-albania, nese nuk keni ende aplikacionin.

  • Sa është gjoba?: 18/09/2023 09:32

    Kur gënjejnë anketuesit që deklarojnë të dhënat si u intereson qarqeve të caktuar?

    Përgjigju
  • Skrapari: 18/09/2023 08:52

    Pasi që për 30 vite u lejua që kisha greke,agjetura dhe politikat fashiste greke të punonin hapur për greqizimin e jugut sot me miratimin e qeverrisë, nga shqiptatët dhe me parat e shqiptarve fillon akti i fundit i tradhëtisë së madhe,coptimit të tokave shqiptare në jug!. Prisni se do ja ndjeni "sherrin"!.

    Përgjigju
    • Vlora: 18/09/2023 09:20

      Tradhetarin e ke ne opozite, mik me Belerin, jo ne qeveri.

  • Roko: 18/09/2023 08:42

    Se pse duhet te evitoje deklarimin dikush se kuptoj... po do jete transparent ky census... jo si ti doje menderja kapos vec te mira ka pasi shumica e politikave te ketij vendi duhet te projektohen nga te dhenat e tij...

    Përgjigju
    • A. N.: 18/09/2023 17:18

      Duke patur parasysh qe edhe siguria per te dhenat eshte ZERO, dikush ndoshta nuk ka deshire qe nje dite te bukur ti dalin te gjitha infot online.

  • vlonjati: 18/09/2023 08:12

    Ai stani qe permend emigranti 2 eshte tek ne dhe jo atje ku banojne emigrantet tane.

    Përgjigju
  • edi: 18/09/2023 08:08

    KY PYETESORI BEHET VETEM PER ATA TE FESE KRISTIANE?

    Përgjigju
  • Maks: 18/09/2023 07:50

    Po un nuk dua qe te deklaroi fene dhe dua qe ne vend te fes dua te deklaroi feja ime eshte shqiptaria do me pranohet ky deklarim

    Përgjigju
    • Turi: 19/09/2023 02:11

      Mendo shtetin që dëshiron t'i ngjajë Shqipëria, dhe thuaj fenë e atij vendi.

    • A. N.: 18/09/2023 22:33

      Budistet rilindin o Lenci

    • Lenci: 18/09/2023 11:30

      PO UN QE DUA TA DEKLAROJ FENE TIME "RILINDJE" $I TJA B€J.... JU LUTEM ME NDIHMONI....

    • Koqe: 18/09/2023 11:07

      kombi dhe feja jane te ndryshme nga njera tjetra, te ishe aq shume sa thua qe do kombin tend sdo komentoje ketu, por do merreshe me punet e kombit tend. Por ik e ploteso formularin cilesoje i pa fe, sepse shqiptaria nuk eshte fe, por shtet, komb qe ne si shqiptare e kemi shkaterruar

    • Maks: 18/09/2023 10:10

      E kujt po i behet von se cfar me quajn E kam per nder qe jam shqiptar dhe turp tme thon o kristjan apo mysliman

    • Anisa: 18/09/2023 09:50

      Quhesh i pa fe!

  • Emigranti: 18/09/2023 07:36

    Po ne qe jetojme jashte dhe qe e kemi bere kete gje ne shtetet perkatese ku jetojme do na kerkohet qe ta bejme edhe per albanistanin?

    Përgjigju
    • Lexues: 18/09/2023 14:36

      Censusi behet per te mbledhur te dhena mbi popullsine qe jeton ne Shqiperi. Nese do ktheheshin emigrantet vetem per te plotesuar pyetesorin atehere do te deformoheshin statistikat. Emigrantet kane detyrim te deklarojne adresen ne vendin ku qendrojne ne e-albania per te marre sherbime konsullore. Nese je regjistruar, shteti shqiptar e di qe ti ekziston edhe ndoshta ndonje dite do te jape edhe te drejten e votes.

    • Si urdhëron: 18/09/2023 09:24

      Zotëria juaj. Tani vëre pak atë gjobën.

    • Ben: 18/09/2023 09:05

      Ok mer fshesen se te vajti ora per pun emigranto lere stanin tone e se merremi vet

    • Emigranti 2: 18/09/2023 08:01

      Nëse e ke bërë për "Stanin" ku jeton, duhet ta bësh si çeço dhe për Shqipërinë tënde.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja