-
Dialogu Kosovë-Serbi, nisin takimet në Bruksel! Stano: Nevojë urgjente për nisjen e zbatimit të detyrimeve
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje
24 Tetor 2024, 10:30 -
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% këtë vit. Ky është vlerësimi i fundit i bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku theksohet se performanca pozitive do të vijojë edhe në 2025-ën. Sektorët kryesor që po kontribuojnë në rritjen ekonomike janë turizmi dhe ndërtimi.
24 Tetor 2024, 10:17 -
Von der Leyen takon Begajn: Vlerësoj angazhimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në BE! Presidenti: Do përmbyllim në kohë kapitujt themelorë (VIDEO)
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u prit sot nga Presidenti Bajram Begaj. Von der Leyen shkruan se vlerëson angazhimin e Presidentit Begaj për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit në BE.
24 Tetor 2024, 09:57 -
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve
Ky vendim parashikon rregulla të përgjithshme të përcaktuara në Ligj sa i takon procesit të regjistrimit të zgjedhësve dhe institucionit kompetent për të administruar këtë proces, ku përcaktohet se regjistrimi i zgjedhësit në listën e zgjedhësve jashtë vendit bazohet në vullnetin e vetë zgjedhësit për ta ushtruar të drejtën e votës jashtë vendit. Regjistrimi në listën e zgjedhësve jashtë vendit pa sjell ç’regjistrimin e tij nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
23 Tetor 2024, 19:26 -
-
Hapet Kolegji i Europës, Von der Leyen: Era e ndryshimeve po fryn! S'duhet të rrimë duarkryq para ndërhyrjeve ruse! Mogherini: Studentët tani ndjehen qytetarë të Tiranës!
Tek Piramida e Tiranës u mbajt ceremonia e çeljes së Kampusit të Kolegjit të Tiranës me pjesëmarrjen e presidentes së Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen, e cila përuroi Kolegjin së bashku me kryeministrin Rama dhe rektoren Federika Mogherini.
23 Tetor 2024, 17:12 -
Dezinformimi/ Zake: Ka pronarë që ndikojnë në media e portale, shmangin dhe taksat! Koçi: Kemi referuar edhe raste të mediave! Braçe: Ulni fluksin e parasë informale në media
Braçe kërkoi që të veprohej ndaj parasë informale në media, pagesave për financime dezinformomi, të ngjashme me ato në vendet e BE-së dhe SHBA, sidomos në kohë zgjedhjesh dhe veçanërisht atyre të pagesave në dorë dhe në mediat online. Koçi tha se informacioni për rastet e evidentuara në media ishte i klasifikuar dhe nuk mund të ndahej publik. Braçe kërkon t'i dërgohej Komisionit në mënyrë të klasifikuar
23 Tetor 2024, 14:37 -
-
Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi përparësi! Nëse vijojmë siç duhet në 2025 hapim të gjithë grup kapitujt! Shqipëria merr 920 mln euro! Rama: Të vendosur t'ia dalim
Një javë pasi BE çeli negociatat për grup kapitujt e parë me Shqipërinë, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e vizitoi sot Tiranën me një plan ambicioz. Garantoi se zgjerimi i BE-së do të jetë prioritet dhe në mandatin e saj të ardhshëm. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit.
23 Tetor 2024, 07:17 -
PD: Rindërtimi pas tërmetit të 2019, po përdoret për fushatë! Tenderat në Durrës po u jepen bandave
Rindërtimi i vendit pas tërmetit të 26 nëntorit, sipas PD ka 5 vjet që përdoret për fushatë elektorale. Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD denoncoi rastin e një tenderi për rikonstruksionin e një pallati në Durrës që sipas tyre është bërë në mungesë konkurrence.
22 Tetor 2024, 18:31 -
-
Fatos Çoçoli: Sa do shtohen pensionet nga viti 2025?
Kryeministri nxori dje përpara një grupi pensionistësh një pjesë të mirë të qeverisë, çka dëshmon seriozitetin e rritjes reale të pensioneve nga viti 2025 e më tutje. Reforma në pensione do të shpallet në ditët e fundit të këtij viti. Pensioni minimal nga 10 mijë lekë në muaj do të kalojë në 15 mijë lekë në muaj
22 Tetor 2024, 13:52 -
Mosdeklarimi i pagave, Rama: Bizneset po grabisin pensionistët! Do përballeni me masa administrative e penale
Kryeministri Rama paralajmëroi bizneset se nuk do t’ua tolerojë më nëndeklarimin e pagave për punonjësit e tyre, duke e cilësuar këtë fenomen si grabitje ndaj buxhetit të shtetit dhe pensionistëve. Rama kërkoi reflektimin e punëdhënësve, ose në të kundërt do të përballen me masa administrative e penale.
22 Tetor 2024, 11:24 -
-
-
-
-
-
GOLAT/ Inter Miami kampion me rekord në MLS, Messi shënon tre gola! Në fushë Giacomo Vrioni, 'Pleshti' në Kupën e Botës për Klube
Inter Miami është kampion në Konferencën Lindore në MLS amerikane të futbollit. Të udhëhequr nga Lionel Messi, Miami përmbysi 6-2 New England Revolution të Giacomo Vrionit, edhe pse miqtë shënuan dy herë të parët.
20 Tetor 2024, 21:24 -