-
Shkodër, arrestohet 35 vjeçari në Vau i Dejës, në prill qëlloi me pistoletë makinën të vriste shoferin (EMRAT)
Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia e Shkodrës. Më 25 prill të këtij viti në Vau i Dejës, V.K ka qëlluar me pistoletë drejt një makine me qëllim që të vriste drejtuesin e mjetit
15 Gusht 2024, 12:22 -
I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro
Nga troje në plazh në Durrës e apartamente, SPAK ka konfiskuar pasuritë e Alket Hatijës, i njohur si ‘Zoti i Drogës’ dhe i dënuar për trafik narkotikësh në Itali me vlerë 40 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar edhe pasuritë e familjarëve të tij, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga krimi dhe të ardhurat e paligjshme nga trafik i drogës.
15 Gusht 2024, 10:18 -
-
Arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani! Shullazi i dha urdhrin nga qelia, dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.
14 Gusht 2024, 12:24 -
VIDEO/ I vuri tritolin lokalit në Rrjoll të Velipojës, arrestohet 28-vjeçari! Momenti kur i maskuar tenton të hedhë lëndën plasëse
Erison Gjeka, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i vuri tritolin lokalit të marrë me qira nga Andri Daja në 30 korrik në fshatin Rrjoll në Velipojë. Policia thotë se 28-vjeçari ka vepruar në bashkëpunim ne një tjetër. Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hedh në taracë.
13 Gusht 2024, 10:14 -
-
-
Anija 'Vlora', 33 vite më parë zbarkoi 20 mijë emigrantë shqiptarë në Bari! Historia dhe mikpritja e qytetit: 'Ne jemi shpresa e tyre e vetme'
Bari kujton eksodin/ Si sot 8 gusht 1991, anija tregtare, e cila vinte nga Kuba për në Durrës, u sulmua nga një turmë njerëzish të dëshpëruar që detyruan komandantin Halim Milaqi të nisej drejt Pulias. Si çdo vit kjo datë kujtohet në Bari me një ceremoni e cila promovon vlerat e miqësisë dhe mikpritjes.
8 Gusht 2024, 12:39 -
-
Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim të Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e përurimit të stacionit të ri zjarrfikës të bashkisë Fier, i cili është ndërtuar me mbështetjen financiare të qeverisë së Polonisë
7 Gusht 2024, 15:10 -
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
Shitjet e apartamenteve në vend nuk ndalen pavarësisht rritjes së çmimeve. Sipas të dhënave të INSTAT në 3 muajt e parë të këtij viti janë shitur apartamente me vlerë 350 milionë euro, duke u rritur me 30 milionë euro krahasuar me vjet
6 Gusht 2024, 15:35 -
-
-
Zgjedhjet në Himarë/ Gjikuria uroi Tavon në telefon, por në Facebook hedh akuza: Mijëra qytetarëve iu mohua e drejta e votës! Kandidati socialist: Ishin votues të mitë e të tutë
Petro Gjikuria ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të Himarës. Kandidati opozitar thotë në Facebook se pushteti tjetërsoi votën, duke mos lejuar të votonin 6500 votues. Për këtë është përgjigjur kundërshtari i tij Vangjel Tavo, i cili pohoi se Gjikuria e kishte telefonuar për ta uruar për fitoren, ndërsa theksoi se ata votues me ID të skaduar ishin të të dyve. Tavo ripërsërit ftesën që Gjikuria të punojë si nënkryetar i bashkisë së Himarës dhe të mos kthehet në SHBA.
5 Gusht 2024, 18:42 -
Sezoni turistik/ Fluks i lartë qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës
Dogana e Qafë Thanës po përjeton kalimet më të shumta ndër doganat e juglindjes. Pothuaj çdo ditë ka një fluks të shtuar të automjeteve që hynë dhe dalin nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriu, situatë kjo që lidhet kryesisht me shqiptarët e Maqedonisë të cilët vijnë drejt vendit tonë për të kaluar pushimet në bregdet
5 Gusht 2024, 18:22 -
‘Mos i hap rrugë, se t’i morën pallatet e Gitës te 'Partizani!’' Humbja e zgjedhjeve në Himarë, ndjekësit 'masakrojnë' Berishën: Boll more më qafë demokratët!
Pasi ish-kryeministri fajësoi Ramën për vjedhje të zgjedhjeve, qytetarët nuk përmbahen. Dikush bën dhe ironi: Mos hap rrugë, se po e hape t'i morën 19 pallatet e ndërtuara nga gita te fushat e sportit "Partizani"!
5 Gusht 2024, 14:02 -
Vota e 4 gushtit, analiza e shifrave; PS rikuperoi në çdo zonë të bashkisë! Në njësinë Himarë socialistët u forcuan me 7% krahasuar me 2023-shin
Shpallja e Vangjel Tavos si fituesi i zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës, solli edhe akuzat e opozitës, të cilët aluduan për manipulime në njësitë e Lukovës dhe Hore Vranishtit teksa sipas tyre qyteti i Himarës i tha jo PS-së. Por analiza e shifrave tregon socialistët në rritje në çdo njësi dhe “Bashkë Fitojmë” në rënie.
5 Gusht 2024, 13:52 -
Sfidat e kryebashkiakut të ri në Himarë; turizmi, pronat, ndërtimet dhe mbetjet! Bashkia, me 1.8 mld lekë të ardhura dhe 385 mln lekë borxhe
Drejtimin e bashkisë Himarë, Vangjel Tavo e merr në kulmin e sezonit turistik, ku përveç punës për sezonin do duhet t’i japë zgjidhjeve halleve të vjetra, nga kërkesat e shumta për ndërtim, menaxhimi i mbetjeve e deri tek përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe tapitë e pronave.
5 Gusht 2024, 12:35 -
Zgjedhjet e Himarës, kutia që i surprizoi të gjithë, Tavo fitoi 98% të votave në fshatin Tërbaç! 7 vota mori Gjikuria, 3 ishin të komisionerëve
Kandidati socialist fitoi bindshëm në zonën e Lumit të Vlorës, si; Vranisht, Bolenë dhe Kuç. Në Tërbaç rezultati ishte 330 vota për Tavon dhe 7 për Gjikurinë, ku 3 prej tyre ishin të komisionerëve opozitarë
5 Gusht 2024, 10:22 -
KQZ konfirmon rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme të Himarës: Vangjel Tavo fitoi me 58,62%, mbi 17 për qind nga Gjikuria
Njoftimi i KQZ: Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota (58.62%). Kandidati i propozuar nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petraq Gjikuria, ka marrë 3545 vota (41.38%)”.
5 Gusht 2024, 08:45 -
Vangjel Tavo i PS-së, fiton me mbi 1400 vota plus zgjedhjet në Himarë! Kryetari i ri i bashkisë: Sot fituan himariotët! Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar (VIDEO)
Merr fund saga e bashkisë së Himarës pa kryetar. Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit 2024 me një diferencë 1477 vota kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria.
5 Gusht 2024, 07:06
