-
‘Superleku’/ Valutat e mbyllin vjeshtën edhe më të dobëta, euro në pikiatë, ndikim edhe SEPA! Rezerva valutore 7 mld €
Vjeshta u mbyll me një tjetër rekord negativ për monedhën evropiane, që po këmbehet në kufijtë e 96 lekëve. Banka e Shqipërisë raporton se rezerva valutore arriti rekord në gusht me 7 miliardë euro, ndikuar edhe prej blerjeve të valutës për të normalizuar kursin.
30 Nëntor, 16:40 -
Me ‘Lamborghini’ dhe milioner, historia e Dorian Pukës që sfidoi Anglinë për herë të tretë!
Puka fotografohet shpesh i veshur nga koka te këmbët me Gucci, dhe përveç filmimit të vetes duke udhëtuar nëpër Londër me një supermakinë, ai mund të shihet edhe duke darkuar në restorante të nivelit të lartë si San Carlo në Knightsbridge, Hakkasan në Mayfair dhe në The Shard.
30 Nëntor, 15:55 -
-
Ryshfetet prej 15%, vilat dhe tualetet e veshura me ar, cili është skandali i korrupsionit që po trondit Zelenskyn
Agjencia Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës po heton një skandal me vlerë dhjetëra milionë euro që dyshohet se i çoi politikanët dhe biznesmenët të përfitonin nga kontratat me agjencinë e energjisë bërthamore.
30 Nëntor, 13:42 -
Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë
Punonjësit e shtetit dhe politikanët duhet të tregojnë çdo bisedë apo takim me individë apo kompani që ju kërkon shërbime të caktuara nga shteti. Nisma ligjore që synon të rrisë besimin e publikut tek administrata dhe të shmangë konfliktin e interesit, është propozuar në Parlament nga Partia Socialiste, si pjesë e paketës negociuese.
30 Nëntor, 13:36 -
Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Pyeta Diellën, Rama gënjeu, nuk ka asnjë vendim të Venecias për pezullim ministrash! Presion Gjykatës Kushtetuese
Berisha i është referuar ministres virtuale Diella, për të pyetur mbi vërtetësinë e raportit të Komisionit të Venecias që Rama citoi sot në hyrje të podkastit ‘Flasim’, i cili shprehej kundër pezullimit të Ballukut.
30 Nëntor, 12:42 -
Tragjike në Azinë Juglindore/ Mbi 4 milionë banorë të prekur nga stuhitë tropikale, rreth 500 persona kanë humbur jetën
Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda u përballën me shkatërrime në shkallë të gjerë pas një stuhie të rrallë tropikale të formuar në Ngushticën e Malakës, e cila shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta për një javë.
30 Nëntor, 11:48 -
Indrit Vokshi: Flamur Noka është personazhi mes të cilit 'shkrimtari' i madh Sali Berisha komunikon me njerëzit
Flamuri është mundësia që ata demokratë të cilët nuk kanë guxim e burrni për t'i rënë problemit në kokë, ta kenë Flamurin si tabelë qitjeje për të shfryrë frustrimin pse nuk kanë guxim të merren me udhëheqësin.
30 Nëntor, 10:37 -
Festat kombëtare/ Gonxhja ndan pamjet nga aktivitetet në Luginën e Preshevës
Mbi 607 artistë e krijues të angazhuar dhe mbi 3,500 pjesëmarrës të pranishëm në evente, publik, të rinj, nxënës, komuniteti i gjerë dhe dashamirës të artit e kulturës shqiptare që u bashkuan për të festuar.
30 Nëntor, 08:58 -
Në Librari vjen me 3 tituj: ‘Fillimet’, ‘Pini Kakao Van Houten’ dhe ‘Sab’! Melodia e Vargut ju sjell poezi nga libri 'Me sytë nga qielli'
Romani SAB është një roman koral që tregon mbi vdekjen e një njeriu të mirë dhe mbi gjurmët që vdekja lë në shpirtrat e atyre që mbeten, mbi të gjitha në rastet kur marrëdhëniet ndërmjet personave kanë lidhjen patriarkale të familjes Çalliku
30 Nëntor, 08:45 -
Negociatat me BE/ ‘Dosja e rëndë’ mbi Kuvend, mbi 500 ligje për t’u miratuar brenda 2 vitesh! 20 prej tyre duhen kaluar në dhjetor
Ambicia për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, ka vënë Kuvendin e Shqipërisë përballë një dosjeje të rëndë, me rreth 500 ligje që duhet t’i miratojë si parakusht për mbylljen e kapitujve nga Bashkimi Evropian. Report TV ka mësuar se vetëm për muajin dhjetor, janë detyrim për tu votuar 20 ligje.
29 Nëntor, 18:16 -
-
-
'Paradoksi', më të pasur por edhe më borxhlinj në 2026-n! Të ardhurat për frymë rriten me 639 €, ndërsa borxhi publik shkon 15.1 mld € (6.314 euro për person)
Të ardhurat për frymë të shqiptarëve pritet të rriten me 639 euro në vitin 2026. Ministria e Financave thotë se të ardhurat vjetore do të arrijnë në 11 mijë e 899 euro për banor në vitin e ardhshëm. Kjo rritje pritet të vijë nga ulja e papunësisë, ecuria pozitive e ekonomisë dhe rritja e pagave.
29 Nëntor, 15:31 -
-
-
-
PD nis ‘analizën’ për disfatën e 11 majit, por Berisha nuk dorëhiqet: Zgjedhjet ishin farsë, iki vetëm me votë! Protesta edhe jashtë Tirane
Sali Berisha po përballet me zëra që kërkojnë dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve, por ai u përgjigj sot se nuk do të largohet, përveçse nëse demokratët e largojnë me votë në zgjedhjet partiake. Ai komentoi sot edhe lëvizjen e Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.
29 Nëntor, 12:28 -
Shkatërrohet grupi që mbushte Gjirokastrën me drogë, 10 të arrestuar e 3 në hetim! Sekuestrohet 1 kg kokainë (EMRAT+VIDEO)
10 të arrestuar, 8 prej të cilëve nën 35-vjeç, 1 kilogramë kokainë dhe armë të sekuestruara janë bilanci i një operacioni të policisë Gjirokastër që shkatërroi grupin e trafikantëve të drogës pas një hetimi disa mujor të prokurorisë.
29 Nëntor, 10:30 -
-
