-
Raporti/ Zgjerimi i BE shton ‘ethet’ për një valë tjetër emigrimi! Shqiptarët largohen për ekonomi, pa diasporën varfëria do ishte 8% më e lartë
Deri në fund të vitit 2023, numërohen rreth 755 mijë shqiptarë emigrantë në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Itali e Greqi. Por një tjetër valë emigrimi mund të përfshijë vendin për shkak të zgjerimit të BE-së. Në një analizë të Ministrisë së Brendshme thuhet se shqiptarët emigrojnë më së shumti për arsye ekonomike. Ndërsa rritja e diasporës po shton remitancat, që janë burim kryesor të ardhurash për 24% të familjeve në vend.
6 Shkurt 2025, 20:10 -
Rama në Spanjë, zbardhet axhenda, nesër pritet nga Mbreti Felipe VI! Nënshkruhet marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit 2027 që do mbahet në Tiranë
Në nisje të agjendës, Kryeministri Edi Rama do të pritet nga Mbreti Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid. Gjatë qëndrimit të Ramës në Spanjë do të nënshkruhet edhe marrëveshja Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet në Tiranë.
6 Shkurt 2025, 19:28 -
Shtëpia e Bardhë qartëson planin e Presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
Presidenti Donald Trump tha sot se “nuk do të duhen ushtarë amerikanë” për të zbatuar propozimin e tij që Shtetet e Bashkuara ta marrin nën kontroll Rripin e Gazës dhe për ta zhvilluar këtë territor të shkatërruar nga lufta.
6 Shkurt 2025, 17:23 -
-
-
-
-
Kriza në RTSH për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, dy anëtarë të Këshillit Drejtues japin dorëheqjen (EMRAT)
Pas paligjshmërisë së evidentuar pak ditë më parë kur me një vendim të paligjshëm u përjashtuan nga gara tetë nga dhjetë kandidatë për drejtor të RTSH–së, Këshilli Drejtues i televizionit publik ka hyrë në krizë. Nënkryetarin Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen.
6 Shkurt 2025, 13:50 -
Fatos Çoçoli: Bonuset e shumëfishuara, fillim i mbarë për pensionet?
Në dy vitet 2024-2025, qeveria po provon të shtojë pensionet përmes bonuseve të shumëfishuara, në pritje të më shumë të ardhurave të paplanifikuara në Buxhet. Në këto dy vite, pensionistët po marrin dy herë më shumë shpërblime, se sa në pesë vitet 2019-2023 së bashku. Çdo lek e ardhur shtesë në Buxhet, mbi planin e këtij viti, do shkojë për shpërblime pensionistësh. Reforma e dytë e pensioneve është pothuajse gati: mund të deklarohet në mars apo prill të këtij viti
6 Shkurt 2025, 12:55 -
-
-
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030. Rama theksoi se skema do t'u vijë në ndihmë sipërmarrësve ruralë, lidhur edhe me 'Paketën e Maleve', që do jetë sipas kryeministrit një histori suksesi.
6 Shkurt 2025, 11:50 -
-
Tiranë/ Goditet grupi i falsifikimit të dokumenteve, 3 mijë euro për pasaporta amerikane, 2500 euro dokumentet e BE-së! 6 të arrestuar, 2 prej tyre nga Kosova
6 shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal të falsifikimit të dokumenteve u arrestuan nga krimi ekonomik. Më së shumti, falsifikimet janë bërë për pasaporta amerikane e të vendeve të BE që kushtonin deri në 3 mijë euro. Dokumentet prodhoheshin në Kosovë dhe Bullgari, ku autoritetet shqiptare kanë nisur letërporosi.
6 Shkurt 2025, 10:58 -
Shell tërhiqet përfundimisht nga 'Blloku 4', do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n
Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera të nxjerrjes së naftës në Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.
6 Shkurt 2025, 10:33 -
-
-
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
Lëkundjet u regjistruan rreth orës 21:00 me atë lokale në Greqi. Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në rajon. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë. Mësimi pezullohet përsëri. Ekspertët i trëmben më të keqes, edhe pse thonë se zona ku ka lëkundje tani është më e vogël
5 Shkurt 2025, 21:29 -
