-
Rriten tensionet mes dy Koreve, Veriu provokon përsëri, bllokon sinjalin GPS të avionëve dhe anijeve! Jugu ankohet në OKB
Pheniani ka aktivizuar sulm të ri ndaj fqinjëve, duke bllokuar sinjalet GPS të fluturimeve ajrore dhe lundrimeve, teksa ka krijuar anomali të mjetet. Seuli paralajmëron të gjitha shoqëritë dhe ushtrinë që të kenë kujdes. Provokimi vjen pas testimit të raketave balistike dhe balonave me jashtëqitje të hedhura në Korenë e Jugut
9 Nëntor 2024, 08:28 -
-
-
Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)
Akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale". Rigjykim edhe për pasuritë. Për 13 të tjerët nuk ndryshon
8 Nëntor 2024, 18:53 -
-
"Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat! Dalin përgjimet, Këshilltari italian zbulon: Kishte në xhep 2 nga 3 arbitrat"
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëmshpërblim.
8 Nëntor 2024, 17:18 -
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
‘Opozita kuptoi se me dhunë dhe me djegie karrigesh nuk arrijnë dot asgjë’. Kështu është shprehur deputetja e PS Evis Kushi. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që opozita të jetë në Kuvend dhe të marr pjesë në debat.
8 Nëntor 2024, 15:53 -
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar kthehet në 2 vjet e 8 muaj burg. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime dënimi. Kthehet vepra e "shpërdorimit të detyrës". Konfiskim dhe pasurive
8 Nëntor 2024, 15:11 -
-
Eduard Zaloshnja: Trumpi ia kaloi Presidentit Biden në 6 shtete kyçe blu
Para katër vjetësh, Presidenti Biden ngjyrosi blu 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (bluja është ngjyra përfaqësueseve e Demokratëve në SHBA). Këtë vit, Trumpi i bëri të kuqe këto 6 shtete, që ishin kyçi i fitores së tij (e kuqja është ngjyra përfaqësueseve e Republikanëve në SHBA).
8 Nëntor 2024, 13:15 -
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
I treti që shpëtoi në masakrën e Dobraçit, që dyshohet se është Ibrahim Lici mund të jetë dërguar për mjekim në jug të vendit, pasi hetuesit dyshojnë se mori të paktën 2 plumba. Kontrollet në Vlorë e Fier nuk rezultuan të suksesshme. Grupi hetimor vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tregohet i rezervuar për detaje.
8 Nëntor 2024, 12:43 -
-
-
-
‘Në një dekadë numri i turistëve u trefishua’, Kumbaro: Në 2025-ën platformë me të dhëna mbi rezervimet nga Booking e AirBnb, goditet evazioni
Ministrja Mirela Kumbaro njoftoi në komision që nga viti i ardhshëm të dhënat mbi turizmin do të jenë të gjitha në një platformë të vetme E-Visitor, për të pasur një rezultat më të saktë mbi numrin e vizitorëve, mbi strukturat akomoduese ku pjesë e të dhënave do të jenë edhe rezervimet që bëhen në AirBNB dhe Booking.
8 Nëntor 2024, 11:19 -
-
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës, SPAK e akuzon për korrupsion në dy raste
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako merret i pandehur nga SPAK edhe për Inceneratorin e Tiranës. Burimet thonë se Bllakos i është komunikuar akuza për korrupsion në dy raste, pak ditë më parë. Bllako ndodhet në burg, i dënuar me 2.8 vite për Inceneratorin e Fierit.
8 Nëntor 2024, 10:14 -
-
-
