-
-
-
-
Koronavirusi/ 405 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,459 raste aktive me COVID
Mësohet se në të gjithë vendin janë 7,459 raste aktive me COVID, ndërsa 548 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.
27 Nëntor 2021, 17:48 -
Kosovë/ Bie numri i infektimeve, 9 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit! 334 raste aktive me COVID
Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të rasteve me koronavirus, pasi dje u regjistruan 17 infektime. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,898 vaksina, ndërsa që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kozovë janë dhënë 1,614,212 doza.
27 Nëntor 2021, 16:04 -
Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni
Skandal në Berat,mësuesi i dënuar për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" rikthehet në mësimdhënie,jep matematikë dhe informatikë në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas mbërritjes së mediave në shkollë,mësohet se drejtoresha e ka larguar mësuesin dhe ka kërkuar transferimin e tij në një shkollë tjetër.
27 Nëntor 2021, 13:23 -
Mashtrimi me firmat?/ Dega 7 dhe 9 e PD nxjerr emrat pro Berishës! Paloka ngre supet: Jam magazinier, s’di kush ka firmosur
Pas skandalit me falsifikimin e disa firmave të delegatëve, 4 degë nga 72 të Partisë Demokratike kanë zbuluar emrat e demokratëve që mbështesin thirrjen e kuvendit në 11 dhjetor. Ndërsa i besuari i Berishës në PD, Paloka nuk ka asnjë përgjigje për delegatët që mohojnë të kenë firmosur.
26 Nëntor 2021, 16:01 -
-
-
Arrihet marrëveshja për qeverinë e Gjermanisë! Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor dhe Kosova në fokus
Socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP ranë dakord për të formuar qeverinë e Gjermanisë. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor dhe Kosova mbështeten në marrëveshjen për qeverinë.
24 Nëntor 2021, 23:30 -
Shqipëria 609 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit! 20 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 7,804 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin mësohet se janë 7,804 raste aktive me COVID, ndërsa 642 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.
24 Nëntor 2021, 18:30 -
Lufta kundër COVID/ Në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri i mbrojtjes nga infektimet, në autobusë dhe trena vetëm me vaksinim! Vendi po shkon drejt karantinës
Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat). Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.
24 Nëntor 2021, 12:54 -
-
Kambanë alarmi, reportazhi nga Afganistani: Fëmijët të sfilitur nga uria, punonjës të rraskapitur pa rroga: Nëse s’vijmë në punë, këto foshnja vdesin
Yalda Hakim, prezantuesja e BBC, e cila ka qenë edhe në Shqipëri gjatë kohës që vendi ynë hapi dyert për afganët, është rikthyer në atdheun e saj, hera e parë pasi talebanët morën pushtetin. Mes shumë pyetjesh në kokë, ajo pa nga afër, atë që druhej, një vend ku qytetarët thjesht mbijetonin.
23 Nëntor 2021, 20:04 -
COVID në Greqi/ Rritet numri i rasteve, mbi 8 mijë infektime dhe 71 viktima në 24 orë! Situata më problematike në Atikë
Krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 7,287 raste dhe 105 të vdekur, kemi rritje të infektimeve dhe rënie të lehtë të numrit të viktimave. Teksa shifrat janë alarmante, autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.
23 Nëntor 2021, 16:51 -
-
-
Mospajtimi për asosacionin e komunave me shumicë serbe dhe ngecja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Prishtina thotë, se në dialogun Kosovë Serbi tashmë janë paraqitur edhe afatet kohore kur mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse, por kjo është kundërshtuar nga pala serbe, e cila thotë se nga Prishtina zyrtare duhen zbatuar marrëveshjet e arritura deri tash para se të flitet për afatet kohore.
22 Nëntor 2021, 09:40 -
U premtonte pacientëve 'mrekullira', pseudokirurgu serb plastik përfundon në gjyq
Zmadhim buzësh, gjoksi, thithje dhjami, tërheqje lëkure: kërkesat për ndërhyrje plastike janë të mëdha. Dhe herë pas here shfaqen sharlatanë, që bëjnë sikur janë mjekë dhe u premtojnë pacientëve mrekullira. Edhe kjo ndodh në Ballkan.
22 Nëntor 2021, 08:59 -
Ministri gjerman kundër vaksinimit me detyrim: Nuk e konsiderojmë si masë të nevojshme
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë reagoi mbi zhvillimet në Austri sa u përket masave ndaj koronavirusit, ku nga shkurti me ligj të gjithë duhet të vaksinohen. Ekspertët në Gjermani parashikojnë një valë të pestë COVID.
21 Nëntor 2021, 09:11 -
Koronavirusi në Greqi/ Rreth 6 mijë raste të reja dhe 69 viktima në 24 orët e fundit! 594 të intubuar në spitale
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 69 të vdekur në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë deri më sot janë regjistruar në total 17,237 viktima.Ditët e fundit situata e pandemisë në vendin fqinj ka qenë alarmante pasi shifrat e infektimeve dhe viktimave po rriten. frikshëm Autoritetet i bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen kundër koronavirusit.
20 Nëntor 2021, 18:41
