-
-
-
Veliaj reagon nga qelia: S'kam lidhje me akuzat paçavure, prokurori epsharak s’la dëshmitar pa shantazhuar! Fatkeqësi që firmosi edhe Dumani
Kryebashkiaku Erion Veliaj reagoi për herë të parë për arrestimin e tij. Duke thënë se nuk do të heshtë më, ai e quajti arrestimin burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. Veliaj i cilësoi akuzat idiotësi të një prokurori lunatik që shantazhoi dëshmitarët. Ndërsa shkruan se as ai dhe as familja e tij nuk kanë lidhje me korrupsionin.
10 Shkurt 2025, 20:38 -
-
-
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, partia e Albin Kurtit kryeson me 46.91%
10 Shkurt 2025, 19:04 -
-
Ferri i trafikut nga Rinasi në Tiranë! Por, a ka ndonjë autoritet rrugor që dëshiron të merret me këtë problem?
Hapja e një daljeje të autostradës pranë aeroportit nuk ka zgjidhur asnjë problem: kushdo që duhet të shkojë në Tiranë vazhdon drejt për të hyrë në autostradën Tiranë-Durrës, pa e ditur se po futet në një gjarpër makinash që lëviz me vetëm 10 km në orë!
10 Shkurt 2025, 17:59 -
Sërish spektakël në Ligën e Kampionëve, në Playoff përplasen të mëdhenjtë e Evropës
Pas një rrugëtimi elektrizues si ai që u përmbyll me një maratonë të paprecedentë ndeshjesh dhe përcaktoi 8 skuadrat më të mira të Evropës, që kaluan direkt në fazën tjetër, tashmë na presin të tjera emocione.
10 Shkurt 2025, 16:54 -
-
Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, në hetim dhe deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, SPAK: Tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës
SPAK njofton se po kryen hetime paraprake ndaj një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë si person i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
10 Shkurt 2025, 16:24 -
Drejtoi fushatën e Trump, LaCivita krah Berishës, reagon Evi Kokalari: Do paguhet nga milionat e korrupsionit të opozitës! PD nuk ka shans për fitore
Aktivistja shqiptare pranë Partisë Republikane dhe presidentit Trump, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale lidhur me praninë e Chris LaCivita krah Berishës ditën e sotme. Ky i fundit e prezantoi LaCivitën si drejtues të fushatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
10 Shkurt 2025, 16:22 -
Veliaj në akuzë për korrupsion e pastrim parash! SPAK: U dha fonde publike e leje ndërtimi 5 biznesmenëve, paratë përfunduan te bizneset e OJF-të e gruas! Xoxa me Abulen gjeneruan 1.1 mln euro
Veliaj akuzohet Korrupsion dhe pastrim, Xoxa korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Sipas SPAK, Veliaj ka dhënë fonde publike e leje ndërtimi për 5 biznesmenët, lidhje e afërt e tij. SPAK thotë se paratë përfunduan te bizneset dhe OJF e Xoxës e Elman Abdule, duke gjeneruar 1.1 mln euro. Sekuestrohen 983 mijë € të Xoxës dhe vila 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula.
10 Shkurt 2025, 16:06 -
SPAK arreston kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule! 'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën, 'detyrim me paraqitje' për 5 biznesmenë (EMRAT + VIDEO)
Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t'i komunikuar kryebashiakut Erion Veliaj masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe për ta shoqëruar me makinën e tij drejt Bllokut të Sigurisë. Firmosen 'detyrim me paraqitje' dhe për 5 biznesmenë, dyshohet kanë marrë tendera të dyshimtë pranë Bashkisë së Tiranës.
10 Shkurt 2025, 14:05 -
U akuzuan se licencuan karburantin pa leje, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro dhe 4 zyrtarët e tjerë! Ja çfarë kërkoi SPAK
SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu
10 Shkurt 2025, 13:47 -
-
-
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
Detajet e krimit të trefishtë në Larisa/ Biznesmeni Dimitris Koltsidas, njëkohësisht ish-kandidat i ‘Agimit të Artë’, gjatë negociatave rrëfeu krimin gjakftohtë. Pamjet e kamerave të sigurisë e treguan me kallash në dorë para flijimit, s’pranoi vetëdorëzim. I gjendet depo me armë, municion dhe eksploziv. Prifti i zonës: I lidhur me elementë të dyshimtë! Avokati: Ishte i vendosur në veprimin që po bënte
10 Shkurt 2025, 08:28 -
-