Drejtoi fushatën e Trump, LaCivita krah Berishës, reagon Evi Kokalari: Do paguhet nga milionat e korrupsionit të opozitës! PD nuk ka shans për fitore
Evi Kokalari dhe Sali Berisha
Aktivistja shqiptare pranë Partisë Republikane dhe presidentit Trump, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale lidhur me praninë e Chris LaCivita krah Berishës ditën e sotme. Ky i fundit e prezantoi LaCivitën si drejtues të fushatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
LaCivita më herët ka drejtuar fushatën e Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit ku fitoi mandatin për tu rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kokalari shkruan se Trump nuk fitoi nga LaCivita.
Ajo thotë se LaCivita është një konsulentë i paguar nga milionat e korrupsionit të opozitës. Në SHBA, sipas saj nuk ka njerëz më të pacipë se konsulentët e paguar.

Shkrimi i Evi Kokalarit në rrjete sociale:
Trump nuk fitoi nga Chris LaCivita.
Chris LaCivita është konsulent dhe nuk përfaqëson Trumpin në Shqipëri.
Trump fitoi nga mbështetja e vazhdueshme e bazës së tij besnike, dhe nga Elon Musk - shumica e të cilës, fut këtu dhe mua, ishin pjesë e 6 Janarit, atë ditë që Berisha na ka klasifikuar si ekstremist.
Chris LaCivita, falë fushatës së fundit të Trumpit që tashmë e ka në resume, po bën milliona të paguara nga korrupsioni i opozitës.
Në politikën Amerikane kemi një shprehje - nuk ka gjë më të ndyrë se konsulentët e paguar. Janë njerëzit më të pacipë
Gjithsesi, prezenca e Chris LaCivitas në Tiranë mund të ngrej moralin e opozitës, por jo shanset për fitore.
Në fakt, nëse Berishës i hiqet non grata, kuptoni që kjo është fasada për të mbuluar pagesën e rradhës, dhe fitorja e zgjedhjeve do përfundoi sërisht tek Rama, siç e kam parashikuar më parë.
Heshtja për Sazanin nga ana e Berishës, po i kthen dividentet e investimit.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.6%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 1362
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është partia e Berishës tani në një linjë me të djathtën filo-naziste gjermane?
19 Mars, 14:23
-
‘Popullariteti në kërkime mund të ndikojë në vota’, inxhinieri i IT: Ja kush kryeson si politikani më i ndjekur në rrjete sociale
19 Mars, 12:45
-
Mero Baze: Si përfundoi sovranizmi, revolucioni dhe konservatorizmi i Berishës në faranoizëm
19 Mars, 07:02
-
'Kujt ia kanë paguar 700 mijë euro kandidatët e tu në listën e mbyllur'/ Kandidati i Bashës i përgjigjet Berishës: Pse nuk i pyete shkodranët për bashkinë që ia shite Benet Becit?
18 Mars, 23:12
-
Ylli Pata: Shkodra, vitrina politike reale e 'Aleancës Madhështore'
18 Mars, 22:42
-
Zgjedhjet, Berisha kërkon të marrë Shkodrën me kandidatë të pandehur të SPAK! Fton euroatlantikët të braktisin Bashën: Kthehuni! Në 'luftë' dhe me Tom Doshin
18 Mars, 21:25
-
Lorenc Vangjeli: Dilema e Ramës, redaktor i Veliajt apo kryeredaktor i listës
18 Mars, 21:20
-
Frrok Çupi: T’i kishin dhënë një dorë për keq… do të ishte mirë!
18 Mars, 21:08
-
Më i votuari i primareve në listën e hapur të PD/ Alimehmeti: S’jam nga ata që emërohem nga kryetari! Rasti Sula? Për fitore, duhet të sakrifikojmë diçka nga vetja
18 Mars, 19:41
-
Masakra e Gërdecit/ Meçe: Berisha bleu heshtjen e familjeve të viktimave me mbi 20 mln euro, armatimi shqiptar shkonte në Hamas! Iu vu zjarri që të ndërpritej trafiku
18 Mars, 18:49
-
E lanë jashtë listave, Sula në Report Tv: Demokratët humbën shansin të marrin mandatin e 6-të në Elbasan, Lapaj të parin! Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol
18 Mars, 17:50
-
Açka për Report Tv: Berisha në lista vetëm besnikët, i duhen 'ushtarë kazerme'! Rama e Basha 'cirk'
18 Mars, 17:02