Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

Sondazhi për Qarkun Fier nga Eduard Zaloshnja: PS 10 mandate, PD 5, të tjerat 1

Foto ilustruese

Staticieni Eduard Zaloshnja kreu një sondazh  për të zbuluar sesi mund të ndahen mandatet parlamentare në Qarkun Fier, në qoftë se votohet sot.

Sondazhi (ekskluzivisht për JAVANEWS) u realizua ditët e fundit me 1364 zgjedhës të prirur për të votuar; 1159 në territorin e Qarkut Fier, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në çdo bashki të qarkut, si edhe 205 zgjedhës nga emigracioni, të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.2%.

Nga sondazhi rezultoi që, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, PS-ja do të siguronte 10 mandate parlamentare në Qarkun Fier (nga 16 gjithsej). Mandatin e saj të 10-të PS-ja do ta vuloste me votat e emigrantëve (shihni tabelat e mëposhtme). Ndërkohë, PD-ja do të siguronte 5 mandate parlamentare. Nga partitë e reja, vetëm njëra do të siguronte sot mandat (ngaqë ende ato janë në garë veç e veç).

PS-ja ka sot 1 mandat më tepër se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe se sa në zgjedhjet e 2021-shit. PD-ja ka 1 mandat më pak se sa në sondazhin e dhjetorit 2024 dhe se sa në zgjedhjet e 2021-shit. Ndërsa partitë e reja ruajnë ende 1 mandat, si në sondazhin e dhjetorit 2024. (Ndër partitë e vogla të vjetra, vetëm PDIU mund t’i afrohet disi një mandati parlamentar.)/ JAVANEWS

 

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit