-
Faktet e AMA-s përgënjeshtrojnë PD: Plazhi mbaroi, por Berisha dominon kohën mediatike edhe në shtator (64.31%)
Shifra e PD-së (64.31%) për shtatorin vijon të jetë më e madhe se e të gjithë partive të tjera të marra së bashku: PS (35.36%), PL (0.84%), Lëvizja Bashkë (0.05%), Partia Mundësia (0.29%) dhe Shqipëria Bëhet (0.15%).
22 Tetor, 22:48 -
Aeroporti i Vlorës/ Bardhi publikon dokumentet shtetërore: Kompanitë fiktive, nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin
Bardhi thotë se mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit.
22 Tetor, 20:34 -
Greva e naftëtarëve të ‘Bankers’, Sindikata i kërkon ndihmë Ramës: Ndërhyni për zgjidhjen e situatës! Kompania: S’kemi mundësi për rritje pagash
Prej 8 ditësh, 10 naftëtarë janë në grevë urie, pa arritur dialogun me Bankersin për rritjen e pagave. Në këto kushte sindikata kërkon nga Kryeministri Rama të ndërmjetësojë me kompaninë për të zgjidhur situatën.
22 Tetor, 16:24 -
-
Serbia 'zgjon' pasionin për Kombëtaren e futbollit, 100 mijë kërkesa për të qenë në 'Air Albania' për Shqipëri - Angli
Fitorja në Serbi ka ndezur pasionin e shqiptarëve për Kombëtaren dhe duket se biletat për Anglinë janë shitur. Shqipëria luan me 'Tre Luanët' në datën 16 nëntor në orën 18:00 në Tiranë.
22 Tetor, 15:23 -
-
-
-
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, presidenti i PL-së mbetet në burg! Avokati Cakrani: Po e mbajnë peng padrejtësisht
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.
22 Tetor, 13:59 -
KFC në Shqipëri bëhet pjesë e KAN, grupit më të madh ballkanik të KFC
KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë, shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon nisjen e një etape të re zhvillimi, për një nga markat më të njohura ndërkombëtare në vend.
22 Tetor, 13:21 -
-
Dekorimi i ish-drejtuesit të kohës së komunizmit, Gjergji Velo në Lushnjë provokon kundërshti të forta! Korreshi e Spahia: Persekutor, internoi familje të tëra
Fondacioni Kujto shkruan se Gjergj Velo në cilësinë e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjës, gjatë periudhës së diktaturës, ka firmosur internime dhe dëbime famëkeqe në Grabian dhe në zona të tjera të Lushnjës.
22 Tetor, 12:49 -
Mori liri me kusht për Elbasanin dhe shuarje mase për Tiranën, inceneratori i Fierit pengesa e fundit e Lefter Kokës drejt lirisë! Vendimi më 24 tetor
Më 24 tetor në GJKKO shqyrtohet një kërkesë e Lefter Kokës për shuarjen e masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit për shkak të tejkalimit të afatit 3 vite për paraburgimin. Një vendim pozitiv nga ana e Gjykatës do ta nxirrte nga qelia ish ministrin e Mjedisit pasi më herët ai ka marrë shuarje të masës për inceneratorin e Tiranës dhe liri me kusht për atë të Elbasanit.
22 Tetor, 11:23 -
Pronari i ‘Muragës’ arrestohet me armë në makinë! Në 2015 mbeti i plagosur pas konfliktit të Martinajt ku u vra Enton Nikaj (VIDEO)
Ismet Gaxherri rezulton të jetë plagosur në lokalin e tij në ngjarjen e 11 nëntorit 2015, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Në atë ngjarje ishte edhe Ervis Martinaj, për të cilin Apeli vendosi të pushojë çështjen.
22 Tetor, 10:21 -
-
-
-
Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik
Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
21 Tetor, 16:44 -
-
Ish-futbollisti shqiptar i Juventusit tani punon në një kantier ndërtimi: U stërvita me më të mirët, por kam prekur fundin
Çëndrim Kameraj u stërvit me Cristiano Ronaldon dhe Higuainin, teksa u bë viral për shkak të një fotoje të tij në një kantier ndërtimi në moshën 26-vjeçare. Pas tre këputjeve të ligamenteve të kryqëzuara, ai vendosi të ndryshonte jetën.
21 Tetor, 15:59 -
Rishikohet përsëri buxheti, 97 mln euro bonus pensionistëve për fundvit! Qeveria i jep 30 mln euro Albcontrol pas bllokimit të llogarive
Buxheti i shtetit rishikohet për herë të tretë brenda këtij viti. Akti normativ, parashikon një rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministrisë së Infrastrukturës i jepen rreth 6 mld lekë shtesë, mes projekteve që pritet të financohen janë edhe rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII.
21 Tetor, 13:21
