-
Sfidat ekonomike s’kanë kaluar, Sejko: Integrimi në BE do të na vë përpara sprova të mëdha, të bëhemi gati! Dhuka: Të ruajmë stabilitetin ekonomik
Sfidat reale të ekonomisë së vendit janë ato që duhet të kalojmë për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Si një nga sektorët thelbësor për integrimit bankat duhet të investojnë në digjitalizim, pasi konkurrenca që do ju vij nga vendet e BE-së do të jetë e madhe. Guvernatori Sejko është shprehu në konferencë se nuk duhet të krijojmë iluzione pasi sfidat e ekonomisë ende nuk kanë kaluar.
13 Nëntor 2024, 11:50 -
-
Dokumenti/ Opozita kërkon sot tek 'Sterilizimi' thirrjen për dëshmi të kryeministrit Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve.
13 Nëntor 2024, 09:42 -
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO e liron kundrejt garancisë 2 mln lekë, Edmond Gashi rihap klinikën private fton pacientët të caktojnë vizitat
Nuk humb kohë. Tre ditë pasi GJKKO vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në detyrim me paraqitje kundrejt garancisë 20 milionë lekë të vjetra mjeku Edmond Gashi rinis punën në klinikën e tij private. Gashi:Jam gati t'ju mirëpres me kujdesin që më karakterizon
12 Nëntor 2024, 12:44 -
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”, një nga shkollat ikonë të Tiranës, do të rindërtohet me standarde më të mira për nxënësit e saj. Punimet kanë nisur këtë muaj dhe pritet që godina të jetë gati për sezonin e ri shkollor, vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ajo është shkolla e 47-të që po rindërtohet në kryeqytet, e i siguroi prindërit se ndërtesa e re do të jetë disa herë më e fortë dhe më e madhe se godina e vjetër.
12 Nëntor 2024, 12:00 -
Çështjeve Europiane/ Kryenegociatorja Dhuka: Plan për realizimin e grup-kapitujve dhe Drejtësinë, 7 mld për kompensimin e ish-pronarëve! Tabaku: Buxheti s'ka asnjë ndryshim!
Mbledhja e radhës për diskutimin e Buxhetit 2025 te Komisioni për Çështjet Europiane. E pranishme për të shpjeguar buxhetin, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, që foli në lidhje me rekomandimet e KE dhe BE, për hapjen e dy grupkapitujve dhe nëse buxheti i akorduar përkonte për realizimin e tyre sipas afateve. Tabaku kritikon buxhetin: S'ka asnjë ndryshim me vitin e kaluar! Xhixho: Prodhojmë analfabetë, pensionistët trajtohen me thërrime
12 Nëntor 2024, 09:58 -
Tedi Blushi: Kosova rriti pensionet 20% dhe pagat me 110 euro! Rama zero indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët në buxhetin e 2025!
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi, doli sot me një reagim për mediat në lidhje me buxhetin faktik, duke sulmuar qeverinë se nuk kap dot as standardet buxhetore të Kosovës
11 Nëntor 2024, 16:38 -
Ministri Malaj te 'Ekonomia': Projektbuxheti 2025 garanton vijimin e uljes së nivelit të borxhit publik
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ishte sot i pranishëm në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku u diskutua mbi deficitin dhe borxhin, në kuadër të shqyrtimit të projektbuxhetit të shtetit për vitin 2025.
11 Nëntor 2024, 15:54 -
SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut, dërgohen për gjykim 9 të akuzuarit! Nga vrasje, vënie eksplozivi te vjedhje, zbulohen akuzat! Ngjarjet u zbardhën nga rrëfimi i Tafanit
SPAK ka mbyllur hetimet për grupin e Laert Haxhiut dhe ka dërguar dosjen për gjykim në GJKKO për 9 të pandehur. Prokuroria e Posaçme ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale të grupit të Laert Haxhiut mes prillit të vitit 2021 deri në maj të 2023, moment në të cilën në Greqi u arrestua kapo i bandës Laert Haxhiu.
11 Nëntor 2024, 15:03 -
-
-
-
SPECIALE/ Çmontohet skema ‘Becchetti!’ Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin 110 milionë euro! Avokati dhe miku demaskojnë korrupsionin në Arbitrazh
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Becchettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë janë siguruar nga një kompani private hetimi, e kontraktuar nga qeveria shqiptare. Provat janë dorëzuar në gjykatë kundër vendimit të ICSID, Gjykata e Arbitrazhit e formuar nga Banka Botërore. Eksperti pranoi se gënjeu se Becchetit i ishte shkaktuar dëm.
10 Nëntor 2024, 13:16 -
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
Shqipëria ende nuk ka një ligj për sigurimin e detyrueshëm të pronave, i vetmi projektligj i hartuar pas tërmetit të nëntorit 2019 ka mbetur pezull dhe ende nuk ka mbërritur në Kuvend. Në një situatë të tillë deputeti socialist Erion Braçe propozon që nga tatimet vjetore mbi të ardhurat, qytetarëve që sigurojnë pronën e tyre, tu kthehet pas një pjesë nga tatimi i paguar për të shlyer primin e sigurimit.
9 Nëntor 2024, 20:44 -
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
Afro 16 mijë biznese të mëdha shqiptare fituan mbi 3.4 miliardë euro gjatë vitit të kaluar, ku sektori me fitimin më të lartë ishte ai i shërbimeve ku bën pjesë turizmi. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se vetëm sektori i shërbimeve kishte fitim 1.1 miliardë euro ndjekur nga prodhimi me 936 milionë euro fitim.
9 Nëntor 2024, 18:27 -
-
Rrëmbyen e dogjën të gjallë dy të rinj në ’97, Prokuroria e Beratit kërkon 25 vite burg për ekzekutorin! Bashkë me anëtarët e bandës së Vakëfit i lidhën me tela me gjemba e i tërhoqën zvarrë trupat në qytet
Hajro i rrëmbeu dy të rinjtë, i torturoi dhe më pas i dogji të gjallë në një garazh. Më pas, Hajro dhe anëtarët e bandës Vakëf, i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytetin e Beratit.
9 Nëntor 2024, 12:48 -
Euro thellon rënien, po blihet me 97 lekë dhe shitet me 98 lekë! Monedha Evropiane është zhvlerësuar me 6.5% krahasuar me vjet
Monedha evropiane ka shënuar një tjetër rekord negativ në mbyllje të kësaj jave. Një euro sot u është blerë qytetarëve nga pikat e këmbimit me 97 lekë, dhe u është shitur me mesatarisht 98 lekë. Institucionet shtetërore thonë se valutat po dobësohen nga turizmi dhe investimet e huaja që kanë sjellë fluks të madh të euros në treg.
8 Nëntor 2024, 17:20 -
"Becchetti mashtroi dhe bleu gjyqtarët, Shqipëria gjeti provat dhe e çmontoi skemën me hetues privat! Dalin përgjimet, Këshilltari italian zbulon: Kishte në xhep 2 nga 3 arbitrat"
Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë ka siguruar qeveria shqiptare për të kërkuar anulimin e vendimit të Gjykatës në Bruksel që e dënoi me 100 mln euro dëmshpërblim.
8 Nëntor 2024, 17:18 -
