-
Lanë mandatin për bashkitë, KQZ nis procesin për zëvendësimet në Kuvend! Priten 5 ligjvënës të rinj, Ilir Beqaj refuzon
Janë 5 deputetë që lanë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie. Nga kampi opozitar, hoqën dorë nga mandate Luçiano Boçi, i cili pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa. Belind Këlliçi, që zëvendësohet nga Asllan Dogjani
12 Prill 2023, 09:53 -
Kërcënimi për Juxhin Xhajën/ Policia nuk garanton sigurinë, FSHF-ja ndryshon shtëpinë e Kastriotit! Kur luhet ndeshja me Bylisin
Ndeshja e javës së 28-të mes Kastriotit dhe Bylisit, e planifikuar për në 9 prill dhe shtyrë për shkak të kërcënimit të arbitrit Juxhin Xhaja, do të luhet në 19 prill në "Elbasan Arena".
11 Prill 2023, 15:18 -
I shërbente Erjon Alibejt, GJKKO dënon me 3 vite e 6 muaj burg ish-efektivin, Leonard Palushi! Akuzohet për korrupsion pasiv
I akuzuar për prishje provash kundrejt shpërblimeve të afruar nga Erjon Alibej, Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dënoi me 3 vite e 6 muaj, burg ish oficerin e policisë të Elbasanit, Leonard Palushin. Ai gjithashtu nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite, sikurse i është konfiskuar makina që dyshohet se e përfitoi si shpërblim nga Alibej në këmbim të shërbimeve ndaj tij.
11 Prill 2023, 14:08 -
-
EMRAT/ Nis vettingu në Policinë e Shtetit, cilët janë 36 drejtuesit e parë që do i nënshtrohen procesit! Çuçi: Procesi të jetë transparent
Të gjithë drejtuesit e lartë në Policinë e Shtetit do t’i nënshtrohet vettingut, ndërsa procesi ka nisur ditën e sotme. AMP hodhi sot shortin e parë për vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. 36 prej tyre do t’i nënshtrohet procesin të vettingut në këtë fazë të parë, ndërsa procesi do të vijojë në faza të tjera me të gjithë drejtuesit.
11 Prill 2023, 11:14 -
'Penalltia s'ishte', Hallaçi konteston humbjen e Kukësit! Shehi për 'Report TV': Në këtë ndeshje kishte presion
Një gol me penallti në minutat e fundit i dha fitoren kundër Kukësit dhe vendin e parë në renditje Tiranës. Mirëpo pas ndeshjes, për Report TV trajneri i verilindorëve Rrahman Hallaçi thotë se 11 metërshi nuk ishte. Sakaq më herët Partizani gaboi me Egnatian, pasi rrogozhinasit barazuan në shtesë.
11 Prill 2023, 10:17 -
-
-
-
KQZ anulon shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, Celibashi: Tre prej tyre janë në proces hetimi, do presim vendimin e KAS
Tre kandidatë për kryebashkiakë do të hetohen nga KAS pasi palët politike pretendojnë se kanë shkelur ligjin e dekriminalizimi dhe nuk duhet të futen në zgjedhje. Kjo ka bërë që KQZ të shtyjë sot shortin për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korçë, Lezhë, Shkodër në zgjedhjet vendore të 14 majit.
10 Prill 2023, 12:38 -
Kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi që fitoi në Bashkinë e Tiranës për lëndë drusore, 3 të arrestuar në Elbasan (EMRAT)
Administratori i një kompanie private në Gramsh është kërcënuar me jetë nga 4 persona që i kanë kërkuar të hiqte dorë nga gara pre një tender publik që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës. Në pranga ka rënë pronari i kompanisë “Alcani”, Shaqir Alcani pas denoncimit të Eral Myftarit.
10 Prill 2023, 10:50 -
Ekskluzive/ Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë mblidhen më 14 qershor në Gjakovë! Report Tv zbardh axhendën
Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës pritet të mbahet javën e dytë të qershorit. Sipas burimeve, organizatorët po shqyrtojnë mundësinë që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakordësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gjakova, qyteti historik i Kosovës
9 Prill 2023, 08:56 -
-
Bashkia: Rinis punën inceneratori i Elbasanit pasi ishte në remont, trajton 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut
Impianti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane në Elbasan është në funksion të plotë! Bashkia e Elbasanit ka bërë publike lajmin, teksa iu ka kthyer përgjigje të gjitha akuzave të ardhura nga opozita, duke thënë se ky incenerator ka qenë mbyllur për shkak të një remonti që po i bëhej, e ndërsa tashmë me vënien në punë çdo ditë trajtohen rreth 120 tonë mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut.
7 Prill 2023, 20:39 -
-
Në kërkim të Suel Çelës? RENEA rrethon tregun agroushqimor të Elbasanit në pronësi të babait të tij, Petrit Çela! 4 të shoqëruar
Forcat Speciale RENEA kanë “rrethuar” pasditen e sotme tregun Agroushqimor të Elbasnit, në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës (ky i fundit në kërkim). Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar 4 persona, por mbetet e paqartë se për kë bëhet fjalë.
7 Prill 2023, 17:26 -
Fitoi dy medalje në Botëror, 15-vjeçarja Enkileda Carja: S'ishte surprizë, e prisja! Trajneria: E ardhmja do na sjellë të tjera medalje
15-vjeçarja Enkileda Carja pak ditë më parë fitoi dy medalje në Botërorin e peshëngritjes, ndërsa për Report TV tregon se i priste këto rezultate mbreslënëse falë stërvitjes së përkushtuar për 6 vite me rradhë.
7 Prill 2023, 16:41 -
Dështon edhe sot nisja e gjykimit për inceneratorin e Elbasanit, e akuzuara duhet të ishte në 'arrest shtëpie' por policia nuk e gjen në banesë! Seanca më 20 prill
Për herë të dytë shtyhet nisja e procesit të gjykimit për inceneratorin e Elbasanit me 10 të pandehur dhe dy kompani, përkatësisht "Albetec Energy" dhe "Integrated Energy".
7 Prill 2023, 15:26 -
-
-
Ylli Pata: Pse 14 maji është kthyer në një teatër politik, e jo ballafaqim kandidatësh!
Zgjedhjet vendore të përgjithshme sido që janë administrative, kanë të fortë përbërësin politik në çdo vend të botës. Në fund të zgjdhjeve, analiza e në të nxehtë pas rezultateve të para përqëndrohet te reagimet e partive politike.
6 Prill 2023, 19:25