-
-
-
Përmbytjet, qeveria gati paketën e dëmshpërblimeve! Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave Civile! PD: Shpallni fatkeqësinë natyrore
Nesër në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Kryeministri, Komitetin e Emergjencave Civile, ku do të diskutohet situata e përmbytjeve. PD i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për qarqet Durrës, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.
8 Janar, 13:44 -
-
Reshjet e shiut dhe dëborës ‘pushtojnë’ vendin, Rama apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme dhe përdorni gomat dimërore në zonat me ngrica e dëborë
Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këto ditë me mot të keq. Po ashtu kryeministri u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në zonat e prekura nga ngricat dhe dëbora që të përdorin goma dimërore.
8 Janar, 10:05 -
-
-
Moti i keq/ Reshje të dendura shiu sot dhe nesër në të gjithë vendin, në qarkun Kukës intensive, lumenjtë nën monitorim
Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
7 Janar, 16:23 -
Punimet e ‘Salillarit’ bllokojnë kanalin, përmbyten 5 shtëpi në Elbasan! Mori tenderin 20 mln euro për ndërtimin e aksit Elbasan-Papër (VIDEO)
Katet e para të 5 banesave në Elbasan janë pushtuar nga uji dhe shkak është bërë bllokimi i një kanali kullues, nga punimet që po kryente në terren firma Salilari për ndërtimin e loti I Elbasan-Papër, pjesë e autostradës Elbasan-Rrogozhinë.
7 Janar, 15:19 -
-
-
-
-
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 9 m! Aksi Qukës-Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitja e dherave! Përmbytje në Pogradec e Obot
Situata është përmirësuar në Durrës dhe në Lezhë. Niveli i Vjosës pranë Urës së Mifolit në Vlorë ka arritur në 9 metra mbi nivelin e detit. 953 banesa nën ujë në Durrës, 5 në Elbasan dhe 150 të rrethuara nga uji në Lezhë. Në Shkodër, aktualisht zona në Obot është e aksesueshme vetëm nëpërmjet automjeteve të kalueshmërisë së lartë.
7 Janar, 07:04 -
-
Moti i keq në Elbasan, Llatja apel banorëve: Reshje intensive në 24 orët në vijim, tregoni kujdes të shtuar
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja ka deklaruar se 24 orët në vijim pritet të shoqërohen me reshje intensive, duke bërë apel banorëve për kujdes të shtuar dhe garantuar marrjen e masave të sigurisë në të gjithë territorin.
6 Janar, 15:37 -
-
-
Moti i keq, IGJEUM: Deri më 8 janar! Të prekura disa qarqe, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës rrezik të shtuar për përmbytje
IGJEUM thotë se reshje intensive priten edhe të mërkurën, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave, do të ketë në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
6 Janar, 13:06 -
PAMJET me DRON/ Autostrada Durrës-Tiranë bllokohet nga shiu, trafik kilometrik! Qarkullimi devijohet nga Ndroqi, rruga drejt Rinasit e hapur
Deri në zonën e Shënavlashit qarkullimi është përgjithësisht i lirë, ndonëse me prani të shtuar automjetesh. Edhe drejt Rinasit, mund të lëvizet pa shumë vështirësi.
6 Janar, 12:43 -