-
'Do merrem personalisht me ty e oficerët, do bëj kallëzim’, ja audio ku dëgjohet përplasja në seancë mes avokatit Barjami me prokurorin Ceka në Elbasan para arrestimit
Deklarimet që çuan në arrestimin e avokatit Barjami. Në audion e siguruar nga Report TV, avokati thotë se do të merret personalisht me prokurorin dhe oficerët e policisë gjyqësore, duke evidentuar se do të bëjë kallëzim për shkak manipulim provash. Prokurori e merr si kërcënim dhe thotë se do të bëjë kallëzim. Gjyqtarja e paralajmëron se do e nxjerrë jashtë, avokati shprehet se pretendimi i tij është ligjor.
19 Tetor 2025, 09:36 -
Debat për provat në seancë/ Avokati Bajrami në pranga pasi kërcënoi prokurorin: Do merrem personalisht me ty! Dhoma e Avokatisë: S'e kanosi
Është arrestuar në Elbasan avokati Ulian Barjami. Prangosja e tij erdhi pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka, i cili pretendon se është kërcënuar nga avokati gjatë një seance gjyqësore dhe se e ka akuzuar për falsifikim provash. Dhoma e Avokatisë dënon arrestimin e avokatit duke e cilësuar akt arbitrar.
18 Tetor 2025, 21:59 -
SPAK dërgon për gjykim organizatën e Çopjave, 6 vrasje, 12 atentate të dështuara, kokainë dhe para të pastruara në ndërtim! Korruptuan gjyqtarë e policë! 33 të pandehur (EMRAT)
SPAK ka dorëzuar pranë gjykatës 33 emra si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Çopja. SPAK ka zbërthyer përgjimet në programin SKY duke shkatërruar grupin e kokainës, i cili akuzohet për 6 vrasje, 12 atentate të tjera të dështuara ndaj grupeve rivale, si dhe për korruptimin e gjyqtarëve dhe policëve.
18 Tetor 2025, 16:27 -
Një nga ne/ Nga Dafina tek Mozzik, kush është 28 vjeçarja nga Elbasani që suprizoi Vip-at shqiptarë me artin e saj
Në një kënd plot ngjyra, në sallonin e shtëpisë së saj, 28-vjeçarja Kristëll Stafa shndërron xhaketat e zakonshme në vepra arti. Edhe pse ka përfunduar studimet për Drejtësi, pasionin për pikturën e ka kthyer në mënyrë jetese.
18 Tetor 2025, 14:10 -
-
U kapën me armë në lokal 'Zylyftari'/ Lihen në burg 6 nga 14 të arrestuarit në Elbasan! Lirohet ish-deputeti Bujar Muça
Ishte një telefonatë anonime që ngrini në këmbë policinë e Elbasanit. Tefonata informoi autoritetet se në lokalin ‘Zykollari’ ndodhen disa persona të armatosur. Në mesin e të arrestuarve është dhe pronari i lokalit Taulant Zykollari dhe ish-deputeti i PDIU-së, Bujar Muça.
17 Tetor 2025, 11:16 -
Aktivitetet kulturore/ 'Festo n’Mirditë' nesër në sheshin 'Abaz Doçi'! 'No Art Zone' ekspozitë nga Vladimir e Noel Myrtezai
Nëse dëshironi të njihni kuzhinën japoneze sot mund të bëheni pjesë e aktivitetit “Udhëtim kulinarik në Japoni”, që do të mbahet në orën 17:00 te “Vila 31-Art Explora” në Tiranë.
16 Tetor 2025, 12:05 -
Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë/ Kalvari i vuajtjeve të 62-vjeçares që humbi shikimin: Mora borxh për operacion, burrin e kam të sëmurë, nuk i shërbej dot as vetes
Në Shqipëri janë afro 15 mijë persona me probleme të shikimit, mes tyre 265 fëmijë. Dita Botërore të Shkopit të Bardhë, e cila ka për synim të promovojë të drejtat, barazinë dhe integrimin e personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar, ishte një mundësi për ta për të ngritur zërin për shërbimet dhe mbështetjen e munguar.
15 Tetor 2025, 18:33 -
Aktivitetet kulturore/ Urat mesdhetare- Bienalja e 6-të Ndërkombëtare e akuarelit në Tiranë! ‘Fundjava magjike’ te Teatri Eksperimental
Java Kulturore Japoneze vijon me aktivitetet e saj. Sot në “Vila 31–Art Explora” mund të njiheni me ceremoninë japoneze të çajit, ndërsa te kinema “Agimi” në Tiranë mund të ndiqni disa filma japonezë
15 Tetor 2025, 17:50 -
-
‘Mbrojtja Civile në Turne 2025’, ministria e Mbrojtjes organizon në një shkollë të Elbasanit simulim të një emergjence nga zjarri
Nxënësit, nën drejtimin e mësuesve dhe ekipeve të zjarrfikësve, shërbimit të urgjencës mjekësore dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar, demonstruan mënyrat e evakuimit dhe reagimit në raste emergjente, duke treguar rëndësinë e njohjes së procedurave të mbrojtjes dhe vetëndihmës.
14 Tetor 2025, 15:04 -
Sekuestrimi i armëve brenda lokalit në Elbasan, a po përgatitej atentat? (DETAJET)
14 Tetor 2025, 14:44 -
-
-
-
-
Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat? EMRAT e të arrestuarve në Elbasan, mes tyre ish-deputeti Muça dhe miku i Shullazit
Kur policia ka mbërritur, brenda në lokal gjetur 14 persona, mes tyre një 17-vjeçar, të cilët janë arrestuar, por vetëm treve prej tyre iu është gjetur armë. Mes të shoqëruarve është edhe Bujar Muça, ish-deputet i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
14 Tetor 2025, 09:37 -
-
Punimet në aksin Vorë-Maminas, trafik i rënduar në rrugën dytësore! Vargu i automjeteve arrin 15 km! Policia apel shoferëve: Përdorni rrugë alternative (VIDEO)
Bllokimi i segmentit te autostradës Vorë-Maminas, në të cilën po kryhen punime, ka bërë që në aksin dytësor të krijohet trafik kilometrik.
13 Tetor 2025, 18:03 -
-
Vëzhgimi/ Monopatinat në rrugë edhe pas ndalimit, policia i sekuestron! Qytetarët: S’e dëgjuam lajmin se ishim në punë, si vendoset sot për nesër?!
Qytetarë të shumtë u detyruan sot t’i dorëzojnë monopatinat e tyre në duart e policisë e cila nis zbatimin e vendimit të njoftuar vetëm një ditë më parë, për ndalimin e qarkulllimit të këtyre mjeteve. Pjesa dërrmuese e tyre deklaroi se nuk kishte qenë në dijeni të vendimit.
13 Tetor 2025, 15:43