-
VIDEO/Në vigjilje të 28 nëntorit, mungon dekori kuqezi në Vlorë! 10 ditë para festës, bashkia nuk ka vendosur flamuj në sheshe
Nderkohe që në qytete të tjera si Durrësi, flamuri valvitet në sheshe, në Vlorë rrugët e qytetit janë të boshatisura. Report TV kreu vëzhgim, të shtunën e 18 nëntorit, kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga festa e pavarësisë! Siç shihet mungon atmosfera festive. Nuk ka asnjë flamur në Vlorën e Flamurit!
18 Nëntor 2023, 11:45 -
VIDEO/ Vjedhin banesën në Vlorë, kapen nga kamerat e sigurisë! Policia arreston njeriun me kapele, në shtëpi i gjejnë 42 mijë euro dhe 10 mijë dollarë falso (EMRI)
Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për grabitjen në një banesë në lagjen “Hajrro Çakërri”. Në pranga ka rënë Mariglen Alimuçaj ndërsa vijon edhe kërkimi për kapjen e bashkëpunëtorit të tij. Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë së banesës, shihet teksa 41 vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë hyrë për të grabitur.
18 Nëntor 2023, 10:49 -
Të huajt hapin biznese në Vlorë, kryesojnë italianët! Drejtori i Tatimeve: Interesi u rrit 2 vitet e fundit, janë mbi 130 aktivitete të reja
Në Vlorë ushtrojnë aktivitetin 130 biznese të huaja, ku pjesa më e madhe janë hapur në dy vitet e fundit. Kontabilist, agjent imobilar dhe tregtarë flasin mbi eksperiencat e tyre në qytetin bregdetar. Ndërsa drejtori i Tatimeve tha se vëmendjen kryesore për investime e merr turizmi.
17 Nëntor 2023, 15:34 -
-
Dallgë deri në 3.5 metra, pezullohet lundrimi i tragetit Durrës - Bari e anasjelltas dhe Vlorë- Brindizi! Durrës-Ancona vijon normalisht
Nga sot e deri të hënën, kapiteneria e Portit të Vlorës dhe atij të Durrësit kanë pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe të peshkimit për shkak të motit të keq. Deti pritet të jetë i trazuar dhe dallgët do të arrijnë deri në 3.5 metra.
17 Nëntor 2023, 10:46 -
-
Vlorë/ I vihet flaka furgonit të firmës së ujit ‘Çika’, shkrumbohet totalisht! Digjen edhe disa makina të parkuara pranë tij
Një furgoni të firmës së ujit Çika në Vlorë, i është vënë flaka qëllimisht gjatë natës. Ai është shkrumbuar totalisht dhe si pasojë e flakëve janë djegur pjesërisht edhe disa mjete që kanë qenë të parkuara pranë furgonit.
15 Nëntor 2023, 07:07 -
-
-
-
‘Larg duart nga lumi i Vlorës’, banorët në protestë kundër projektit për ujësjellësin e Himarës
Banorët e fshatrave pranë Lumit të Vlorës mbështetur nga ambientalistët protestuan kundër projektit të qeverisë për ujësjellësin e ri të Himarës. Uji i lumit – thonë banorët - po futet nëpër tuba për të furnizuar bregdetin, dhe tokat bujqësore do të thahen.
11 Nëntor 2023, 13:25 -
-
Mushkëria e Vlorës ’lëngon’, pylli i Sodës drejt shkatërrimit! Ambientalisti: Pylli drejt plakjes, nuk duhet ta humbasim!
I krijuar për të qënë mushkëria e qytetit pamjet që ofron pylli sodës lënë për të dëshiruar. Kudo shikon dru të prerë nga dora e njeriut por edhe nga natyra.
11 Nëntor 2023, 12:50 -
Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: ‘Maçoku me çizme” tek “Tonin Harapi”! Leka Bungo në Korçë me “Nuse vetëm për letra”! Komedia “Dëshira e tretë” në Vlorë.
Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni këtë fundjavë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
11 Nëntor 2023, 11:57 -
Vlorë/ Sapo sheh policinë hedh psitoletën nga makina dhe tenton të largohet, arrestohet 38 vjeçari (VIDEO)
Në vazhdën e operacionit policor “Sundimi i ligjit”, në kuadër të së cilës janë ngritur pika kontrolli në hyrje të autostradës së Vlorës, forcat operacionale kanë vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili hodhi nga automjeti që drejtonte, pistoletën që mbante me vete, sapo pa shërbimet e Policisë.
11 Nëntor 2023, 09:26 -
VIDEO/ Vlorë, nuk i ndaloi policisë, por u kap nga 'Shqiponjat', arrestohet i riu, iu gjet pistoletë në makinë (EMRI)
Një person është arrestuar sot në Vlorë nga forcat Shqiponja. Mësohet se i riu nuk i ndaloi forcave të policisë dhe tentoi të largohej me makinë por u kap nga 'Shqiponjat'.
10 Nëntor 2023, 14:58 -
ARRSH njofton bllokimin e Bypass-it të Vlorës në këtë aks nga data 10 nëntor: Do të kryhen punime për rivitalizimin e skarpateve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për mbylljen e qarkullimit në disa akse të Bypass-it të Vlorës si pasojë e punimeve që do të kryhen për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
8 Nëntor 2023, 15:43 -
-
-
-