-
Disiplina e FSHF-së pa mëshirë, Tërbuni përjashtohet nga Kategoria e Parë
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije vendimet lidhur me javën e fundit të aktivitetit. Skuadra e Tërbunit është përjashtuar nga Kategoria e Parë dhe sezonin e ri do luajë një kategori më poshtë.
5 Prill 2023, 16:30 -
Ish-këshilltari i Ahmetajt (Artan Gjokaj) i implikuar në mbulimin e vilës në Hamallaj që SPAK e sekuestroi si aset korruptiv, si kaluan 130 mijë euro tek Erjola Hoxha
Manovrat për të justifikuar vilën që SPAK dyshon se Klodian Zoto i dhuroi Arben Ahmetajt. Ish këshilltari Artan Gjokaj i bleu një apartament 130 mijë euro në Hamallaj prindërve të Erjola Hoxhës. Ata i dhuruan paratë Hoxhës për mbulimin e vilës të deklaruar 220 mijë euro. Artan Gjokaj njeriu që mban paratë dhe bizneset e Ahmetajt?! Disa fakte dhe lidhje të forta klienteliste
5 Prill 2023, 09:04 -
4 Prilli, data që i bën nder anëtarësimit të Shqipërisë në NATO!
Si ndër pjesëmarrësit teknik në datën që Republika e Shqipërisë u ul me të drejta të plota në tavolinën e 28 vëndeve të NATO-s (Samiti i Këln/Strasbourg), sigurisht që e di fort mirë që data zyrtare e pranimit të RSh është data 1 Prilli 2009!
4 Prill 2023, 10:46 -
Debate te ‘5 Pyetjet’/ Felaj: Drejtësia ka dhënë rezultate! Salianji: SPAK po sulmon politikisht! Gjysmën e familjes e ke prokurorë, je shpifëse profesioniste
Drejtësia e re ka sjellë debate të ashpra mes dy deputetëve, Ermonela Felaj nga PS dhe Ervin Salianji nga PD. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Felaj tha se drejtësia e re ka dhënë efekte e para. Ajo thotë se nuk po presionohet nga politika.
3 Prill 2023, 21:35 -
-
SPAK sekuestroi vilat në Palasë e Hamallaj të bashkëjetueses dhe ish gruas, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Apelin e GJKKO! Ja argumentet (Dosja e PLOTË)
Pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues, Arben Ahmetaj nuk i ndalon përpjekjet me drejtësinë. Report Tv mëson se, ish-zv.kryeministri i është drejtuar me një tjetër kërkesë Apelit të Posaçëm, përmes të cilës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive për dy vilat, njëra në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe tjetra në pronësi të ish-gruas.
3 Prill 2023, 10:59 -
Ilir Yzeiri: Altin Dumani sfidon zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit Escobar
Në daljen para gazetarëve para disa ditësh, kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani paraqiti një profil të ulët dhe, ashtu si paraardhësi i tij, Kraja, tregoi me fakte se është një zhgënjim për pritshmëritë që ka publiku ndaj kësaj strukture për të cilën është investuar shoqëria shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar si asnjëherë më parë.
2 Prill 2023, 11:51 -
Hetimi për Ahmetajn, kreu i SPAK: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara! Nisëm disa letërporosi në disa shtete, mund të ketë fshehur pasurinë jashtë
Nga hetimet për Arben Ahmetajn, tek fati i Ervis Martinajt apo sulmi me armë në Top Channel, kryetari i SPAK Altin Dumani ka treguar sot detaje për dosjet më të bujshme në dorë të organit që ai drejton, në një bashkëbisedim me gazetarët.
31 Mars 2023, 12:17 -
-
Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare
Një shpërblim në shifrën 5 mijë lekë do t’i jepet pensionistëve në muajin prill. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama, i cili e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve. Qeveria ka gati edhe një planin për ndryshimin e strukturës së pagës që synon ta çojë në 900 euro rrogën mesatare.
29 Mars 2023, 13:23 -
Pjesë e grupit kriminal që dërgonin emigrantët me viza false për 10 mijë euro në SHBA e Britani, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë! I dënuar nga GJKKO me 7 vite burg
Një 54-vjeçart është arrestuar nga Polciia, i cili është i dënuar nga GJKKO me 7 vjet e 4 muaj burgim pasi ndihmonte emigrantët që me pasaporta false të shkonin në Angli dhe Amerikë.
29 Mars 2023, 13:14 -
Apeli i GJKKO rrëzon Arben Ahmetajn, kontrolli në vilën e bashkëjetueses së tij është i rregullt! Ish-zv. Kryeministri pretendoi se ishte i paligjshëm
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij. Përmes këtij vendimi Apeli e konsideron të rregullt kontrollin e para 20 ditësh ndërkohë që duket mbetet në fuqi sekuestroja që i është vendosur banesës.
29 Mars 2023, 11:10 -
Meta takim me strukturat e PL-së: Përballë kemi pushtet të korruptuar që nuk di të qeverisë! Gjysmat e ministrave i ka në burg, të tjerëve u kontrollohen shtëpitë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi akuza ndaj qeverisë për gjendjen ku ndodhet vendi. Gjatë një takimi me komitetin drejtues të partisë që drejton, Meta tha se mbrëmja e 14 majit do të sjellë ndryshim në jetën politike të vendit si dhe atë sociale e ekonomike.
28 Mars 2023, 18:57 -
-
Berisha: Ahmetaj ka udhëtuar në Londër për marrëveshje me Ramën! Ka dokumente të pakundërshtueshme se i bëri presion për inceneratorët
Sali Berisha thotë se Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria. Teksa ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, Berisha thotë se Ahmetaj ka dokumente të pakundërshtueshme se Rama i ka bërë presion të firmosë për inceneratorët.
24 Mars 2023, 12:33 -
Ahmetaj nën hetim, pas kontrollit SPAK sekuestro preventive vilave të bashkëjetueses dhe ish-gruas së deputetit! Bllokohen fatura dhe sende personale
Pas kontrollit të ushtruar pak ditë më parë, SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. Report Tv mëson se SPAK ka vendosur sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra, ku Ahmetaj thotë se jeton. Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
24 Mars 2023, 09:36 -
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
Politika nuk përbën më lajm parësor tek shqiptarët. Ka një lodhje nga retorika e pandryshuar, nga akuzat që janë si fotokopje ndër vite, nga të njëjtët personazhe që janë thinjur duke u majmur nga besimi elektoral në tre dekada të pluralizmit.
23 Mars 2023, 09:30 -
Kuvend, debat për inceneratorët, Berisha: Ahmetaj i fajshëm, por Rama është koka e krimit! Balla: 'Katran me bojë' të përjashtoi kandidati yt nga fushata e Tiranës
Në nisje të seancës deputetët të 'Rithemelimit' kanë kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës dhe të bëhet një mocion me debat për të diskutuar mbi raportin e fundit të DASH. Kjo çështje është duke u diskutuar. Ndërkohë që Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka thënë se mazhoranca mezi pret të diskutojë për raportin e DASH por kërkesa për mocion me debat duhet bërë sipas procedurës
23 Mars 2023, 07:47 -
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.
21 Mars 2023, 22:14
