-
Rama me të rinjtë e PS: Hyrja në BE sjell dhe financa ekstra, ‘tangoja’ me Kujtim Gjuzin do sillte lëkundje, ai është lulja më e bukur e koalicionit të Berishës
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste të Tiranës, ku iu përgjigj edhe disa pyetjeve. Thekson se në situatën aktuale ka rëndësi fuqizimi i Shteteve të Bashkuara të Europës dhe se anëtarësimi i Shqipërisë do sillte financa shtesë për vendin. Ironizon edhe koalicionin e PD-së
6 Mars 2025, 18:00 -
Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi
Veliaj 'shafqet' për herë të parë në televizion, falë Inteligjencës Artificiale, nga NIV, kompania e parë AI në Shqipëri. Veliaj thotë se arrestimi i tij është jo vetëm hakmarrje personale e prokurorit Ols Dado, por edhe një goditje elektorale ndaj PS në prag të zgjedhjeve. Vlerëson kryeministrin Rama si një mik të rrallë e të çmuar dhe thotë se është i vetmi që mund të sigurojë një drejtësi të vërtetë.
6 Mars 2025, 16:25 -
Miratimi i marrëveshjes së pensioneve në Senatin italian, Rama: Ia dolëm, siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte për miratimin e marrëveshjes së pensioneve me Italinë, në Senatin Italian, një ditë më parë (5 mars 2025).
6 Mars 2025, 16:10 -
‘Sikleti’ i Berishës për listën e Tiranës, ‘e mbush’ me deputetë të sigurt të aleatëve! Meta merr mbrapsht ‘borxhin’, kërkon të kandidojë në Fier
Sali Berisha theksoi edhe një herë se Ilir Metën, do e fusë fitimtar në Parlament, i cili siç mësohet nga burgu ka kërkuar të jetë kandidat në qarkun e Fierit dhe jo në Tiranë. Ndryshe, aleatët e tjerë të Berishës, nuk duan të bëjnë lëshim nga Tirana duke mos i lënë vend listës së mbyllur për të besuar të tjerë të PD-së, apo për më të votuarit e primareve
6 Mars 2025, 16:00 -
-
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, ndalimi nis pas 1 jave! Rama: Do vendosim filtra për sigurinë e fëmijëve, kompania së shpejti në Shqipëri me planin e masave (VIDEO)
Qeveria shqiptare vendosi mbylljen e Tik-Tok për një vit dhe ndalimi i aksesit në këtë platformë do të nisë pas një jave. Vendimi për ta mbyllur tha kryeministri Rama erdhi në konsultim me 65 mijë prindër dhe mësues. Sipas tij vijon dialogu me kompaninë kineze TikTok për të vendosur filtra që rrisin sigurinë e fëmijëve.
6 Mars 2025, 12:31 -
-
‘Opozita më nxori foto nudo’, Rama: Menduan se do më bënin keq, unë isha për qejfin tim në një plazh nudistësh
Në bashkëbisedimin në rrjetet sociale me ndjekësit, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për foton nudo që iu publikua vite më parë para fushatës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
6 Mars 2025, 09:42 -
-
-
-
-
-
-
21 janari, Rama: S’u bënë arrestime, imagjinoni sot të jepej urdhër për të vrarë protestuesit! SPAK-ut ia dhamë ne 'shpatën’, Gjuzi simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’ (VIDEO)
Kreu i qeverisë shprehu edhe njëherë mbështetjen pa ekuivok për reformën në drejtësi, për të cilën thotë se ‘këneta’ kërkon që t’i vendosë drynin SPAK-ut. Reformën nuk e solli Amerika me avion, thotë Rama, por bëri PS dhe jo ata që e votuan zvarrë. Më 11 maj, kërkon votën për të integruar Shqipërinë në BE.
6 Mars 2025, 08:40 -
Ylli Pata: Pilula 'anti-kënetë' e 'Shqipërisë Madhështore', 'Berisha i Dytë dhe i Tretë'
Sado që kjo lloj narrative mund të riciklojë polarizimin se kush i bëri rrugët më mirë Berisha apo Rama, nëpërmjet një retorike grishëse në panelet e darkës, thelbi është se nuk ka gjë të re. Njësoj sikur bën pemën e vitit të ri me rraqet e vitit të vjetër, për të kursyer e për të mos u lodhur, por fëmijët që kërkojnë gjithnjë të renë, as do t’ja hedhin sytë
5 Mars 2025, 19:17 -
Koalicioni/ Berisha ‘justifikohet’ pse ‘shpëton’ Metën: Do jetë deputet se u burgos politikisht! Buf kënete? I përgjigjet Ramës: Përballë kemi kukumjaçka
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur për koalicionin e arritur me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, u pyet nëse Meta kishte kërkuar që për zgjedhjet e 11 majit të ishte pjesë e listës së hapur.
5 Mars 2025, 16:48 -
Zgjedhjet/ 3 koalicione e 5 parti kryesore në fletën e votimit! 17 parti 'fantazmë' mund të digjen nëse s’gjejnë kandidatë
Zgjedhjet po arrijnë në një pikë kulminante. Subjektet pas një jave duhet të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë, çfarë rrit ethet brenda partive. Deri më tani, 3 koalicione dhe 5 parti serioze janë të sigurta që do të jenë në fletën e votimit. Pikëpyetje ngrihen për 17 partitë të tjera, thuajse anonime, të cilat janë regjistruar në KQZ, por mund të digjen rrugës, nëse nuk gjejnë secila nga 186 kandidatë për gjithë Shqipërinë.
5 Mars 2025, 14:15 -
'Pjetër Budi' gati brenda këtij viti, Rama: Me shkollat në Tiranë kemi bërë një revolucion
Shkolla 9 vjeçare ‘Pjetër Budi’ në Tiranë e cila po ndërtohet nga e para pritet të jetë gati brenda fundit të këtij viti. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ishin sot të inspektonin punën.
5 Mars 2025, 14:06 -
Rindërtimi i shkollës ‘Pjetër Budi’, Rama inspekton punimet: Revolucion në standarde! Transformohet edhe Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
Kreu i qeverisë ka parë nga afër punimet për shkollën e re 9-vjeçare Pjetër Budi që po ndërtohet në kryeqytet, që shfrytëzohet nga 1 mijë nxënës. Me këto investime thotë kryeministri, kryeqyteti ka rritur standardet e strukturave arsimore duke i kthyer në modele europiane. Në terren ishte për të parë edhe transformimin e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave pas dëmtimeve nga tërmeti i 2019-ës.
5 Mars 2025, 12:31



