-
-
-
-
-
Përfundon në GJKKO seanca paraprake për Metën, Kryemadhin dhe 3 të pandehurit e tjerë! Më 5 mars Irena Gjoka vendos nëse do e kalojë dosjen për gjykim (VIDEO)
Gjyqtarja Irena Gjoka do të shprehet në 5 mars nëse do të pranojë apo jo kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim ish presidentin Ilir Meta, ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Në seancën e kësaj të enjteje të akuzuar kërkuan pushimin çështjes ose rikthim për hetim në SPAK.
26 Shkurt, 10:39 -
Rikonstuksioni i shkollës 'Tringë Smajli' në Shkodër, shtohen edhe dy terrene sportive në funksion të 300 nxënësve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale projektin si dhe pamje nga punimet të cilat po kryhen. Sipas kreut të qeverisë, këto terrene sprtive do të jetë në funksion të më shumë se 300 nxënësve të kësaj shkolle.
26 Shkurt, 08:15 -
Grupi i PS/ Rama 'lumë' kritikash drejtësisë: Nuk e prekim pavarësinë! Ja 7 çështjet për të cilat do të ndërhyjmë, marrim ‘ok’ nga KE (VIDEO)
Kryeministri garantoi se pavarësia e SPAK e GJKKO nuk do të preken, por do të mbështeten dhe forcohen. Rama paralajmëroi se në rend të ditës së socialistëve janë ndryshime ligjore që në thelb kanë politikën penale, duke filluar nga procedurat penale e deri te garancitë juridike për nëpunësit civil. Balluku mungoi në mbledhjen e grupit. Rama për kërkesën e SPAK për arrestin: Flas pas raportit të Këshillit të Mandateve.
26 Shkurt, 07:03 -
-
-
PS mbledh Grupin, Demalia: Balluku është kthyer në ‘gjyle’ në këmbët e Ramës! Galdini: Kryeministri ia ka kënduar këngën ‘erdhi koha për t’u ndarë’
Avokati Rezart Kthupi thotë se Partia Socialiste nuk do t'i heqë imunitetin e deputetit Belinda Ballukut me arsyetimin se provat e paraqitura nga SPAK në Kuvend nuk janë domethënëse mjaftueshëm. Avokati Arbër Hoxha thotë se nëse mazhoranca refuzon të lejojë Prokurorinë e Posaçme që të arrestojë Ballukun, Rama do të jetë i detyruar që ta largojë totalisht nga qeveria.
25 Shkurt, 21:51 -
Rama postoi video të një aksi të shkatërruar në Portugali, reagon Bardhi: Atje kishte ciklon, në Shqipëri rrugët po i shemb korrupsioni
Bardhi shkruan se në Portugali kishte pasur një ciklon me erë prej 200 km në orë dhe sipas tij kjo e arsyeton shembjen e ndonjë rruge atje. Por në Shqipëri sipas tij, shembja e rrugëve ndodh si pasojë e korrupsionit.
25 Shkurt, 19:50 -
Takimi me Spiropalin në Prishtinë, Haradinaj: Faleminderit Edi Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së
Gjatë vizitës në Prishtinë, ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme Elisa Spiropali u takua me Ramush Haradinajn, me të cilin diskutuan për zhvillimet në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, për sigurinë, proceset integruese dhe synimin strategjik për anëtarësim në NATO.
25 Shkurt, 18:52 -
-
Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, Rama ironizon me rrugën e shkatërruar në Portugali: Opozita atje është në gjumë, as kjo e jona s'e ka denoncuar ende në SPAK (VIDEO)
Numri një i qeverisë ironizon edhe analizat e ndryshme të bëra në studiot televizive, jo vetëm nga ekspertë të fushës por edhe njerëz që nuk janë kompetentë për të zbardhur shkaqet e dëmtmit të rrugëve në juglindje. "Nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar."
25 Shkurt, 18:05 -
Sulmet e Berishës ndaj fjalimit të Ramës në Bordin e Paqes për krerët e UÇK-së, Balla: Akt i rëndë anti-kombëtar!
Në një postim në Facebook, Balla theksoi se mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës dhe e figurave të saj historike është detyrim kombëtar dhe jo çështje për përfitime politike të brendshme.
25 Shkurt, 16:55 -
-
4 muaj nga bllokimi, ende s’ka rregulla për përdorimin e monopatinave! Qytetarët protestë: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë (VIDEO)
Prej 4 muajve e gjysme në Shqipëri nuk lejohet qarkullimi i monopatinave, por ajo që shqetëson përdoruesit e tyre, është mungesa e një përgjigjeje nga Ministria e Brendshme, se kur do të dalin sërish në rrugë. Monopatinat u ndaluan përkohësisht, derisa të përcaktoheshin rregullat e reja, por sot, nëse shihen në rrugë, policia i sekuestron.
25 Shkurt, 11:16 -
PS mbledh nesër Grupin, nis me fjalën e Ramës, ministrat ‘bilanc’ të punës! Pritet të vendoset fati i Belinda Ballukut
Në pritje të një qëndrimi nga mazhoranca për “çështjen Balluku” Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër në Pallatin e Brigadave ministrat e deputetët. Mbledhja vjen 3 ditë pasi prokurorët e SPAK me argumente shtesë i kërkuan kuvendit autorizim për arrestimin e zv/kryeministres Balluku.
25 Shkurt, 10:41 -
4 vite ‘mungesë’, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës mbledhje të përbashkët këtë vit
Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali vizitoi këtë të mërkurë Kosovën ku zhvilloi takime me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, homologun e saj Konjufca dhe kryeparlamentaren Albulena Haxhiu. Spiropali njoftoi se Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të qeverive brenda vitit. E fundit është zhvilluar në Qershor 2022 në Prishtinë ndërsa ajo e vitit 2023 në Gjakovë u anullua për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
25 Shkurt, 09:25 -
Rama krah Trump në Bordin e Paqes, Demo për 'Repolitix': Raporte të shkëlqyera me SHBA! Një vizitë e kryeministrit në Shtëpinë e Bardhë, krejtësisht e mundur
Ministri Demo ka thënë se nuk kërkohet asnjë pagesë nga Shqipëria për të qëndruar në Bordin e Paqes. Sipas Demos, vendi ynë, sëbashku me Kosovën do të kontribuojnë në ndërtimin e forcës së sigurisë që do të administrojë Gazën.
24 Shkurt, 23:16 -
Shqipëria në Bordin e Paqes e përfaqësuar nga kryeministri Rama, depozitohet në Qeverinë e SHBA-së Instrumenti i Ratifikimit! Formalizohet përfundimisht angazhimi
Sipas Ambasadës, depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.
24 Shkurt, 20:42


