'Lavocatisaurus agrioensis', zbulohet një specie e re dinosauri në Argjentinë

'Lavocatisaurus agrioensis', zbulohet një specie e re dinosauri në Argjentinë

Fotot e publikuar nga "Indipendent"

Paleontologët kanë zbuluar së fundmi eshtrat e një specieje të panjohur dinosauri që mendohet të ketë jetuar 110 milionë vjet më parë në Argjentinë. Sipas "Indipendent", eshtrat janë gjendur në Neuquen, në qendër të vendit të Amerikës së Jugut. Specia, e quajtur “Lavocatisaurus agrioensis”, është një specie bimëngrënëse 12 metra e gjatë.

“Ne gjetëm shumicën e eshtrave të kafkës së kokës, një numër të madh dhëmbësh, duke na mundësuar një riformulim shumë të plotë të gjithë pjesës së kokës”, citon "Indipendent" studiuesin e Muzeut Egidio Feruglio, Patagoni, José Luis Carballido.

Shkencëtarët zbuluan pranë species së panjohur eshtrat e dy specieve të tjera, përkatësisht 6-7 metra të gjatë. Sipas ekspertëve, ata lëviznin në grupe dhe mund të jenë vrarë në të njëjtën kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë