Personat që keni arrestuar në magazinën time janë punëtorë dhe s’kanë lidhje me drogën, po ashtu dhe Gjovalin, Aurel dhe Gazmir Gjokea që i arrestuan teksa ishin me mua në tavolinë në lokal, s’kanë lidhje me drogën”.

Ishte ky deklarimi i Kujtim Rexhepit i arrestuar 3 ditë më parë nga policia në Derven të Fushë Krujës pasi në magazinën në pronësi të tij u sekuestruan 1.3 tonë kanabis dhe u gjetën katër armë zjarri.

"Armët që keni sekuestruar në magazinë i përkasin vitit 1997, ndaj z.Gjykatës mos e ktheni hetuesin si në diktaturë duke akuzuar këdo pa prova", shtoi ai.

Me këtë dëshmi Rexhepi pranon pronësine e magazinës dhe lëndës narkotike gjetur në brëndësi të saj, ndërsa deri në përfundim të hetimeve ai do të qëndrojë në burg.

Në burg për drogën e gjetur në këtë laborator do të qëndrojnë 10 nga 11 personat e arrestuar packa se pronësinë mbi laboratorin e drogës e ka pranuar Rexhepi.

Lekët ilaçe,për fëmijën invalid
Fatos Sulaj, 45 vjecari nga Burreli të cilin në laboratorin e Drogës e kishte punësuar Kujtim Rexhepi duke i kërkuar të punonte aty për 4 deri në 5 ditë. Sulaj tha madje që as nuk e njihte bimën që e paketonte në arka.

Pranova të punoj prej kushteve ekonomike,kam një fëmijë invalid dhe me lekët që merrja aty bleja ilaçe për djalin. Gjykatës unë nuk e dija se çfarë bime ishte, ditën e fundit kam mësuar se ishte drogë dhe Rexhepi personi që më punësoi e ndante punën,na kërkoi ti vendosim nëpër arka. Unë aty nuk njihja asnjë edhe bukën e merrnim me vete kur futeshim në kapanon”-ka deklaruar i arrestuari.

Me këtë dëshmi Sulaj kërkoi masë sigurie detyrim paraqitje por për të u pranua kërkesa e prokurorisë duke caktuar masën e “arrestit me burg”. E njëjta masë sigurimi është caktuar dhe për 18 vjeçarin Besmir Vathi.

Ndërkohë nga hetimet personi që ka tentuar të djegë bimën narkotike për të mos u diktuar nga policia në momentin e arrestimit të dy personave të parë të këtij grupi ka qenë Erion Vathi.

“Arrest me burg” u vendos dhe për Ali Kuçin ndërsa për të miturin 16 vjeçar me iniciale E.N gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.

1.3 ton kanabis, Krimet e Rënda mbyllin në burg 10 të dyshuar
“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Krimeve të Rënda për 6 personat e arrestuar në kuadër të operacionit në Derven të Krujës ku u sekuestruan 1.3 tona kanabis sativa e tharë, gati për treg.

Pronari i magazinës Kujtim Rexhepi, Erald Bardhoku, Gazmir Gjokea, Nilson Gega, Gjovalin Gjokea, Aurel Gjokeja konsiderohen si organizatorë të grupit kriminal dhe investitorë të laboratorit të kanabisit.

Sot krerët e këtij grupi kanë mohuar akuzat para gjykatës edhe pse një ditë më parë punëtorët e arrestuar në laborator treguan se gjithcka organizohej dhe monitorohej nga Kujtim Rexhepi.

Një ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ‘arrest me burg’ për 4 persona, mes tyre një18-vjecar, kurse në detyrim paraqitje u la një 16-vjecar. Të akuzuarit thanë se punonin në laborator për shkak të varfërisë.

Me vendimin e sotëm shkon në 10 numri i personave që duhet të qëndrojnë në burg pas operacionit në laboratorin e drogës në Derven të Fushë Krujës.

Operacioni i policisë u realizua në orën 20:00 të mbrëmjes së 18 tetorit e më pas materialet i janë referuar prokurorisë e cila ka regjistruar procedimin penal. Në këtë operacion u sekuestruan 1.3 ton kanabis, 4 armë zjarri, 4 automjete dhe u prangosen 11 persona.

(d.b/Shqiptarja.com)