1 Maji/ Protesta të shumta në të gjithë botën për Ditën Ndërkombëtare të Punës, qindra të arrestuar në Turqi dhe Itali

” 8 orë punë, 8 orë aktivitete dhe 8 orë gjumë”, është kjo motoja e parë publike re paraqitur në 1885 për të shënuar fillesat e ditës së punëtorëve në të gjithë botën. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e nevojshme të punës si respektimi i orareve, paga mesatare të garantuara dhe pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Edhe pse zakonisht kjo ditë është pritur me protesta masive, këtë vit për shkak të pandemisë ato kanë qenë të kufizuara.

Në Itali, në qytetin e Torino-s, pati tensione të shumta mes protestuesve dhe forcave të policisë, kur protestuesit u munduan të thyejnë kordonin e policisë që parandalonte hyrjen në Piazza Palazzo di Città. Gjatë përplasjeve përfunduan të plagosur dy demonstrues dhe një polic.

Edhe në Turqi pati protesta të shumta, ku policia turke arrestoi 212 demonstrues, pasi kishin thyer kufizimet anti-COVID. Policia dhe krerët e sindikatave u përplasën në Sheshin Taksim. Arrestime pati edhe në qytetin e Izmirit. Turqia këtë javë miratoi një bllokim të plotë 17-ditor, duke përfshirë urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe mbylljen e shkollave dhe disa bizneseve, për të frenuar një valë të infeksioneve.

Edhe në Kosovë ditën e sotme është mbajtur një protestë, ku Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës ka kërkuar më shumë të drejta për punëtorët e sektorit privat në këtë vend, rritjen e rrogën në 350 euro, nënshkrimin e kontratës kolektive, themelimin e gjykatës së punës, themelimin e fondit për punëtorë, që kanë humbur jetën në vendin e punës, trajtim të barabartë me punëtorët e sektorit publik e tjera.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të përballueshme për ju çmimet e produkteve ushqimore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vendimi negativ i BE, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë e PS: Lajm që pritej! Sukses për Shqipërinë fakti që 27 vende i dhanë dritën jeshile!