Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti premtoi të dielën një buxhet prej 1 miliard euro për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti paralajmëroi gjithashtu ndërtimin e fabrikës së municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe nisjen e programit të rezervës vullnetare.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliardë euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, tha Kurti.