1 qershori festë për të gjithë fëmijët 
 pa dallim aftësish dhe sindromash
Ecovolis: Kalo pak orë me fëmijët jetim

1 qershori festë për të gjithë fëmijët <br /> pa dallim aftësish dhe sindromash<br />Ecovolis: Kalo pak orë me fëmijët jetim
Sot është Dita Ndërkombëtare e fëmijëvë. Dhe sigurisht që të gjithë fëmijët sot duhet të festojnë dhe të jenë të lumtur. Ata meritojnë të jenë të tillë çdo ditë të vitit, por sot atyre iu kushtohet një rëndësi e veçantë.
 
Në këtë ditë sigurisht qe festimeve do i gëzoheshin edhe fëmijët më sindromën down. Ata ishin mjaftë aktiv dhe të gëzuar në aktivitetin e organizuar enkas për ta nga fondacioni Down Syndrome Albania.

Si nënë e tre fëmijëve, një prej të cilëve i prekur nga kjo sindormë, Emanuela Zaimi, është themeluese e Down Syndrome Albania. Ajo i bën apel të gjithë donatorëve por dhe strukturave shtetërore për ndihmë, pasi të gjitha shërbimet që ofrohen në këtë fondacion janë falas për këta fëmijë.
 
''Ju lutemi qasuni sepse të gjitha shërbimet janë pa pagesë, dhe kjo është një sfidë shumë e madhe deri sa ne të kemi arritur një subvencionim konkret ndoshta nga bashkia apo intitucionet që janë përgjegjëse.

Ne synojmë advokimin dhe lobimin që çdo fëmijë me sindromën down që ndodhet në çdo cep të Shqipërisë të ketë mundësi të marrë të gjitha shërbimet që atij i nevojiten, dhe të trajtohet si një individ me dinjitet që ka një potencial dhe ka nevojë për mbështjetje për t’u zhvilluar.

Qëndra Down Syndrome Albania ofron sherbime terapeutike për fëmijët e moshës, 0-10 vjeç, shërbime si logopedia,  terapia fizike,terapia e zhvillimit, ofrojmë asistencë psikologjike, ofrojmë asistencë juridike'' ,- 
u shpreh Emanuela Zaimi.

Në fondacion trajtohen 31 fëmijë. Kozeta 3-vjeçare është njëra prej tyre dhe po feston 1 qershorin së bashku me shokët. Mamasë së saj iu mbajt e fshehur për 5 ditë nga lindja sindorma e së bijës.
 
Apeli i saj për prindërit që përballen me të njejtat vështirësi është se asnjë sakrificë nuk tejkalon gëzimin e ekzistencës së një fëmije.

Ndërsa mamaja e Kozetës shprehet se 1 qeshori është festa për të gjithë fëmijët në mbarë globin, pa dallim aftësish apo sindromash.

''Fëmijët me sindromë janë si të gjithë të tjerët, thjesht kanë nevojë për më shumë përkujsje dhe pune. Por prindi për fëmijën bën maksimumin, kështu që nuk është shumë e vështirë'', - u shpreh mamaja e 3-vjeçares.

FOTO

FOTO

femijet me sindromen down
Foto të tjera


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë