Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, bënte thirrje sot nëpërmjet një njoftimi në Facebook që studentët shqiptarë.

“Mos e humbisni mundësinë tuaj për të kaluar një semestër në një universitet në SHBA si pjesëmarrës në programin Global UGRAD! Ne pranojmë aplikime deri në datën 31 dhjetor! Edhe studentët e vitit të parë kualifikohen për këtë program, thjesht dërgoni dëftesën e shkollës së mesme dhe konfirmimin e regjistrimit në universitet bashkë me aplikimin tuaj”, shkruante ambasada.

Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit. i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra. Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan.

 Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://al.usembassy.gov/sq/education-culture-sq/educational-exchange-programs-sq/programi-global-ugrad/

s.k/Shqiptarja.com