Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale 10 porosi të dhëna në gjithë botën për reagimin e individit ndaj koronavirusit
10 masat parandaluese
Frika nuk ndihmon, kujdesi po!
Shmangni sa të jetë e mundur shtrëngimet e duarve!
Lajini rregullisht duart jo më pak se 20 sekonda dhe shmangni gjithashtu prekjen e syve, hundës dhe gojës pas kontakteve fizike me të tjerë!
Nëse teshtini përdorni një pecetë letre apo vendosni krahun përpara gojës!
Kujdesuni për më të moshuarit a të sëmurët kronikë në familjen tuaj, që të kufizojnë kontaktet fizike dhe daljet e panevojshme nga shtëpia (mesatarja moshore e atyre që kanë humbur jetën në Itali, sipas statistikës së fundit, është 81 vjeç!)
Mbani parasysh që pjesa dërrmuese (mbi 80%) e atyre që preken nga koronavirusi e kalojnë epideminë pa asnjë shenjë ose si një rrufë të zakonshme stinore. Mos u alarmoni nga shenjat gripale dhe mos lëvizni drejt e për në spital apo në qendrën shëndetësore, por telefononi menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127 dhe ndiqni këshillat e marra!
Nëse vini nga zona e kuqe e Italisë apo zona të tjera të prekura, vetëkarantinohuni në shtëpinë tuaj për 14 ditë, duke shmangur kontaktet me jashtë shtëpisë, pavarësisht se mund të mos keni asnjë shenjë shqetësuese!
Bëni shumë kujdes me burimet e informacionit e sidomos me internetin dhe referojuni burimeve zyrtare të autoriteteve të shëndetësisë e këshillave të tyre!
Asnjë panik dhe asnjë dyshim se do ta kalojmë edhe këtë sfidë së bashku, duke mos e harruar asnjë çast se nuk jemi përpara fundit të botës, po përpara një virusi të panjohur deri më sot (me shërueshmëri mesatare statistikore në 97% të rasteve)!
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
24 Janar, 10:15
-
Laboratorë Smart për mbi 35 mijë nxënës, do shtohen edhe në 615 shkolla të tjera
24 Janar, 08:51
-
FOTOLAJM/ Aleks Soros takohet me kryeministrin Rama në Davos: Shqipëria e para nga të gjitha
23 Janar, 18:42
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
'Po talleni me njerëzit, 700 kW janë pak', Rama iu përgjigjet komentuesve: Ulëm çmimin e energjisë si askush rrotull nesh! Kush fiton pak, paguan më pak
23 Janar, 11:50
-
Muzeu Etnografik i Krujës, tradita kulturore përjetësohet me anë të teknologjisë VR
23 Janar, 08:40
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Rama në Forumin e Davosit: Turizmi, kali ynë i betejës! Po angazhojmë arkitektë nga mbarë bota, këtu do ketë projekte që nuk i gjen në rajonin tonë
22 Janar, 14:57
-
Davos/ Rama e Zelensky firmosin marrëveshjen 10-vjeçare në fushën e mbrojtjes! Portet të mbyllura për anijet ruse deri kur të vihet paqja e drejtë
22 Janar, 14:34
-
Eduard Zaloshnja: 46 deputetë tejet të sigurt të Ramës dhe 46 deputetë pothuaj të sigurt të Berishës
22 Janar, 14:01
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05