Prej më shumë se dy javësh policia e tiranës është në alarm për kapjen e një grupi të grabitjeve me thyerje të dyqaneve të ndryshme përfshi dhe ato në rrugët kryesore ku ka kamera sigurie dhe lëvizje personash.
Sipas komunikatës së policisë vetëm javën e fundit ky grup ka grabitur me thyerje mbi 4 subjekte tregtare kioska të vendosura në rrugë kryeosre si Komuna e Parisit, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Rruga e Elbasnit.
Nga hetimet rezulton se ky grup i cili përbëhet nga 4 persona fillimisht cmonton kamerat e sigurisë së objekteve që granit dhe më pas të ndarë në grupe kryejn grabitjen dhe largohen me verpime që kryhen brënda 4 minutave.
Nga pak pamje filmike të siguruara nga hetuesit rezulton se këta shtetas janë të moshave 20-35 vjec dhe lëvizin të maskuara dhe grabitjet i kryejn kryesisht në oraret 02 dhe 04 e natës.
Disa nga rastet:
Më datë 19.07.2017, gjatë natës, në rrugën ”Myslym Shyri”, në kioskën e shtetasit M.A vjeç 27, banues në Tiranë, kanë vjedhur disa steka cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 05.08.2017, gjatë natës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kioskën e shtetases E. Q., vjeç 19, banuese në Tiranë, kanë vjedhur disa paketa dhe nje sasi lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 13.08.2017, gjatë natës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë vjedhur kioskën e shtetases V.M, vjeç 42, banuese në Tiranë, ku kanë marrë xhiron ditore dhe disa steka me cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 11.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.V, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetasit M.F, vjeç 24, banues në Tiranë, ku ka marrë disa steka cigare dhe një shumë lekësh. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com