Gazetari Artur Korriku raportoi se nga 73-vjeçarja e shtruar në spital që ndërroi jetë sot, dyshohet të jenë infektuar me koronavirus edhe 9 persona të tjerë.
Disa ditë më parë 73-vjeçarja ka shkuar për t'u vizituar tek Sanatoriumi në Tiranë, pasi ka qenë e sëmurë me probleme të tjera kardiovaskulare. Tek Sanatoriumi në Tiranë ka marrë përgjigje që nuk është për t'u ndjekur tek ta, dhe ndërhyrjet koronare nuk i ka pasur të mundshme t'i përballojë, dhe më tej ka shkuar për kurim në Itali. Ajo ka shkuar në Bologna, dhe që të mos karantinohej është kthyer pas me bashkëshortin e saj. Me t'u kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali. Me kryrjen e analizave, ajo katreguar që ka qenë në Itali, çka detyroi mjekët të bëjnë analizën e koronavirusit, prej nga rezultoi pozitive me koronavirus. Por gjatë qëndrimit në spitalin e Durrësit në patologji ditët e para, 73-vjeçarja ka qëndruar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me infektimin nga koronavirusi pasi vuanin nga sëmundje të tjera. Dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të rrezikuar nga koronavirusi. Grave të shtruara i janë marrë tamponët për të bërë analizën e koronavirusit. Njëra prej grave është vetëkarantinuar në shtëpi bashkë me djalin dhe nipin që i vinte për vizitë. Ndërkohë që gruaja tjetër bashkë me familjen është transportuar në Tiranë në spitalin infektiv në ISHP për të bërë analizat.
Lajmi kryesor:
Viktima e parë me koronavirus një 73-vjeçare nga Durrësi! Vuante nga zemra...Hetohet skeda e kontakteve, asnjë nga mjekët nuk është infektuar
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Nga 1 shkurti konsultë në shtet me mjekun jashtë orarit, Rakacolli zbulon sa do jetë tarifa në spitalin e Fierit
30 Janar, 15:01
-
Shëndetësia 2024/ 100 çifte do përfitojnë nga fertilizimi invitro në shtet! Paruke e protezë falas për gratë me kancer gjiri! Prindërit kërkojnë ilaçe për fëmijët me fibrozë cistike
15 Nëntor 2023, 18:49
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
5 vite punë në Shqipëri, studentët protestë para Kuvendit kundër ligjit: Do ta dërgojmë në Kushtetuese! Zv. ministrja: Ligji i konsultuar gjerësisht, s’ka kthim pas
20 Korrik 2023, 09:24
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08