Familjarët e Krisi Mazes, 10-vjeçarit nga Pogradeci i cili vuan nga një sëmundje e rëndë në mëlçi dhe ka nevojë urgjente për transplant, kanë vijuar me apelin e tyre për ndihmë.

Babai i Kristit, Ilia Maze, ndodhej para godinës së Parlamentit të Shqipërisë  me foton e djalit në dorë me shpresën se qeveria do t’i japë një zgjidhje problemit të djalit, i cili prej pothuajse prej një viti ndodhet i shtruar në  Pavionin Special të Pediatrisë, i diagnostikuar me trompozë në mëlçi në stad të agravuar.

kristi maze

Ai tha se Kristi mund të shërohet vetëm jashtë Shqipërisë, pasi në vendin tonë është e pamundur. Mirëpo për të kryer transplantin e mëlçisë, duhen rreth 150 milionë lekë, një shifër e papërballueshme nga familjarët e Kristit, të cilën thonë se deri tani kanë arritur të mbledhin më ndihmën e qytetarëve rreth 7 milionë lekë.

kristi maze

Shpresa e tyre e vetme mbetet ndihma nga Ministria e Shëndetësisë apo nga donatorë të ndryshëm. Ndërkohë pak ditë më parë rasti i Kristit, u diskutua edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ku deputetët e PD-së u shprehën se duhet t'i kërkohet ndihmë ambasadës turke, në mënyrë që kristi të dërgohet në Turqi për transplantin.

kristi maze

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)