10 vjet LSI, jo koktej, por aksion
social, Rama: Urime partnerëve

10 vjet LSI, jo koktej, por aksion<br />social, Rama: Urime partnerëve
TIRANE - 10-vjetori i krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim është konceptuar ndryshe ketë vit. Duke shmangur festat, pritjet dhe koktejet përfaqësuesit e kësaj force politike kanë vënë në qendër të vëmendjes veprimtaritë sociale në ndihmë të komunitetit dhe ambienteve publike, por edhe në shtëpitë e fëmijëve jetimë.

Shtëpia e jetimëve “Zyber Hallulli” ka qenë vendi që kryetari Ilir Meta zgjodhi të vizitonte fillimisht, e më pas qendrën “Pëllumbas”. Meta shprehu falënderim ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së që u bënë pjesë e këtij aksioni në të gjithë vendin.

LSI u themelua më 6 Shtator 2004 . Në vitin 2009 ajo bëri koalicion me Partinë Demokratike, koalicion i cili përfundoi në 1 prill 2013, duke i hapur rrugë kështu koalicionit që LSI bën me pas me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Urimet për 10-vjetorin e LSI-së nuk kanë munguar as nga Kryeministri Rama. Përmes rrjetit social Facebook Rama shkruan” “Urime partnerëve e miqve të LSI për 10-vjetorin e krijimit që festojnë sot”.



Meta: Aksion i gjithanshen në mbështetje të njerëzve në nevojë  FOTO
“Sot me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në radhë të parë do të doja të përshëndesja dhe të uroja gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike dhe në mënyrë të veçantë do të falënderoja dhe të gjithë anëtarët e LSI-së, të LRI-së, të cilët sot janë përfshirë jo vetëm këtu në kryeqytet, por edhe në të gjithë vendin në një aksion të gjithanshëm në ndihmë dhe mbështetje të fëmijëve, të të moshuarve, të komuniteteve të caktuara, duke treguar një përgjegjësi të lartë sociale.
 
ilir meta

Edhe unë dua të shpreh kënaqësinë që isha sot bashkë me ta, bashkë edhe me Kryetarin e Njësisë Bashkiake Nr. 2, z. Elez Gjoza në Shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, ku sikurse edhe ju vutë re, anëtarët dhe simpatizantët tanë janë përfshirë në një aksion, jo vetëm për pastrimin e gjithë ambienteve të kësaj qendre shumë të rëndësishme, duke shndërruar shumë shpejt ambiente të caktuara nga ambiente parazitare dhe problematike plot me ferra, në ambiente edukative. Pikërisht atje ku ferrat ishin më të larta, siç e patë ju, së shpejti do të ketë një serë ku fëmijët do të kenë mundësi të kontribuojnë, të punojnë, të edukohen dhe të bëhen shumë më të dobishëm, ashtu sikurse terrenet sportive, sikurse e vutë re, kanë nisur një proces të plotë rikonstruksioni.
 
Ky është një aksion i cili nuk përfundon sot, do të kërkojë kohën e tij dhe unë jam i bindur që ne do të kemi mundësi të vijmë përsëri pas disa javësh, pas disa muajve, për të parë ambiente tërësisht të transformuara sepse është e rëndësishme të rrisim përgjegjësitë sociale, është e rëndësishme që të zhvillojmë solidaritetin tonë me të gjithë komunitetet që kanë më shumë nevojë për ndihmë, për mbështetje dhe për solidaritet,”, u shpreh Meta.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh