100 mijë euroshi për blerjen e tokës që ‘vrau’ 20-vjeçaren në Greqi, grabitësit kishin informacion të gabuar

Çifiti grek

Detaje të reja dalin në sipërfaqe për ngjarja shokuese që ndodhi disa ditë më parë në Greqi, ku një 20 vjeçare ka mbetur e vrarë, pranë foshnjës së saj 11 muajshe dhe bashkëshortit, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit, një bandë kriminale shqiptaro-greke, të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur.

Tre grabitësit nuk janë gjendur rastësisht të shtëpia e çifti grek, ata kanë hyrë me qëllim për të vjedhur 100 mijë euro!

Një pikë kryesore në pistën e hetimit është blerja e një toke nga çifti me vlerë 100 mijë euro, që sipas policisë mendohet se grabitësit e dinin këtë investim. Atë që nuk dinin ata, është fakti se marrëveshja dhe dorëzimi i parave tashmë kishin përfunduar, dhe paratë nuk ishin më brenda në shtëpi.

Në rrëfimin për policinë Charalambos Anagnostopoulos, përshkroi me detaje pamjen e autorëve që i ‘falën’ makthin nga i cili nuk do të zgjohet kurrë.

“Dy ishin relativisht të gjatë, afërsisht nga 1.80, të dobët por të palestruar. Ndërsa i treti ishte më i shkurtër, rreth 1.70, dukej të ishte “koka”. Ata kishin mbuluar fytyrat me maska të zeza.”, tha ai gjatë rrëfimit duke përshkruar pamjen e tre grabitësve.

“Më thanë ‘ku janë lekët’, i thash menjëherë se do t’i tregoj dhe iu luta të mos na lëndonin, më pas i tregova se ku i kisha vendosur 10 mijë euro”.

Më pas ata e lidhën, kokë e këmbë!

Ngjarja që shokoi Greqinë dhe jo vetëm, ndodhi disa ditë më parë, në një lagje të qetë dhe periferike të Athinës.

Tre grabitësit pasi kishin bërë çdo gjë gati, duke çaktivizuar kamerat e sigurisë dhe alarmin, hynë në shtëpinë e çiftit grek.

Me qëllim për të minimizuar zhurmat dhe për mos të zgjuar fqinjët ata mbytën dhe varën qenin e shtëpisë, i cili ndodhej në oborr.

Më pas duke thyer dritaren e katit të parë kanë hyrë në shtëpi, duke iu drejtuar dhomës së gjumit ku ndodhej çifti dhe foshnja e tyre 11-muajshe.

Me armë në dorë 3 grabitësit të cilët kishin mbuluar fytyrat kërcënuan 32-vjeçaarin Charalambos Anagnostopoulos, dhe e lidhën kokë e këmbë në mënyrë që të mos kishte mundësi të lëvizte.

Më pas sipas hetimeve, njëri nga tre autorët e vrasjes iu drejtua nënës së re, i mbylli gojën me një copë lecke dhe duke i mbyllur me forcë rrugët e frymëmarrjes, e la pa jetë pranë foshnjës së saj që nuk ndalte të qarat.

Ishte 34-vjeçari, ai i cili njoftoj policinë, pasi arriti të lironte pak duart dhe duke u zvarritur të arrinte te telefoni.

Pyetja më e madhe e cila ngrihet nga ana e policëve është...përse e vranë? Përse grabitësit i morën jetën 20-vjeçare?

Bashkëshorti i Karolinës i cili nga një hapësirë shumë e vogël, mund të shihte grabitësit dhe Carolinën, ka rrëfyer në polici se në momentin që autorët janë munduar të neutralizojnë gruan e ndjerë, i ka rënë maska duke i zbuluar fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe atë duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte.

Prej atij momenti, familjet e çiftit grek po përjetojnë një makth.

Polica është ende në kërkim të autorëve të këtij krimi makabër.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është rimëkëmbur ekonomia juaj familjare pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë?

Komento

Komente

  • besi: 18/05/2021 18:12

    S'na intereson fare atë punë kanë ata 30 vjet punojnë vetëm për veten e tyre Jane pasuruar për vete dhe njerëzit vijnë vërdallë si të kalojnë muajin

    Përgjigju
  • fatjon: 18/05/2021 01:14

    ska hje me te keqe ti maresh keten tjetrit per leke

    Përgjigju
  • Anna: 17/05/2021 18:20

    Ju lutemi hiqni emrin shqiptari greke se ktu ne greqi nuk degjohet gje per shqiptar,te premten esht arrestu nje shtetas gjeorgjian ju pse nuk informohi para se te beni lajm,kur flisni ju pa prova po ne greqi?dhe pastaj thom rracizem ne jemi rracista per njeri tjetrin..pres qe te ma publikoni komenti

    Përgjigju
    • Drilon: 17/05/2021 23:11

      Shqiptarët nuk kryejne krime të tilla

    • @Anna: 17/05/2021 19:33

      Je e saktë motër, këta debilat nuk shikojnë që ka tre ditë që është arrestuar një Gjerogjian.



×

Lajmi i fundit

John

Vetëm gjatë Majit 120 aksidente rrugore, 20 viktima dhe 131 të lënduar! Rritje e frikshme krahasuar me Majin e 2020