Granada-Rayo Vallecano u mbyll në barazim me shifrat 2-2, pa asnjë fitues mes lojtarëve të Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzunit dhe Ivan Balliut.
Miqtë zhvilluan një pjesë të parë fantastike duke gjetur rrjetën 2 herë me anë të Alejandro Catena dhe Sergio Guardiola brenda 17 minutave të para.
Por në pjesën e dytë një karton i kuq në minutën e 51 i Santi Comesanas ndryshoi rrjedhën e gjërave. Granada me shpresa për pikë nisi inkuadroi edhe Uzunin në minutën e 61. Shqiptari u bë protagonist pasi falë krosimit të tij erdhi më pas dhe goli i parë i vendasve me anë të Jorge Molinas. Ndërsa në fundin e sfidës në minutat shtesë VAR-i i erdhi në ndihmë duke u akorduar një penallti. Luis Milla në minutën e 94 u tregua i saktë duke barazuar gjithçka në 2-2.
Ndeshja mes dy ekipeve përfundoi pa fitues pas 100 minutave lojë, teksa Granada ndodhet tashmë tre pikë mbi zonën e ftohtë, ndërsa Rayo Vallecano në vendin e 13-të, nuk fiton prej