Nëse po, do të thotë se ju pëlqen të jeni springbreakers! Po, sic janë personazhet rinorë të filmave që për një javë, të cliruar nga provimet shkollës provojnë të kalojnë me shoqëri aventura dhe pushime larg rregullave dhe familjes. Janë pushimet e pranverës që janë pagëzuar prej shumë vitesh tani si Spring Break, pushime që u përkasin të rinjve mbi 18 vjec.
Tradita vjen nga Kanadaja dhe Amerika ku për hir të së vërtetës pushime të tilla njihen për dozat anarkie, por në Europë, eventet që lidhen me këtë ritual, janë më të fokusuara drejt argëtimit non stop me Dj të njohur ndërkombëtarë, festa në anije, sporte të ndryshme etj. Ashtu sic ndodh prej tre vitesh në Kroaci dhe kur për herë të parë këtë vit do të marrin pjesë edhe 100 studentë shqiptarë.
DISCOVER ALBANIA DHE SPRING BREAK CROATIA
Hera e parë kërkon pak organizim ndaj Klubi i Kampistave "Discover Albania" ka siguruar bashkëpunimin me organizatorët e eventit. “Duke qenë se për ne kjo është hera e parë që marrim pjese, nuk na lejohet të rezervojmë më tepër se 100 pjesmarrës.
Mund të themi që deri tani më tepër se 50 përqind e pjesmarrësve janë konfirmuar”- thotë Ismail Hoxha, një nga drejtuesit e klubit të udhëtimit që për cdo javë organizon guida në pika të ndryshme të Shqipërisë.
Që nga dita kur kanë dhënë lajmërimin interesi ka qenë mjaft i lartë. Zyrtarisht mosha që lejohet të marrë pjesë në këtë event është 18-32 zyrtarja, por sipas Ismailit kryesisht më tepër se 70 përqind e pjesmarrësve janë studentë nga 20-28 vjeç.
Klubi ka krijuar mundësinë e organizimit nga Tirana, kjo për të ulur kostot finaniare si dhe për tu dhënë mundësinë më shumë pjesëmarrësve të bëhen pjesë, duke krijuar një paketë bazë dhe të azhornuar me informacionin e nevojshëm. “Në paketë përfshihet, fjetja, transporti, biletat për tek të 7 Eventet me Dj ndërkombëtarë, bileta për BOAT Party si dhe transporti ndërqytetas për vetëm 299 Euro për person.
Kujtojmë që ushqimi do të jetë i organizuar dhe do të jetë me çmime pranë kostos duke qenë se do jeteë në shërbim të eventit. Picat variojnë nga 2-4 euro dhe birrat nga 1-2 euro. Nga ana tjetër meqënëse ky event do të jetë ndërkombëtar shumica e kompanive më të mëdha të pijeve alkoolike janë prezente për të bërë promocion të produkteve të tyre” saktëson informacionin Ismaili.
E pyesim nëse shqiptarët janë gati për një ritual të tillë dhe ai shpjegon:” Në Shqipëri jemi mësuar tashmë që pas çdo periudhe sezoni, madje do thoja pas çdo provimi duhet festuar. Këtë gjë kemi filluar ta bëjmë mjaft mirë, thjesht nuk i kemi vënë emrin Spring Break dhe nuk e kemi pasur të organizuar në këto nivele. SPRING BREAK CROATIA 2013 do t‘i japë dimensionin e duhur dëfrimit të të rinjve.
Imagjinoni një vend që është i populluar vetëm me të rinjtë nga e gjithë bota, që në më tepër se 12 orë në ditë ka muzike nga një dj ndërkombëtar dhe që të gjithë kanë ardhur për tu dëfryer. Ne mendojmë që po, shqiptarët dinë ta bëjnë më së miri. Janë eksperienca këto që po nuk i bëre në rini nuk mund t’i bësh më vonë”. Vërtet përvoja ku argëtimi nuk njeh limit!
NJË ISHULL PËR 30 MIJË STUDENTË
Spring Break 2013 mbahet nga 29 maji deri në 2 qershor. Ai zhvillohet në Kroaci dhe është një ngjarje mbarëbotërore që mbledh të rinj nga të gjitha anët e botës, në Novalja, që gjendet në ishullin Pag. Ndër vendet më të famshme që u vihet në dispozicion të rinjve është plazhi Zrce, 2,5 km larg qendrës së Novaljas . Organizatorët njoftojnë se të rinjtë mund të gjejnë aty klubet më të mira dhe disa nga Dj më të njohur.
Shumë grupe të rinjsh, klube sportive apo klasa të tëra shkojnë atje për të festuar mbarimin e shkollës me festime të paharrueshme. Këto festime janë ideale pë rata që duan të gdhihen në argëtime dhe të zbulojnë qytetin, ishujt e bukur apo diellin e ngrohtë dhe plazhin.
“Është zgjedhur një qytet që duhet të lihet në dispozicion të këtij eventi sepse bëhet fjalë për më tepër se 30,000 studentë që do e pushtojne nga data 29 maj deri me datën 2 qershor, Në këto 5 ditë e 4 netë do të ketë më tepër Party ku do të performojne DJ më të mirë të vitit si: TBA, Vanillaz music DJ, Dimitri Vegas Like Mike, Dominique Jardin, Chris Ëillsman, DJ Teddy-O dhe Plastik Funk. Bëhet fjalë dhe për një Party që do të zhvillohet në anije”- shpjegon drejtuesi i Klubit të Kampistëve “Discover Albania”.
Festa e plazhit nuk resht asnjë cast. Klubet janë të shumta dhe të ndara në pesë zona kryesore për të kaluar mbrëmje jashtë. Mes klubeve të hapur 24 orë janë Papaya Club, Beach Club . Kalypso Club Cocomo. Pas 16 orësh, festë të përditshme është radha e After Beach Party, deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë ditës të rinjtë mund të bëjnë plazh ose aktivitete të ndryshme sportive.
HISTORIA
“Spring break” është një periudhë pushimesh që shumë shkolla dhe universitete u japin studentëve në pjesën më të madhe të vendeve në botë. Por konvertimi I kësaj jave pushimesh në një udhëtim pushimesh në grupe shoqërore mes të rinjve në shkolla filloi në vitin 1995 në Kanada kur gjatë një udhëtimi në Florida një grup të rinjsh menduan ta organizonin pushimin me udhëtime dhe akomodime në grup dhe festa të shfrenuara.
Me kalimin e viteve mes të rinjve këto pushime ishin të përligjura si periudha më e mirë për të thyer rregullat të cilat asnjëherë nuk mund të injohorohen në shkollë apo në shtëpi. Shumë shpejt të rinjtë kanadezë dhe amerikanë e shndërruan Spring Break në një ritual të domosdoshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.05.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)