109-vjetori i Nënë Terezës/ Meta: Urtësia dhe porositë e saj të na shërbejnë si burim frymëzimi

109-vjetori i Nënë Terezës/ Meta: Urtësia dhe porositë e saj të na shërbejnë si burim frymëzimi

Nënë Tereza

Sot shënohet 109-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, një prej figurave më të shquara humane në botë. Misioni i saj ishte të ndihmonte jetimët, të varfrit dhe të gjithë njerëzit në nevojë. Me rastin e 109-vjetorit të saj presidenti Meta solidarizon shqiptarët duke shkruar se urtësia dhe porositë e saj të shërbejnë si burim frymëzimi që të gjithë së bashku me shumë dashuri e përkushtim të bëjmë gjithçka për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje socale, për begatinë e Shqipërisë dhe të kombit tonë.

Ai e quan Nënë Terezën simbol shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembull i  jashtëzakonshëm i dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare. "Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, simbolit shqiptar dhe botëror të humanizmit e solidaritetit njerëzor dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare, ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar."

Postimi i Metës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston