11 artistë veshin ‘Murin’ e galerisë “Kalo” me vepra bashkëkohore, Arben Meksi në ekspozitë: Karikatura shqiptare, kalon nga letra në kanavacë e hyn në tregun e artit

Tej mureve që ndajnë, 11 artistë pamor, në qoshkun ekspozues të galerisë “Kalo”, komunikojnë art. Pikturë, grafikë, mozaikë,  punime në terakotë a qeramikë, nën kurimin e Rudi Erebarës artistët, tentojnë të krijojnë ura dialogimi e në faqet e “Murit” shpalosin krijimtarinë e tyre përmes artit bashkëkohor.

 ‘Kjo është ekspozita e dytë që ne çelim. Jemi një grup artistësh që na lidh miqësia, harmonia, na lidh dhe diversiteti i qasjes ndaj arti’- thotë arkitekti e karikaturisti Arben Meksi.

Arben Meksi, zgjedh që arti i tij të mos jetë indiferent ndaj aktualitetit, dhe rezistencën e sjell përmes humorit të karikaturës.

‘Ka një sekret në karikaturë, nëse ajo merret me probleme që shqetësojnë njerëzimin, ato bëhen të pavdekshme dhe jetojnë gjatë, jo vetëm në memorie por edhe në jetën e njerëzve, në mendimet dhe në të ardhmen e tyre’, shprehet ai.

4 vepra, ku trajton probleme globale si ndotja e mjedisit e shkatërrimi i hapësirave të gjelbërta, por edhe shpërblimin pas fitores, qoftë material a shpirtëror. Qëndresën e individit për të mos humbur dinjitetin, veten edhe në rrethana të errëta, Meksi e sjell përmes veprës “Edhe në shkretëtirë ka shpresë”. Por me shtetet që qëmtojnë mundësitë për të hyrë në Evropë, nuk e kursen ironinë, në një vepër që të fton të reflektosh edhe për paradokset e Bashkimit Evropian.

‘E titulloj ‘Dilemat e Evropës’ dhe  përmes orës dhe klepsidrës ka një lëkundje, shumica duan të jenë pjesë, të paktë janë larguar apo nuk dëshirojnë të jenë aty, por unë jam besimplotë që Evropa do të bashkohet dhe bashkimi bën fuqinë’, thotë me tej.

Karikatura e Meksit e realizuar në akrilik, pëson transformim, jo vetëm në teknikë, por edhe në dimensione.

‘Karikatura ka një të veçantë në këtë rast pasi ka kaluar në format të madh...Ka kaluar në kanavacë dhe bëhet kështu vepër arti, hyn në tregun e artit dhe jam krenar që po e fus karikaturën në këtë rrugë.’, tregon Meksi.

Në merak për të ruajtur zinxhirin e gjinisë e karikaturës, që e nisi që me “Hostenin”, Meksi krahas kontributit individual shpreson edhe në nismat institucionale, e në krijimin e godinave ekspozuese të posaçme.

‘Unë jam arkitekt... si profesion ne në Shqipëri jemi mbi 3 mijë arkitektë dhe 2-3 karikaturist, por e përfaqësojmë denjësisht. Do të dëshiroja që ky lloj arti të stimulohet! Kam mendim që unë të bëj një ekspozitë personale me punët e mia në të ardhmen dhe pse jo të kemi dhe një galeri të karikaturës në Vlorë’, shprehet artisti.

Në ekspozitën “Muri” të çelur këtë të premte marrin pjesë edhe artistët Adrian Devolli, Violeta Kongo, Mira Kuçuku, Leon Çika, Mariana Goxhabelliu, Fatmir Tufina, Llambrini Dëna, Fatmir Minga dhe Agron Polovina  dhe do të qëndrojë e hapur deri në 30 maj.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë