11 këngët që largojnë stresin
publikohet “playlista”

11 këngët që largojnë stresin <br />publikohet “playlista”
Ritëm të shpejtë dhe pak tinguj këtu aty, kjo është formula për të krijuar këngë, në gjendje që të bëjnë të lumtur ata që i dëgjojnë. Neurologu Jack Lewis, ka krijuar një lloj “playlist” me 11 këngët me efekt antidepresiv.

Janë Beach Boys, Prince dhe Bob Marley. Lista është krijuar për siten Rara.com, një kanal për muzikën në kohë reale. Por jo vetëm muzikë pop. Përveç “Sexy Dancer", "Surfing Usa", "Victory" e "Three Little Birds", "Moving on Up", "Hey Ya" dhe "Take Your Mama", është edhe uvertura 1812 e Çajkovskit.

Sipas studiuesit edhe motivet e kënduara “a cappella” dhe atyre që na kujtojnë momente të lumtura të jetës sonë, siç është martesa, stimulojnë humorin. Studiuesi ka vënë re se disa këngë stimulojnë sistemin limbik dhe zonën e kompensimit, dy zona thelbësore për emocionet e mira.

Sipas Lewis disa këngë të veçanta, arrijnë të ndezin të gjitha zanat e rëndësishme të trurit, duke krijuar një ndjesi të njëjtë pas një vakti të mirë ose seksit. Studime ka pasur edhe disa surpriza. Eksperti shpjegon : "Edhe pse përgjithësisht është parë si një rrymë e “trishtuar”, bluz-i ka të gjitha karakteristikat e muzikës që mund të të sjellë humorin. 'Let the good times roll' i mbretit të padiskutueshëm i bluz-it, BB King, është një shembull mjaft i mirë”.

Ndërsa muzika "a cappella", sipas neurologut, na godet pasi krijon një empati të thellë midis këngëtarit dhe dëgjuesit: ”Muzika ndikon aq shumë tek qeniet njerëzore saqë nuk ka nevojë për ndonjë instrument muzikor që të ketë efekt mbi ne. Kur dëgjojmë emocionet e një zëri njerëzor, truri ynë sinkronizohet për të vënë pak nga vetja jonë në këtë emocion. Kjo është thelbësore për empatinë. Harmonia midis tingujve të ndryshëm tërheq nervat e kompensimit dhe na bën të ndihemi në majë të botës”.

Një efekt pozitiv provokohet edhe nga këngë që na bëjnë të na rrahë zemra fort: “Një shembull është Uvertura e Çajkovskit: këto këngë çaktivizojnë zonën e trurit që ndizen si përgjigje ndaj frikës, duke na bërë më pak anksiozë”.

MUZIKA, NJËSOJ SI SEKSI

Muzika e bukur ndez të njëjtën pjesë të trurit që stimolohet pas një vakti të shijshëm apo një nate pasionante. Kërkuesit shkencorë kanë zbuluar se zonat e qëndrës së kënaqësisë së trurit aktivizohen kur dëgjojmë një këngë për herë të parë. Dhe sa më shumë dëgjuesi ta pëlqejë që atë që po dëgjon, aq më të fortë bëhen lidhjet me zonën e shijimit e njohur ndryshe si nucleus açumbens. Kjo vihet në funksion nga dopamina që stimulon dëshirën.

Studimi është drejtuar nga McGill University di Montreal dhe përcakton me saktësi specifikën e aktivitetit të trurit që kontrollon vendimin së çfarë muzike do të blejmë. Pjesëmarrësit në këtë studim kanë dëgjuar 60 pjesë, të cilat nuk i kishin dëgjuar më parë, ndërsa i ishin nënshtruar një rezonace magnetike funksionale (fMRI).

Valorie Salimpoor, njëri ndër autorët e studimit ka shpjeguar: "Kur personat dëgjojnë një pjesë muzikore që nuk e kanë dëgjuar kurrë më parë, aktiviteti i një pjese të caktuar të trurit mund të na parathotë nëse do ti pëlqejë apo do ta blejë atë. Ajo që e bën kaq të rëndësishme muzikën, sa i përket anës emocionale, është krijimi i pritshmërive. Aktiviteti në nucleus açumbens është një indikator i kënaqësisë ose jo të këtyre pritjeve, dhe në studimin tonë, kemi zbuluar që një aktivitet më i lartë i kësaj pjese të trurit është e lidhur drejtëpërdrejtë një disponibiliteti më të madh për të harxhuar para".

Gjithashtu, nucleus açumbens, ndërvepron me zonën e dëgjimit, një zonë që magazinon informacionet mbi tingujt dhe muzikën ndaj të cilës kemi qenë të ekspozuar. Sa më shumë që një pjesë muzikore të na pëlqejë, aq më i madh është ndërveprimi midis këtyre dy zonave. Truri i dërgon një vlerësim për muzikën, nëpërmjet zonës së shijimit të dopaminës që është përgjegjëse për veprimet bazë tonat për të jetuar, siç është të ushqyerit dhe të bësh seks. Disa pjesë më të avancuara të kësaj zone të trurit janë të përfshira në procese shumë të avancuara që i përkasin ekskluzivisht vetëm qenëive njerëzore.

Studiuesi Robert Zatorre është shprehur: "Ky zbulim është interesant, pasi muzika konsiston në një seri tingujsh që kur janë veçc e veç nuk kanë asnjë vlerë, por kanë vlerë kur i basghkojmë bashkë”.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës