PRISHTINË - Njëmbëdhjetë vite më parë, konkretisht më 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.
KosovaPress kujton se, trazirat filluan pasi dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan, në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbë, dhe se ishin duke ikur kur disa nga shokët e tyre u mbytën në lumë.
Të nesërmen (17 mars) filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt u përshkallëzuan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe, diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe.
Serbët u hakmorrën me djegien e disa xhamive jo-shqiptare në Serbi. 19 persona, prej këtyre 12 shqiptarë humbën jetën gjatë këtyre trazirave.
Serbët mohuan se kishin shkaktuar mbytjen e fëmijëve, edhe pse dihet se ka pasur shumë herë kërcënime nga serbët ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës që ka shumicë serbe.
UNMIK për të mos ndezur situatën nuk tregoi të vërtetën se çfarë kishte ndodhur. Serbët shfrytëzuan këtë rast për të nxirë aspiratat e politikanëve kosovarë për një Kosovë të pavarur dhe multietnike.
Këto trazira zgjuan nga gjumi shumë vendimmarrës. Të gjithë e kuptuan se shumë pak në Kosovë mund të përmisohej pa zgjidhjen e statusit përfundimtar.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, i dha detyrën norvegjezit, Kai Eide, për hartimin e një raporti që do të pasqyronte situatën në Kosovë. Eide e mori këtë detyrë shumë seriozisht, dhe pas shumë vizitave në Kosovë dhe Ballkan përgjithësisht, ku takoi përfaqësues të të gjitha partive, komuniteteve, feve etj., në tetor 2005 dorëzoi raportin e porositur.
Edhe pse Eide në këtë raport e vuri gishtin në shumë gjëra që mund të përmirësohen, ai konkludon se shumë gjëra janë përmirësuar në Kosovë nga viti 1999, dhe rekomandon se koha ka ardhur për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
Disa ditë më vonë të njëjtin rekomandim për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e bën edhe Kofi Annan. Kurse më 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyri në fuqi më 15 qershor 2008./ATSH/
/Shqiptarja.com