1100 krimet e diversantëve dhe vrasja e Thoma Priftit! Ngela jetim në barkun e nënës, Esencë-Report Tv 

Banditizmi Politik në Shqipërinë e pasluftës, çfarë dimë dhe jo nga historia, flet historiani Marenglen Kasmi. Si ndodhi vrasja e Laze Dollanit dhe Thoma Priftit në Teqenë e Dushkut nga Hamit Matjani. Radiolojat dhe Diversantët. Dëshmon i biri i Thoma Priftit. Esencë, e premte e diel, ora 21:00 në Report Tv.

_

Eljan Tanini: -Çfarë ishte kjo gjendje përtej kufirit që po sulmonte Shqipërinë?

Marenglen Kasmi: -Jemi në kohën kur grupe të caktuara vinin në Shqipëri me synime të caktuara terroriste. Thoma Prifti dhe Laze Dollani u vranë në 22 Gusht të vitit 1951. 1948-1949 deri në 1952-1953, në Shqipëri kanë vepruar grupe diversionistësh shqiptarë të dërguar nga agjenturat greke dhe amerikane me synim rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Të gjitha këto ishin eksperimente për të parë nëse do të rrëzohej sistemi monist nga jashtë. 

Ishte koha kur populli po “merrte pushtetin”! Disa prej tyre, pra diversantët, ishin akuzuar edhe për krime lufte. CIA Amerikane do të bënte të njëjtën gjë me 1300 kubanez, ku prapë dështoi. Jemi në vitet kur regjimi nuk kishte nisur, nisi më saktë në vitin 1956, e njëjta situatë dominonte thuajse kudo nga vendet e pas luftës. 

Viti 1951 është kulmi i këtij organizimi, vriten 2 të rinj, funksionarë, anëtarë partie si Thoma Prifti dhe Laze Dollani. Lazja ishte me punë, Thoma Prifti do të shkonte te prindërit për një përshëndetje sepse  do të nisej me studime në Rusi. 

Djemtë i zë nata dhe shkojnë pranë Teqesë së Dushkut, ishte kulmi i lëvizjeve diversante,  sidomos i lëvizjeve të Hamit Matianit. Në këtë kohë në atë zonë lëvizte edhe Nefi Kokla, diversant. Ai është vrarë duke menduar se ai i vrau Thomain dhe Lazen. 

Të dy djemtë hynë në teqe, i zuri nata, aty ishin edhe 6 fshatarë nga Mokra e Pogradecit. Hamit Matiani në Shqipëri ka hyrë 7 herë i dërguar nga shërbimi i fshehtë grek dhe ai amerikan për të marrë informacione dhe për të ngritur bazat e tij, ai e njihte shumë mirë zonën sepse i kishte dalë nami si një njeri jo i kapshëm.

Herën e pestë, herën kur kreu edhe vrasjet, kishte për detyrë që të hynte në zonën e Gramshit vet i gjashtë, të merrte kontakt me bazat e tij, një radist që do i nisej me parashutë, do të niste të dhënat gjithashtu në Janinë kur të zbriste nga aeroplani.

Banda ngeli pa ushqime, atje ne teqe shkojnë natën, ekzekutojnë gjithashtu edhe të dy funksionarët e shtetit. Ngjarja zhvillohet nga ora 23:00 e natës deri ne 3 e pak të mëngjesit. Njëri nga diversantët thotë që djemtë funksionarë duhet të vriteshin, ndër të tjera ishin edhe pengesë. Policia i gjen të lidhur dhe të vrarë djemtë, atje ku është sot lapidari. Krismat u dëgjuan edhe në teqe, viktimat gjenden të pasnesërmen, atje ku është lapidari sot.

Vritet Refik Kokla, atij i marrin uniformën, ndërkohë diversantët paraqiten si anëtarë të forcave të ndjekjes. Janë të dokumentura të gjitha krimet e Hamit Matianit gjatë dhe pas luftës. Termi luftëtar lirie është pak i ekzagjeruar, nga ana tjetër janë të mirëdokumentara të gjitha aktet e tyre të kryera në Shqipëri. Janë rreth 1100 shqiptarë të vrarë prej tyre, prej diversantëve.

Hamit Matiani është i fundit i parashutuar në vendin tonë. 

Pushteti po luftohej me metoda diversioniste, ashtu si edhe dyqanet e fshatrave që janë djegur prej tyre. Et’hem Çako është ndër të parët diversantë që u kap në vitin 1948, me të nis edhe përpunimi i të dhënave. Ka familje që janë larguar nga Veriu për në Tepelenë për këto arsye, që mos të kishin më lidhje me diversantët.

Jeta e njeriut është e shenjtë, thelbi mbetet problematik në trajtim, sepse shqiptarët prapë do të përdoreshin për të bërë keq  te njeri tjetri.

Ja si u vra babai im nga diversantët dhe nga Hamit Matiani!

Eljan Tanini: Përse i ndodhi babait tuaj ky akt i keq?

Kujtim Prifti: -Babai vajti atje për të mbledhur drithërat, do të nisej për shumë larg, nata i zuri në Teqenë e Dushkut. Rrethi i Gramshit dikur ka qenë një vend i mirë strehimi për Hamit Matianin, e njihte mirë terrenin.

E pyeti desantuesi: -Kush është Thoma Prifti? E nxorën jashtë dhe i shtinë, më pas marrin edhe kolegun tjetër. Unë këtë informacion e kam nga mamaja ime.

Ne nga Gramshi më pas erdhëm në Tiranë, babai kishte një teze në qendër të Tiranës, ajo na mori fillimisht.

Jam shkolluar në shkollën Hasan Vogli, Qemal Stafa dhe te Shkencat e Natyrës, kam 65 vjet në atë lagje në qendër të Tiranës pranë Ish Kafe Florës. Kam qenë në Kinë për Kiminë Industriale, kam nisur punë te Drejtoria e Higjenës deri në vitin 1992, më pas Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Formula ishte e thjeshtë: -Kush nuk pranonte që të kalonte në anën e diversantëve do të vritej. Nga shteti nuk kishim mbështetje, në 5 Maj na jepnin 5 kg mollë dhe ndonjë pako kafe. Jam rritur me pensionin e babait, nëna punonte edukatore në çerdhe

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/12/2024 04:21

    Ne nje histori te ngjashme treguar e ritreguar qindra here ne familjen time ishte deshmimtar dhe gjyshi im.Ne ate kohe punonte per UNRRA-n dhe amb.amerikane ne Tirane,kur bashke me punonjes te tjere te UNRRA-s po shkonin ne veri me makinat e organizates kur hasen ne nje prite te bere nga diversantet,ku kishin goditur nje gjykates komunist qe u gjet ne rruge i plagosur rende per vdekje.Punonjesit e UNRRA-s e morren ne makine te plagosurin dhe u kthyen menjehere per ne spitalin e Tiranes,por i plagosuri nuk mbijetoi dot.Sic u morr vesh me vone,diversantet kishin gabuar shenjester, pasi viktima kishte vetem lexuar nje vendim gjyqi marre nga nje gjykates tjeter, qe ishte larguar dhe diversantet e vrane per hakmarrje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg