Sigurimi i Shtetit, si i përgjonte dhe ruante shkencëtarët shqiptarë? Esencë-Report Tv

Kohë pa lakmi, kohë me lajme pa lajm! Kohë që ishte zor të kuptoje dhe të të kuptonin sidomos kur Sigurimi të ndiqnte edhe frymëmarrjen, veçanërisht kur merreshe me shkencë. Si i përgjonte dhe i ruante Sigurimi i Shtetit shkencëtarët shqiptarë? Çfarë raportohej dhe shkruhej për ta në raporte sekrete? Si dhe përse disa prej tyre Sigurimi i zhduku dhe të tjerët i mbajti? Kush u censurua dhe u vetëkontrollua? A merrej Sigurimi i Shtetit me Shkencë? I ftuar në studio Evarist Beqiri, studiues, ish funksionar i ShISh. Esencë, drejtuar nga Eljan Tanini, shfaqet çdo të premte dhe të diel në Report Tv, ora 21:00 në Report Tv.

Eljan Tanini: -Ke punuar në SHISH? Më trego të lutem diçka në lidhje me botimin e mirë që ka hartuar Autoriteti i Dosjeve me titull “Kur Sigurimi merrej me Shkencë’’ prej të cilit është frymëzuar edhe ky emision?

Evarist Beqiri: -Kam punuar në Shërbimin Informativ Shqiptar për 15 vite. Sigurimi i Shtetit nuk është marrë kurrë me shkencë, kush ka punuar në ato vite dhe po të shohësh edhe statistikat, shumica kanë qenë analfabetë. Sigurimin e Shtetit Enver Hoxha e quante ‘’Arma e Mprehtë dhe e dashur e Partisë’’! Psh: Sabiha Kasimati fliste dhe thoshte e lirë atë që mendonte. Sabiha Kasimati ndiqej për tjetër gjë dhe u akuzua për tjetër gjë. Pati akuza fallco. Ajo shfaqej kritike ndaj reformave të qeverisë, politikave të ndjekura, varfërisë dhe e shprehte hapur pakënaqësinë ndaj pushtetit. Sigurimi ishte një Armë e Mbrehtë dhe e dashur, por edhe e verbër.

Enveri ishte partia, çfarë thoshte ai bëhej. Kadare e quan Sigurimin e Shtetit si qenia më monstruoze që ka prodhuar ai regjim. Madje Sigurimi i Shtetit në fillim është njohur si Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. Ne sot kemi nevojë të njohim ende historinë, studentët nuk e kane fare idenë se çfarë ka ndodhur. Njerëzit që duhet të punonin atje duhet të ishin njerëz me integritet të lartë.

Çabej është ndjekur hap pas hapi, megjithëse është takuar vetëm me njerëzit e punës së tij. Çabej është ndjekur gjatë gjithë jetës së tij, ka shpëtuar nga puna e tij. Që prej fillimit, qeveria komuniste e etiketoi Çabejn si një element të rrezikshëm që është ideologjikisht dhe politikisht problematik

Eljan Tanini: -Gjovalin Gjadri, njeriu që bashkoi shqiptarët pas Ismail Qemalit! 11 vetë e spiunonin rregullisht Gjovalin Gjadrin. Nis me Malsorin e vazhdon me Skodën.

Evarist Beqiri: -Ka rreth 30 raporte për aktivitetin e tij gjatë viteve 1946-1954, përmes të cilave raportohen biseda, takime e kërkesa. Drama që kaloi Gjovalin Gjadri në jetë ishte e mjaftueshme për të mos e ndjekur Sigurimi. Duhen shfaqur shembujt si Gjovalin Gjadri. Gjyshit tim i dhanë urdhër të vriste një person në dimrin e vitit 44, nuk e bëri, kishte pasoja, e lëshuan. Mori pasoja, donin ti jepnin një dënim të madh nga Gjykata Ushtarake e Vlorës. Por në fund dënimi u zbut.

Arshi Pipa, i a ruajtur shënimet e 10 viteve të veta në burgje në letra cigaresh. I ka nxjerrë nga burgu të fshehura në rrobat e palara.

“Jam rritur në një familje që mund të konsiderohet demokratike, me urrejtje për diktaturën e çfardo tipi qoftë ajo”, do të shprehej ai në një intervistë të  pas ‘90-ës. Këta njerëz si Arshi Pipa nuk kanë marrë vemendjen e merituar në shoqërinë tonë.

Aleks Buda, ishte i copëtuar nga përndjekjet e të tjerëve nëpër dosje. Njerëz si Aleks Buda edhe përmes heshtjes thanë shumë. Faktet tregojnë për një pozicion të dyzuar mes shkencës dhe politikës, por ai gjeti hapësirën e lirisë së brendshme ku mund të ndiqte interesin e tij intelektual pa ndërhyrjen e qeverisë. Kush e ka jetuar kohën e Kadaresë e kupton atë më mirë se ne sot, vepra e tij flet për despotizmin.

Kolë Kamsi, vinte nga një familje e shquar dhe me breza në Shqipëri. Të gjitha ato mendje si Kolë Kamsi regjimi i nënshtroi. Personazhe të tillë sjellin zhvillimin e shoqërisë. Kamsin “E shpëtoi heshtja. E dinte se nuk mund të fliste kundër shtetit. Qëndronte në hije gjithë kohën, rrinte në skaje, jo në qendër”.

Petraq Pepo sakrifikoi jetën, ishte nga ata që arriti të mbijetonte. Ishte historiani që ruante frymën e shkollës së Parisit duhej ta shkruante historinë sipas shkollës marksiste të mendimit historik, me të cilën nuk ishte familjar. Të gjithë këta kanë ngjashmëri për mënyrën si kanë mbijetuar, kanë bërë një pakt me veten. Këta njerëz nuk e humbën dinjitetin në jetë. Ia kishte dalë të ruante sa mundej shokët, dinjitetin e jetën e tij dhe familjes, ndonëse njolla s’iu hoq ndonjëherë e as vëzhgimi. Ia kishte dalë të jetonte lirinë e kontrolluar pa i hequr për këtë, lirinë e askujt.

Gjergj Kokoshi, deputet i famshëm, drama e tij ka qenë tepër e madhe, u zhduk me Gjyqin e famshëm të deputetëve. Një burrë i pakompromis, ministri që pati forcën morale të dorëzonte detyrën në mënyrë vullnetare kur pa se pushteti po shkatërronte vendin.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK