112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë

112 vite Pavarësi, flamujt kuqezi valëviten kudo, festime në të gjithë Shqipërinë

Festa e Flamurit u kremtua në çdo qytet të vendit, ku përpos ceremonive zyrtare u organizuan koncerte me ngjyrat kombëtare. Pjesë e festimeve u bënë arbëreshet e Italisë, shqiptarët e Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe mijëra qytetarë.

Kukës - Me flamuj kuqezi dhe veshje popullore, qytetarë të shumtë Kosovës erdhën në Shqiperisë për të kremtuar 112 Vjetorin e Pavarësisë.

Në pikën kufitare të Morinës parakaloi një trupë e veteranëve të UÇK-së dhe FSK-së, nën tingujt e këngëve patriotike.

Mirditë- Mirdita u kthye në qendren e festimeve për Ditën e Flamurit. Me qindra qytetarë morën pjesë në koncert, ndërsa flamuri gjigand u vendos në godinen e bashkisë. Pjese e festës u bënë shqiptarë nga trevat shqipfolese mes të cileve dhe veteranët e UÇK-së.

Berat - Ceremonia në Berat nisi me tingujt e bandës frymore ndërsa u kryen homazhe në Memorialin e Pavarësisë. Morën pjesë dhe familjarë të firmëtarëve të Pavarësisë.

Korcë-  112 vjetori i Pavarësisë u përkujtua në katedralen e Korçës, ku Mitropoliti mbajti Dhoksologjinë e Flamurit. Në ceremoni morën pjesë zyrtarë lokalë dhe deputetë të mazhorancës e opozitës. Ndryshe nga Korca, Pogradeci festoi i ndarë, ku të djathtet bënë homazhe tek varrezat e martireve, ndërsa socialistet mbajtën ceremonine para bashkisë.

Lezhë- 112-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë u kremtua edhe në Lezhë pranë obeliskut të "Besëlidhjës", ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet lokale e qendrore. Ra në zy mungesa e përfaqësuesve të opozitës.

 Fier- Format për të lartësuar madhështinë e flamurit kuqe zi janë nga më interesantet. Në rrugën Fier- Patos, flamuri u valëvit sot në lartësinë e një vinçi.

Ceremonia në qytetin e Fierit është shoqëruar me vendosjen e kurorave me lule pranë memorialit historik të ngritjes së flamurit.

Shkodër- Festimeve në Shkodër iu bashkua një delegacion arbëresh të cilët u pritën nga kryetari i qarkut. Për kryebashkiakun e Molise “28 Nëntori” është një datë emocionuese, pasi këtu kanë rrënjët e tyre.

“Kemi një gjuhë të përbashkët, traditat dhe zakonet që na lidhin dhe mundësitë për të patur bashkëpunime janë të shumta, prandaj do të punojmë për ti finalizuar sa më parë. Do të kemi të tjera takime, ju presim edhe ju në mesin tonë, atje ku gjendet komuniteti arbëresh.” tha Giorgio Manes, kryetar i bashkisë Molise

Gjirokastër- Në Memorialin e Rilindasve në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, përfaqësues të institucioneve publike, pushtetit vendor, forcave politike vendosën kurora me lule.

Sarandë- Në këtë ditë të shënuar, Saranda u mbush me krenari kombëtare, ku në shëtitoren buzë detit u mbajt ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar. Festa u zbukurua me tingujt magjepsës të polifonisë.

Durrës- Koncerti “Këngët e vendit tim” mbushi sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku morën pjesë Orkestra Frymore, Kori i të Rinjve dhe kërcimtarë të talentuar të qytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:46
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

Në Shkodër ashtu edhe si në qytet e tjera të vendit u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin drejtues vendor dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Festimeve në Shkodër iu bashkua një delegacion arbëresh të cilët u pritën nga kryetari i qarkut. Për kryebashkiakun e Molise “28 Nëntori” është një datë emocionuese, pasi këtu kanë rrënjët e tyre.

“Kemi një gjuhë të përbashkët, traditat dhe zakonet që na lidhin dhe mundësitë për të patur bashkëpunime janë të shumta, prandaj do të punojmë për ti finalizuar sa më parë. Do të kemi të tjera takime, ju presim edhe ju në mesin tonë, atje ku gjendet komuniteti arbëresh”, tha Giorgio Manes.

Ora 11:28
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së

 

Mirdita është kthyer në epiqendrën e festimeve në këtë 112 vjetor të shpalljes se Pavarësisë.

Në qendër të qytetit është vendosur një flamur gjigand, ndërsa pjesë e festës janë bërë qindra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, mes të cilëve dhe ish-ushtarë të UÇK.

'Faleminderit për ftesën që na e kanë bërë. Jemi shumë të emocionuar. Çka nuk dim të flasim më. Kënaqësi më të madhe në jetën time nuk kam pasur, edhe pse kam marrë pjesë në luftë. Kjo kënaqësi kurrë nuk më ka ndodhur. Nuk e kam menduar se mund të organizohej gjë e tillë.', thotë njëri prej tyre.

Organizimi është bërë nga bashkia Mirditë, duke i dhënë jetë këtij qyteti të vogël për festat e nëntorit.

Ora 11:23
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u përkujtua nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në kishat orthodhokse në vend u krye Dhoksologjia e Flamurit, një pjesë e Liturgjisë së Shenjtë me përmbajtje lavdëruese.

Në kryeqendrën e festës, Vlorë, ceremonia e bekimit të flamurit u drejtua nga Imzot Asti, Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, me pjesëmarrjen e klerikëve të qytetit dhe besimtarëve.

Në Tiranë ceremonia u kremtua në kishën e "Ungjillëzimit të Hyjëlindëses Mari", në rrugën e Kavajës.

Në Korçë, Dhoksologjia e Flamurit u drejtua nga Imzot Joani, me pjesëmarrjen e klerikëve të qytetit, besimtarëve dhe figurave politike. Në Durrës, ceremoni e ngjashme u mbajt në Akademinë Teologjike "Ngjallja e Krishtit" në Shën Vlash, drejtuar nga Atë Emanuel Lapanxa.

Pjesë nga Dhoksologjia e Flamurit e mbajtur në Kishat Orthodhokse në Shqipëri.

“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngesë dhe drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përparimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar, me nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo.

Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta dërgojmë lavdinë, Atit edhe Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetët e jetëve”.

 

Ora 09:43
VIDEOLAJM/ Dita e Flamurit, Veteranët e UÇK hyjnë në Morinë duke kënduar këngën e Adem Jasharit

Kukes- Me flamujt kuq e zi dhe veshje kombëtare shumë qytetarë të Kosovës udhëtuan sot drejt Shqipërisë për të festuar Ditën e Flamurit. Jo vetëm Vlorën por kanë zgjedhur edhe qytete të tjera për të qenë bashkë në shënimin e 112 vjetorit të Pavarësisë

Në orët e para të ditës, pikën e përbashkët kufitare të Morinit e kaloi me ceremonial ushatarak një trupë e veteranëve të UÇK e FSK-se cila parakaloi në mënyrë simbolike me këngën për komandantin legjendar Adem Jashari. Sipas policisë kufitare fluksi më i madh i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë u shënua në orët e para të ditës ndërsa është operuar me proceduren e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar në ditë festash.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime