112-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

112-vjetori i Pavarësisë, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari

Foto: Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë shqiptarët pë 112-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani shprehet se më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

“28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, shkroi Vjosa Osmani në Facebook.


Lajmi kryesor:

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga Kosova, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit! Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit