Kuteli, mbesa zbulon nënshkrimin dedikim! Studiuesi për burgun e censurën: Kolegët që heshtën të flasin, përkthimi i tij 'peng'

Një grusht studiuesish, nga familjarët, mbesa. Mitrush Kuteli u përkujtua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit mbrëmjen e së martës. Në këtë vit jubilar, në datëlindjen e 115-të,  kryefjalë është përkthimi i veprës së tij. Ana, mbesa e tij, vajza e Atalantës, që figurën e gjyshit e njohu përmes “Tregimeve të moçme shqiptare”, “Xinxifilluan”, e të tjera vepra që ai la pas, mban në duar rrëfenjën “Fshati im e pi rakinë”. Është një nga kopjet e para të prodhuara në vitin 1943, të cilën Dhimitër Pasko, ia pat dhuruar një zonje që punonte në një shtypshkronjë në Tiranë.

“Është një gjetje, që e kam bërë në bibliotekën e shtëpisë së babait tim. Dedikimi është për një zonjë që është tezja e babait tim dhe që në vitin 1943 dhe që ka ndihmuar të botojë “Fshati im e pi rakinë. Tregon që lidhjet familjare mes dy familjeve janë të hershme”, thotë Ana Pekmezi, mbesa e Dhimitër Paskos.

Bankier, përkthyes, shkrimtar. Studiuesit e rrëfejnë Kutelin si një nga personalitetet e letërsisë sonë, prej të cilit u ndikuan edhe shkrimtarët e mëdhenj të të dy kohëve.

“Të vonohesh për të lexuar Kutelin është e pafalshme, kjo edhe për përpjekjen e madhe që ai bëri për kulturën shqiptare, për përkthimin, botimin e Nolit, Lasgushit, Emineskut”, thotë studiuesi Behar Gjoka.  

Burgosja e censura që iu bë veprës së tij, ndërkohë që ai rrekej të mbronte financat e brishta vendase nga ndikimi jugosllav, ka mbartur pasoja afatgjata. Por cili ishte qëndrimi që mbajtën kolegët e tij shkrimtarë në atë kohë e çfarë ka ndryshuar sot.

“Sa i përket fatit që i ndodhi ai, ata kanë marrë pjesë në heshtje, por kanë marrë pjesë dhe me mënyra të tjera. Por ai e ka lënë të hapur gjykimin e atyre që heshtën apo që vepruan, duke thënë se ‘toka e letërsisë është një tokë ku gëlojnë gjarpërinjtë’. Kanë heshtur atëherë por le ta thonë diçka tani. Pra cila ishte koha apo pengu që ata e lanë të hapur. Është koha që të thuhet, duke filluar nga Kadareja dhe nga kushdo tjetër”, thotë studiuesi.

Ndërsa debati për veprat e ndikuara nga propaganda është i ndezur, studiuesit konstatojnë se letërsia e Kutelit mbetet e pakontaminuar nga ajo ideologji.

Por, ndonëse më shumë se 3 dekada nga rënia e regjimit komunist e 55 vite larg nga vdekja e shkrimtarit, përkthimi i veprës së Kutelit mbetet ende i kufizuar.

“Kanë bërë ç ‘është e mundur që Kuteli të mos përkthehet, përkthimi do të ishte dritarja, ku edhe ne që e duam Kutelin, do pranonim se letërsia do kishte një radhitje tjetër”, shton Gjoka.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje