11 shtator 2001/ 23 vite nga sulmet terroriste në SHBA, rreth 3 mijë të vrarë! Si ndryshoi bota më pas

Sot bëhen 23 vite nga 11 shtatori 2001, kur një seri rrëmbimesh dhe sulmesh vetëvrasëse në Shtetet e Bashkuara, shkaktuan vdekjen e rreth 3 000 njerëzve dhe ndryshuan përgjithmonë botën.

Sulmet, më vdekjeprurëset në tokën amerikane, u kryen nga terroristë të lidhur me organizatën ekstremiste islamike Al Kaeda. Ato përfshinin rrëmbimin e katër avionëve, tre prej të cilëve u përdorën për të goditur objekte të rëndësishme në SHBA.

Avioni i fluturimit 11 i 'American Airlines' dhe ai i fluturimit 175 i United Airlines goditën Kullat Binjake, ndërsa avioni i fluturimit 77 i American Airlines goditi Pentagonin.

Avioni i 4 i rrëmbyer nga terrioristët, 93 i United Airlines, ishte nisur për në ndërtesën e Kapitolit në Uashington, Por pasagjerët u përpoqën të mposhtnin rrëmbyesit dhe avioni u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Numri i saktë i të vdekurve nuk është i sigurt, megjithatë, sipas një numërimi zyrtar, 2996 persona humbën jetën, 19 prej të cilëve terroristë.

Familjet e viktimave besojnë se faktet kryesore rreth sulmit janë fshehur. Ndërsa përkujtojnë një përvjetor tjetër, ata presin vendimin e drejtësisë amerikane në betejën e tyre ligjore shumëvjeçare me Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave pretendojnë se Mbretëria e Arabisë Saudite u mundësoi terroristëve sulmin në SHBA.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arsenali merr lajme të këqija nga Liga e Kombeve, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë

Arsenali merr lajme të këqija nga Liga e Kombeve, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë