1.2 mln euro false nga Franca në Rinas, prokuroria kërkon nga 6 vite burgim për 2 kamerunasit dhe gruan nga Zvicra

Josoue Ngankam nga Kamerunasi si dhe bashkëpunëtorët e tij Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni mund të vuajnë në Shqipëri nga 6 vite burg secili, pasi janë gjetur fajtor për falsifikim parash dhe mashtrim nga hetimet e prokurorisë e cila ka dhënë sot pretencën. Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar dënim me nga 5 vite për ccdo akuzë për secilin, dhe në bashkim dënimesh, të dënohen nga 9 vite dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar të vuajnë nga 6 vite burg.

53-vjeçarit nga Kameruni Josoua Ngankam, iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u arrestuan disa ditë më pas Zviceriania Chollet jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam. Jennifer Chollet, përveç bashkëpunimit në shit-blerje të pronave që kishte krijuar në Tiranë, po ashtu kishte krijuar lidhje edhe me exchange. Ajo thotë se nuk është fajtore dhe nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen e kapjes së parave false në Rinas.

Zinedine Nkeh, 45 vjeç, rezulton të ishte Toni, personi që Ngankam kishte deklaruar më herët se ishte shqiptari që i kishte dhënë çantën ku u gjetën paratë në Tiranë. Mësohet se Nkeh, që sipas burimeve nga policia ishte autor kryesor në sjelljen e parave false, i kishte dhënë një adresë të një hoteli më Laprakë ku do të takoheshin për të marrë çantën. Zinedine Nkeh kishte mbërritur në Shqipëri disa ditë para Ngangam me një linjë tranziti. Gjatë kontrollit në banesën e Chollet, 39-vjeçare, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

279 mijë euro të printuara, të ndara në prerje 500, 200 dhe 100,  si dhe lastra prodhimi parash false me vlerë shumë më të madhe që gjithsej bëjnë rreth 1.2 mln euro, janë gjetur në valixhen që kishte me vete kamerunasi Josoue Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit.

Kamerunasi Josoue Ngankam ka qenë dy herë në Shqipëpëri dhe luante rolin e korrierit. Pas ndalimit nga policia, kamerunasi tha se është nisur nga Franca me transit Stambollin drejt Tiranës dhe në aeroport do ta priste një bashkëkombës i tij me emrin Toni. Toni i ka dhënë valixhen në Francë dhe i ka thënë se kur të mbërrinte në Rinas duhet ta priste në një kafe brenda aeroportit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia