Tirana dhe Kruja vatrat aktive më të mëdha, 12 raste të reja në 24 orë! Shtatzëna nga Fieri dërgohet në Infektiv, infektoi djalin 2 vjeç dhe vjehrrën (VIDEO)

TIRANË- Fieri, Kruja, Kamza, Shkodra dhe Tirana janë qytet të cilat kanë regjistruar raste pozitive me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. 12 raste të reja në total janë konfirmuar pozitiv pas analizave të bëra, për të cilat lajmi i mirë është se nuk janë vatra të reja, por raste kontakti të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Më konkretisht në Fier janë 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë. Kryeqyteti vijon të jetë vatra më aktive, ndjekur nga Kruja ku infeksioni u shpërnda nga punonjëset e fasonerisë, më pas Shkodra, e Kurbin.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli raporton se e shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga COVID-19 shkon në 832 dhe prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona. Një ulje të lehtë ka pasur në numrin e të shtruave në 2 spitalet COVID, më konkretsht 2 më pak. Aktualisht, janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Apeli shkon edhe për bizneset e hapura që të të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

Teste të kryera 9531
Raste pozitive 832
Raste të shëruara 595
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Tiranë 98
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 6
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Gruaja shtatzënë nga Fieri me COVID-19 mbërrin në Spitalin Infektiv

Gruaja shtatzënë nga Fieri që infektoi me koronavirus fëmijën e saj 2 vjeç dhe vjehrrën është shtruar në Spitalin infektiv. Burime për Report Tv konfirmojnë se gruaja është shtuar tek Infektivi dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme.

Në videon e siguruar nga Report Tv, gruaja ka shkuar me këmbët e saj tek Infektivi, ndërsa për fëmijën 2-vjeçar nuk dihen nëse dhe ai do të shtrohet në spital apo po ndiqet në shtëpi. Nëse fëmija shtrohet në spital, ky do të jetë rasti i parë në vend që një fëmijë me COVID-19 hospitalizohet.

Gruaja shtatzënë është pjesë e tre rasteve të reja të regjistruara në Fier gjatë ditës së sotme me djalin e  saj 2-vjeçar dhe vjehrrën. Shtatzëna ka shkuar në Tiranë për të vizituar familjen e saj të infektuar me koronavirus, e për pasojë është prekur nga COVID-19.

Ora 14:50
A do të mbyllet spitali COVID/2/ MSH: Jemi në moment tejet delikat, infeksioni mund të shtohet me hapjen e masave (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk do të mbyllet spitali COVID/2 "Shefqet Ndroqi". Kjo pasi do të jetë gati në rast se numri i të infektuarve do të rritet me hapjen e masave.

"Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdhaja shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike", tha Rakacolli.

Ora 12:32
Gruaja shtatzënë nga Fieri shkoi për vizitë te prindërit, u prek nga koronavirusi! Infekton djalin 2-vjeç dhe vjehrrën

Tre janë rastet e reja të regjistruara në Fier. Gazetari i Report Tv, Kristaq Thano bën me dije se bëhet fjalë për një grua shtatzënë, djali i saj 2-vjeçar dhe vjehrra e saj.

Mësohet se nusja shtatzënë ka shkuar në Tiranë për të vizituar familjen e saj të infektuar me koronavirus, e për pasojë është prekur me koronavirus dhe ka infektuar më pas djalin 2-vjeç dhe vjehrrën 70-vjeçare. Bashkëshorti nuk ka qenë në shtëpi, pasi është rezident në Suedi. 

Ora 08:38
Rritet numri testeve gjatë 24 orëve në Krujë, ulen të infektuarit! 3 raste pozitive! Të prekurit nga mosha 2-77 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur numri i testimeve në Krujë, një nga vatrat më të mëdha të infeksionit në Shqipëri, ku vihet re një ulje të numrit të të prekurve.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë konfirmuar pozitiv nga 73 teste të kryera, 3 qytetarë! Bëhet fjalë për një punonjëse të fasonerisë në Krujë dhe 2 persona kontakti. Nisur nga kjo situatë, pra një ulje të ndjeshme të kurbës së të infektuarve, kompanitë fasone kanë nisur punën.

Me 3 rastet e reja të konfirmuara gjatë 24 orëve, shkon në në 119 numri i të prekurve. Ajo që vihet re është se të infektuarit janë nga mosha 2-77 vjeç.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen