12 raste të reja me koronavirus/ 75% e të prekurve të shëruar! Ulet sërish numri i të shtruarve në 2 spitalet COVID (VIDEO)

TIRANW- 12 janë rastet e reja të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit! Kjo shifër është rezultat i 170 testeve të kryera nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ku Tirana qëndron në krye të listët me 8 raste të reja, për tu ndjekur nga Kamza, Kruja dhe Fieri!

Sipas ekspertëve të MSH, situata është në kontroll dhe për këtë listojnë një së arsyesh! Së pari numri i të shëruarve është më i artë se i të prekurve! Sot në total kanë fituar betejën me këtë virus 23 qytetarë! Së dyti numri i të shtruarvë në 2 spitale COVID, ku nuk ka një mbingarkesë!

"Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes", njofton MSH. Një tjetër tregues i një bilanci pozitiv, sipas MSH, është numri i personave aktiv me COVID-19. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Ndërkohë, që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë, prej të cilëve 650 janë shërua ose e thënë në % 75% e kanë fituar këtë betejë.

Në përfundim të deklaratës, përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Gentiana Qirjako ka rikujtuar rregullat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër.

"Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash. Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00. Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare. Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë", njoftoi Qirjako.
 

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

 

COVID-19 – Statistika (10 Maj 2020)
Teste të kryera 10438
Raste pozitive 868
Raste të shëruara 650
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 58
Shkodër 16
Kamëz 11
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3            
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
17 teste në 24 orë në Krujë, 1 rast pozitiv

Një rast të ri me koronavirus ka regjistruar Kruja, e cila disa javë më parë ka qenë epiqendra e virusit. Gazetari i Report Tv, Julian Shota bën me dije se kjo shifër ka ardhur si rezultat i 17 testeve të kryera.

Ora 13:10
Farmacisti infekton gruan, një rast i ri me COVID-19 në Fier

Foto nga dezinfektimi i banesës së farmacistit

Fieri ka regjistruar ditën e sotme 1 rast të ri me koronavirus! Bëhet fjalë për bashkëshorten e farmacistit, i cili u konfirmua më herët pozitiv. Dyshohet se çifti është infektuar në Tiranë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen